Në fokus

December 23, 2017 | 17:45

Fondacioni “Fab” shpërndan dhurata për fëmijët e “Zyber Hallullit”

Nuk mund të themi me siguri se sa punë kanë bërë ato qindra shoqata, organizata apo fondacione që ekzistojnë në Shqipëri. Por ajo që dimë, është që, një nga fondacionet më të rinj, të krijuar në Shqipëri me emrin “Fab”, po bën punë shumë të mirë në ndihmë të shtresave në nevojë.

1Zëvendëspresidentët e “Hysenbelliu Group”, Fabiola dhe Fatmir Hysenbelliu ishin pak ditë më parë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë për t’ua bërë më të bukura festat e fundvitit.

Ata kanë dhuruar për fëmijët shumë lodra dhe siç shihet edhe nga fotot fëmijët janë lumturuar shumë për këtë surprizë kaq të bukur. Në fakt, aktivitete të tilla për fëmijët jetimë shkojnë përtej dhurimeve materiale.

2Fëmijët kanë nevojë për dashuri dhe kur shohin njerëz, të cilët fati i ka përkëdhelur më shumë se ata, të cilët gjenden pranë tyre, padyshim që për ta është një kënaqësi shumë e madhe.

Fabiola dhe Fatmiri, fëmijët e presidentit të “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, njihen për thjeshtësinë e tyre dhe për faktin që punojnë shumë. Takimi me fëmijët e “Zyber Hallullit” ishte një ditë ndryshe nga përditshmëria, gjithaq një thirrje edhe për shumë personalitete të tjera, për të ofruar pse jo edhe më shumë ndihma për këtë kategori sociale në vend.

6

5

7

3

8

1012

11

9

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top