FB

April 5, 2021 | 8:40

Dashuria për veten është çelësi i lumturisë!

 

Pothuajse të gjithë e kanë të qartë se çdo të thotë të doni dikë. Ndjenjat e forta, dëshirat, admirimin dhe investimin emotiv i dallojmë mjaft mirë kur i kemi për dikë tjetër. Sforcohemi vazhdimisht për të ushqyer dashurinë tonë kundrejt të tjerëve. Por, çfarë dimë për dashurinë për veten? Për shumë persona mund të jetë një koncept absolutisht i panjohur. Dashuria për veten është një kombinim i vetë-pranimit, zotërimit të vetes dhe vetëdijes, respektit dhe mirësjelljes kundrejt vetes. Koncepti i dashurisë për vetes është si teorik, në idenë e të qenit të denjë për respektin e të tjerëve dhe mirësjelljen e tyre, si praktik, e shprehur nëpërmjet gjesteve të dhembshurisë dhe mbështetjes ndaj vetes. Me pak fjalë: dashuria për veten është ndryshimi pratik i vetëbesimit më teorik.

1. Bëni gjërat që ju pëlqejnë

Sa kohë i dedikoni vetes për të lexuar librin e preferuar, për të shkuar në palestër, për të telefonuar një mikeshë dhe sa kohë “detyroheni” t’i kushtoni detyrimeve të punës dhe të familjes? Sigurohuni të planifikoni kohë edhe për gjërat e vogla që ju dhurojnë humor dhe që ju kënaqin.

 

2. Kultivoni një interes të ri

Kultivoni një pasion të ri. Kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar të bëni diçka ndryshe, t’i jepni hapësirë kreativitetit dhe të zgjeroni rrethin tuaj miqësor.

Palestër, kurs kërcimi, gatimi, gjuhe të huaj, fotografie… zgjidhni ju se çfarë ju intereson më shumë! Mund të zbuloni dhunti që as nuk e mendonit se i kishit!

 

3. Thoni ‘jo’

Pak sepse nuk ju pëlqejnë konfliktet, pak sepse keni gjithmonë tendencën të kërkoni harmoninë dhe paqen, pak sepse dëshironi të tjerët kur ju kërkojnë ndihmë, të thoni ‘jo’ është gjithmonë një sfidë edhe për ju. Të silleni si fëmija i mbarë që thotë përherë ‘po’ është një nga mënyrat për të shkatërruar jetën. Ndonjëherë e bëjmë këtë sjellje nga frika se mos mërzisim të tjerët, që të na duan dhe të na vlerësojnë, që të mos mbetemi vetëm.

Para se t’i thoni dikujt ‘po’ verifikoni me veten nëse është vërtet ajo që dëshironi!

self-love

4. Mësoni të hidhni pas krahëve

Ky ndoshta është mësimi më i vështirë për të mësuar përgjatë rrugëtimit të jetës. Çdo gjë ndodh për një arsye, çdo njeri që takojmë ka diçka për të na mësuar dhe do të jetë pranë nesh për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Kini besim tek Universi, i cili ka plane perfekte për zhvillimin dhe maksimumin e të mira pa fund për ju. Merrni frymë thellë dhe largoni çdo gjë që nuk ju shërben më, duke filluar që nga njerëzit egoistë, situatat, ndjenjat. Bëjini vend në jetën tuaj diçkaje të re dhe të mrekullueshme!

 

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: PsycoWorld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top