Në fokus

September 25, 2020 | 8:19

Drilona Abazaj: Një shoqëri që mban në tutelë fëmijët me histori gogolash e ujqërish, privon rritjen e tyre dhe prodhon veç vuajtje psikologjike

Nga Drilona Shehaj Abazaj, psikologe

Nga Drilona Shehaj Abazaj, psikologe

Gjithmonë rastet e abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve kanë ngjallur dëshpërim, irritim diskutime për përfitime mediatike. Dhe mbasi janë rikuperuar “emocionalisht” nga  lajme të tilla monstrouze, duke shprehur llavën e dhimbjes, urrejtjes që zjen brenda tyre për  abuzuesin duke kërkuar dëshpërimisht të dënohet në mënyrën më makabre sa dhe akti i kryer. Më pas në ditët në vijim shoqëria nis së kërkuari çelësin e pyetjeve që i mundon aq shumë: Pse?… viktima heshti, Pse?…nuk tregoi, Pse?… nuk iu drejtua prindërve, Pse? …Duroi kaq kohë?

1

Duke harruar që janë dhe ata po aq pjesë e këtij krimi, duke mos kultivuar te fëmijët dëshirën për t’u shprehur, vetëvlerësimin, mungesë të theksuar të informacionit rreth trupit dhe të drejtave të tyre. Duke neglizhuar mbështetjen e pakushtëzuar që ata janë aty sa herë ata kanë nevojë.

Vetë prindërit janë ata që u imponojnë gjithmonë rregulla, u heshtin mendimet, emocionet, lirinë, dhe përdorin metodat kërcënuese që fëmijët t’u binden. Duke ngjallur tek ata ankth, frikë, pasiguri, duke i bërë heshtës kronikë.

Një shoqëri që mban në tutelë fëmijët me histori gogolash, ujqërish, me shantazhe të njëpasnjëshme të artikuluara si: Mbylle!!, Hesht!!, Mos Guxo!!… dhe nëse fëmija kundërshton, e pret frustrimi i hershëm psikologjik duke i privuar shëtitjen, lodrat, ëmbëlsirën e tyre të preferuar edhe shumë forma të tjera qoftë dhe duke i dhunuar fizikisht.

1

Rastet abuzuese duhen të na bëjnë më reflektivë, duhet të na tronditin ndërgjegjen, dhe duhet pa diskutim të na përmirësojnë komunikimin me fëmijët, duke mos pritur dhe kërkuar të ndizet turra e druve vetëm për gllabëruesit seksualë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top