FB

December 18, 2021 | 8:26

Dritat e Krishtlindjes, magjia e vlerave të çmuara, ndjesi tepër e këndshme për mirëqenien tonë

Ndriçimet, dritat artistike, mega pemët e Krishtlindjes, shkenca i rilançon ato si një trashëgimi kulturore jomateriale.

Por sa të bukura janë rrugët, fshatrat, qytetet, tarracat dhe pamjet me të gjitha dritat e Krishtlindjes? Dritat, të cilat në disa raste janë pothuajse instalacione artistike, e bëjnë pak më magjike atmosferën e kësaj periudhe. Madje ekziston një studim i publikuar në fillim të dhjetorit 2021 nga studiues nga universitetet angleze dhe irlandeze, i cili dëshmon shkencërisht se çfarë shkaktojnë instalime të tilla tek ne.

lifestyle

Reagimi ynë është magjepsja e pastër, e vërtetë dhe aq e shëndetshme që vetë autorët e rinisin duke i propozuar dritat e artistit “Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, siç përcaktohet dhe njihet nga UNESCO si pasuria më e çmuar edhe pse e paprekshme, shpesh e lidhur me traditat dhe aftësitë, përcjellë brez pas brezi.

“Ndriçimi i errësirës së thellë me trazira dritash humbet në mjegullën e kohës. Metamorfoza e errësirës, e ndriçuar nga zjarret, fenerët magjikë, hijet kineze dhe në kohët moderne instalacionet artistike të dritës, korrespondon me ndriçimin e dimrit dhe efekti që shkakton tek ne është gjithmonë i vërtetë, stërgjyshor dhe i përgjigjet magjisë. Do të thotë magjepsje, magji, joshje, kënaqësi e plotë,” – shpjegojnë për ANSA Jane Lovell dhe Howard Griffin, autorë të studimit të publikuar në Annals of Tourism Research.

“Të gjithë mbeten të magjepsur, jo vetëm fëmijët, sepse, duke mbetur fizikisht të palëvizshëm, ndihet i magjepsur nga pamja. Në të njëjtën kohë, mendja mbetet hiper e vetëdijshme. Prandaj ajo që po shihni në ato drita është magjike, e pamundur deri në atë pikë sa të kapërcejë ligjet e fizikës. Është gjithashtu destabilizuese. Ka një gëzim dhe konfuzion fëminor dhe kjo ndjesi e dyfishtë është tepër e këndshme, duke pasur pasoja në mirëqenien tonë”.

Me festat e dimrit, fshatrat bëhen peizazhe të magjepsura që përcjellin rrëfime fantastike, aq sa destabilizojnë edhe trashëgiminë kulturore klasike të vendeve, qyteteve dhe fshatrave të veçanta që marrin një pamje fantastike, si në përrallë.

Kështu shkenca shpjegon suksesin e jashtëzakonshëm dhe në rritje të shumë festivaleve të dritës që po zhvillohen vitet e fundit në shumë vende të botës dhe që ndriçojnë fasadat e monumenteve, katedraleve dhe pallateve me efekte speciale, duke i shpërfytyruar ato në mënyrë magjike aq sa fjalë për fjalë i lënë gojëhapur ata që i shikojnë.

Ashtu si Festivali i njohur Lumiere në Durham, Angli, i cili zhvillohet kur errësira dhe i ftohtit rrëmben stinët, p.sh. Nëntori, ose projekti i Dritave Veriore nga projektuesit The Projection Studio, i cili u projektua në fasadën e York Minster, North Yorkshire, dhe tërhoqi më shumë 22,000 vizitorë (në kohët para Covid).

“Edhe instalacionet dhe spektaklet me dritë të festave janë një fabrikë magjish dhe evokojnë vendet duke e ‘familjarizuar’ dhe çorientuar vizitorin, – thotë Jane Lovell. – Rruga apo sheshi i njohur ndryshohet dhe bëhet një vend tjetër duke krijuar një hapësirë të re magjike që nuk ekzistonte pak më parë. Duke ndriçuar në mënyrë artistike vendet historike, madje duke ekzagjeruar asociacionet përrallore me këto ndërtesa që kanë dëshmuar të shkuarën, krijohet një trashëgimi magjike, një pasuri e re. Për më tepër, instalimet e dritës funksionojnë po aq mirë, ose edhe më mirë, në mjedise moderne, si në periferi, duke nxjerrë në pah genii locorum të jashtëzakonshëm”.

Shfaqjet e dritave të Krishtlindjeve na befasojnë gjithashtu duke na bërë të përjetojmë fantastiken. Ato e tërheqin shikimin tonë nga arkitektura, ose te abstraksioni i pemëve, ose te qielli i errët përtej ndriçimit të zbukuruar mbi rrugë. “Disa objekte madje janë të ekzagjeruara në përmasa mbinjerëzore nga drita ose ngjyra. Ne e shohim atë vend si të ri. Shumë njerëz kanë lidhje emocionale me stinën e Krishtlindjeve dhe dritat i përforcojnë ndjenjat e tyre duke mishëruar humorin e festave”, përfundon Lovell.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi ansa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top