Dua një dashuri nga ato ku njerëzit na shohin të habitur sikur thonë: “si ka mundësi, ata të dy janë akoma bashkë? E kush do ta mendonte këtë… “
Dua një dashuri ku bashkëpunimi është baza e gjithçkaje, ku diçka të vjen natyrshëm kur e bën, sepse tashmë e di që personi tjetër do të jetë mirë…
Dua një dashuri ku ka grindje për të bërë më pas paqe, dhe të jetë edhe më e fortë … ku e qeshura të jetë rendi i ditës…
Dua një dashuri me të cilën të plakemi së bashku, ku krahu im të bëhet pika jote më e fortë për t’u mbështetur … tani dhe përgjithmonë ….
Burimi Interneti
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.