FB

February 22, 2021 | 8:15

E vërteta, fuqia intuitive dhe e shenjtë që do të na hapë sytë e mendjes dhe shpirtit

Nuk ka asnjë shpëtimtar të jashtëm. Ne duhet të shpëtojmë veten. Duhet t’i japim vetes qetësi, harmoni, mirëqenie. Dhe e bëjmë atë, duke thyer modelet brenda të cilave jemi ngjeshur. Nuk ka asnjë teknikë, asnjë libër, as një mësues feje. Është zemra jonë që duhet të hapet për dashurinë për veten tonë.

1

Mësuesit jemi ne, nuk presim që dikush të na ndriçojë nga jashtë. Kemi fuqinë të heqim velin e Majës. Kemi fuqinë për të hyrë në të vërtetën e gjërave. Sepse e vërteta është tashmë brenda nesh. Le t’ia lejojmë vetes këtë fuqi intuitive dhe të shenjtë. Le të besojmë në aftësitë që kemi përtej atyre mendore.

Nëse duam të bëhemi zotër të vetvetes, le të bëhemi zotër të vetvetes.

Nëna-Jetë dhe e gjithë bota e dritës na ndihmojnë. Brenda kemi përgjigjet, zgjidhjet, informacionin që na nevojitet. Le të hapemi për zërat e botës sonë të brendshme shpirtërore. Të pyesim veten. Le të ndalojmë së deleguari pushtetin e të tjerëve mbi ne. Shpëtimi ynë është zgjedhja dhe përgjegjësia.

Dhe kjo varet nga sa arrijmë të zgjerojmë vizionin e gjërave dhe t’i shohim jo vetëm me syrin e mendjes por edhe me sytë e shpirtit.

Brenda secilit prej nesh është gjithçka që ne kërkojmë. Besimi është çelësi për të hapur dyert. Energjia e momentit po na jep gjithnjë e më shumë fuqi në këtë drejtim.

Nëse duam të njohim të vërtetën, e vërteta do të dalë nga brenda nesh.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni, psikoterapeute

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top