FB

November 26, 2021 | 8:15

Energjia që nuk duhet të na mungojë në sëmundjen që ka gjunjëzuar botën

Duket sikur çdo gjë është e shoqëruar me Covid-19. Prej muajsh të tërë njerëzit janë me frikën e infektimit, kanë shqetësim për familjarët dhe mbi të gjitha frika e madhe mos të humbin jetën e askujt.

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Shpeshherë them se është fat i madh që ky virus nuk i ka vënë në provë njerëzit tek fëmijët apo tek nënat shtatzëna. Për fat ky virus është dhe disi i kontrollueshëm për formën e vetëmbrojtjes dhe në atë çfarë shkakton tek njeriu. Duket sikur kjo perde e zezë pandemie ka vënë një barazim me vdekjen edhe kur nuk të vjen prej saj. Jo pak persona kanë zgjedhur vetëflijim, duke u hedhur nga kati i pavijonit. Kjo për shkak të asaj që ne dëgjojmë dita-ditës se si mund të jenë llojet e simptomave më të agravuara. Duke imagjinuar se si mund të jetë kjo dhimbje pafund njerëzit mendojnë më mirë një dhimbje me fund.

Ndër vite është lobuar të jesh pozitiv

Të jesh pozitiv në mendime dhe të kesh sensin e optimizmit i ka shëruar njerëzit dhe nga sëmundjet terminale. Andaj pikë së pari është e nevojshme të heqësh dorë nga parashikimet negative për të ardhmen tënde. Nga frika se diçka e keqe do të ndodhë tani apo më vonë. Duket sikur jeni pozicionuar si ushtari i pritjes dhe parandalimit nëse diçka ndodh. Nuk di nëse e keni vënë re që ka disa njerëz të cilët janë gjithë kohës të buzëqeshur, disa si moskokëçarës, disa sikur nuk e marrin shumë seriozisht jetën. Dhe përfundimi është se asnjë e “keqe” nuk i gjen.

Kjo ndodh sepse mbjellin rreth vetes pozitivitet dhe optimizëm se gjërat në jetë do të shkojnë shumë mirë. Vetëm dashuria për jetën dhe dëshira për t’ia dalë mbanë ka ndryshuar jetën e njeriut në çdo aspekt. Mjafton që herët në mëngjes ta mbushësh ditën me energji dhe të lëvizësh përpara, e gjithë dita e jetës suaj ka ndryshuar sepse ju keni pasur dëshirën për ta jetuar ndryshe atë. Ose ashtu si keni dëshiruar për të kaluar ditën.

Pse jemi vitalë dhe energjikë kur e gjithë bota është sëmurë?

Shumë prej klientëve të mi më pyesin. Po si t’ia bëj që të jem ndryshe, si t’ia bëj që të ndryshoj mendimet negative që kam në kokë? Përgjigjja është se: aq kohë sa ke investuar për të menduar mbi gjëra të cilat i ke frikë, aq kohë sa ke menduar situata dhe ngjarje të interpretuara negativisht, mjafton t’i zëvendësosh me mendime pozitive, të ëndërrosh gjëra të bukura, të mendosh mbi atë çka dëshiron dhe të shpresosh se shumë shpejt ato do të bëhen realitet.

Dhe nëse kjo merr një pjesë të mirë të ditës tënde (ashtu siç merrnin kohë mendimet negative) do të vëresh se je kthyer në një njeri shpresëplotë dhe me humor të mirë. Energjia pozitive tërhiqet sepse je ti ai që e mban rreth vetes. Tani jemi në pragun e fundvitit dhe duket sikur një vit tjetër sjell risi dhe refresh-i jetës nis nga e para. Jeta nuk është e lehtë, ama është prapë shumë e bukur, regjisori i të cilës je ti.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top