Mirëqenie

May 16, 2018 | 9:51

Nënat që punojnë ndihen në faj. Po çfarë mendojnë fëmijët?

Një në dy nëna që punojnë ndjehet në faj. Por për fat, fëmijët kanë një ide krejt ndryshe.

mama

Ashtu siç mund ta dijë shumë prej jush, të jesh nënë është në vetvete një punë me kohë të plotë dhe ndoshta e përjetshme, që në fakt mbahet mend dhe festohet çdo vit në një festë siç është ajo për të gjitha nënat. Ndoshta për këtë arsye shumë nëna ndjehen të pamjaftueshme, duke vendosur të punojnë, sidomos kur janë nëna të vetme.

Pse nënat ndihen në faj

Në nxitim, të lodhura, të shqetësuara për punën, kohëzëna dhe me stres të akumuluar. Këto janë arsyet që i bëjnë shumë nëna që punojnë, të ndjehen në faj me fëmijët e tyre, sepse nuk është e lehtë të bësh bashkë familjen dhe punën. Duke mos qenë në gjendje t’u kushtohen aq sa duhet nevojave të fëmijëve të tyre, nënat në karrierë mund të mos e ndjejnë veten fort nëna të mira. Në rastet kur fëmijët janë të sëmurë, ose duhet të ndiqen më nga afër në detyrat e tyre, ose të jenë më të kontrolluar kur kalojnë orë me iPad në duar, janë disa nga rregullat e ditës. Një përmbledhje e situatave në të cilat, nëse një nënë nuk arrin të jetë gjithmonë e pranishme, asaj i vjen keq, dhe ndoshta fajëson më shumë sesa duhet veten. Përveç kësaj, çfarë mendojnë fëmijët?

 

mam1

Çfarë mendojnë fëmijët

Sakrifica që bën një nënë që punon, shpesh është një burim krenarie për fëmijët. Në të vërtetë, vetëm 10% e fëmijëve mendojnë se nëna e tyre i lë pas dore dhe se mungon për shkak të punës. Nëse nervozizmi i punës, i cili çohet dhe në shtëpi, nganjëherë perceptohet nga të vegjlit, është gjithashtu e vërtetë se ka një numër të gjërave që janë të preferuara, veçanërisht kur rritet. Të kesh një shtëpi më të lirë, të zhvillosh menjëherë një ndjenjë më të madhe të pavarësisë, të kesh nënën të gjithën për vete në fundjavë, të mund të darkosh me të më shpesh se të bashkëmoshatarët, të vlerësosh dhe të mësosh vlerën e punës dhe sakrificës.

Në sytë e fëmijëve, nëna që punon është një lloj supernëne me superfuqi!

Përgatiti Orjona Tresa

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top