FB

July 20, 2021 | 8:20

Gjërat që kemi mësuar të vlerësojmë këtë vit

Ky vit na ka mësuar se ato gjëra që mendonin se ishin të rëndësishme në jetë, në fakt nuk janë aspak të tillë dhe çështjet që as i kemi marrë fare në konsideratë janë absolutisht jetësore. Le të shohim se cilat janë 4 gjërat që kemi mësuar të vlerësojmë gjatë këtij viti në pandemi.

A keni menduar ndonjëherë se sa të çuditshëm jemi ne njerëzit krahasuar me krijesat e tjera? Asnjë gjallesë tjetër nuk i jep aq shumë vlerë gjërave se sa ne, shpesh deri në atë pikë sa shkatërrojmë veten. Gjirafat nuk e shkelin njëra-tjetrën në një “garë” për të blerë televizorin me teknoligjinë më të fundit. Koalat nuk hyjnë në shtëpinë e njëra-tjetrës për të vjedhur bizhuteritë e çmuara. Dhe pa dyshim, as elefantët nuk ngordhin nga uria, sepse u mungojnë lekët për të blerë ushqim.

Ne jemi pa dyshim unikë kur bëhet fjalë për gjërat që vlerësojmë, kjo është e sigurt. Megjithatë, të gjitha këto po ndryshojnë shumë shpejt pasi po kalojmë një nga ngjarjet më të frikshme të jetës sonë (dhe madje edhe të jetës së prindërve dhe gjyshërve tanë). Ne po i tregojmë botës se jemi të aftë të ndryshojmë, të aftë për të mësuar dhe për t’u rritur. Gjithçka fillon me këto gjëra të papritura që mësuam të vlerësojmë për shkak të pandemisë.

 

1. Përvoja në vend të gjërave materiale

Shpesh kemi tendencën të vlerësojmë gjërat, në vend të përvojave të bukura, por shumë shpejt kemi mësuar (gjatë vitit që lamë pas dhe këtij viti) se të gjitha gjërat e shtrenjta në botë e humbasin kuptimin kur nuk mund t’i përdorim. Makinat e shtrenjta sportive janë mbyllur në garazh ndërkohë që familjet po kalojnë më shumë kohë duke bërë shëtitje të gjata së bashku dhe e kemi kthyer vëmendjen më shumë nga natyra. Më në fund kemi kuptuar se mund të rrethohemi nga të gjitha objektet e vyera dhe me shkëlqim, por ato nuk kanë asnjë vlerë dhe kuptim, krahasuar me kohën që kalojmë me njerëzit që duam.

2. Paqja që të dhuron qëndrimi vetëm

E mbani mend se si ishte kur e kalonim gjithë ditën mbyllur në shtëpi? Ndoshta tani jo edhe aq, sepse jeta është normalizuar, por pa dyshim nuk mund të keni harruar ndjesinë e qëndrimit të gjithë së bashku. Të gjithë i duam të dashurit tanë, edhe kohën që kalojmë me ta dhe ndoshta kjo është një nga arsyet se pas disa muajsh mbyllur në shtëpi, kemi mësuar se si të qëndrojmë vetëm si familje! 

Pra, kemi mësuar të vlerësojmë si paqen dhe qetësinë e kohës vetëm, ashtu edhe mrekullinë e qëndrimit për njëfarë kohe vetëm me familjet tona. Fitore e dyfishtë për ne!

 

3. Një shëtitje të thjeshtë në natyrë

Kur jetoni pak minuta larg detit, filloni ta nënvlerësoni. Ai është përherë aty, ju pret për të shëtitur në rërë apo për t’u zhytur mes valëve. E njëjta gjë vlen dhe për ata që jetojnë pranë parqeve të mrekullueshëm, shtigjeve të malit dhe në natyrë. Pastaj ndodh diçka e tillë, plazhi, parku, natyra, mbyllen dhe arrijmë të kuptojmë se sa shumë kuptim kanë për ne. Pas kësaj periudhe që kemi kaluar, nuk besoj se do t’i nënvlerësojmë më këto kënaqësi të thjeshta – ose lirinë për t’i shijuar sa herë që duam.

 

4. Fuqia shëruese e qeshjes

E dini atë shprehjen që e qeshura është ilaçi më i mirë? Pa dyshim kemi mësuar të vlerësojmë një barsaletë të mirë, një film komik apo edhe një shaka me miqtë. Kur gjendemi përballë shqetësimeve të mëdha sa një mal, një e qeshur ju ndihmon shumë të për larguar stresin.
Gjatë kësaj kohe kemi mësuar të vlerësojmë njerëzit që na dhurojnë të qeshura, pasi na ofrojnë një mënyrë për t’iu larguar realitetit, qoftë edhe vetëm për një orë apo dy.

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: PsychoNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top