Dëshmi

October 23, 2021 | 8:26

Gjyshi im një revolucionar punëtor, në 1960 preferoi të investonte në arsimim sesa në veshmbathje për shtëpinë

Nëna ime në këtë foto sapo kishte mbushur të 18-at. Ishte në përfundim të liceut klasik. Tetë prej tyre kishin mbërritur deri në fund, dy vajza dhe gjashtë djem. Të tjerët ishin të gjithë fëmijë mjekësh, profesorësh dhe juristësh, ajo ishte e vetmja vajzë e një elektricisti dhe një shtëpiakeje.

1

Gjyshërit e mi kishin pesë klasë, dhe ajo, për të shkuar në shkollë çdo mëngjes, zgjohej në orën pesë, sepse duhej të merrte autobusin e njerëzve që shkonin për në punë. Kur arriti në vitin e fundit shkollor, gjyshi nga babai i saj i tha se ishte koha për të gjetur një punë, kërkonin një sekretare, një pozicion të përhershëm të paguar mirë dhe prestigjioz për një vajzë të mirë.

Mamaja ime ishte shkonte shumë mirë me mësime dhe i vinte keq ta ndërpriste shkollën, por nuk e përballonte dot, nuk kishin para mjaftueshëm. Kështu, një mbrëmje, babai i saj, gjyshi im i dashur Lidio, e mori mënjanë dhe i tha: “Këto para janë lënë mënjanë për pajën tënde, merri dhe regjistrohu në universitet. Gjithmonë do të keni kohë për t’i blerë çarçafët tuaj”. Ishte viti 1960, gjyshi nuk ishte as klasën e tretë, mbeti jetim nga e ëma, e megjithatë ka qenë gjithmonë vite dritë përpara.

Në fund të fundit, ai kishte pasur dy vajza, për të cilin i thoshin: “i gjori, sa fat i keq që nuk pati djalë”. Ai gjithmonë u përgjigjej se vajzat e tij ishin gjërat më të bukura që mund t’i ofronte jeta. Nëna ime u diplomua në pesë vjet, duke studiuar në mëngjes dhe duke bërë përsëritje pasditeve për të mbajtur veten. Ajo u bë profesoreshë dhe që nga periudha kur doli në pension ka qenë duke shkruar libra dhe korrigjuar teza. Dhe të gjitha falë një babai revolucionar punëtor i cili në vitin 1960 preferoi të investonte në kulturë sesa në veshmbathje për shtëpinë. Gjyshi im ishte një superhero.

 

Irene Vella, gazetare, shkrimtare italiane

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Blogu i autores

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top