FB

February 20, 2021 | 8:08

3 këshilla si të jeni të besueshëm

Besimi është elementi më i rëndësishëm për të krijuar lidhje afatgjata. Një person beson te një tjetër kur ndihet se mund të hapet me të, kur është i qetë, sepse e di se gjithçka do të shkojë mirë. Në marrëdhënie keni mundësi të fitoni besimin e njerëzve nëse jeni të gatshëm të tentoni. Duhet vetëm përkushtim dhe një sjellje që u jep besim të tjerëve.

Bëni atë që thoni | Një nga faktorët më të rëndësishëm për të ndërtuar baza të forta besimi në një marrëdhënie, është që të tregoni se pas fjalëve vijnë veprat. Edhe pse duket një gjë pa rëndësi, nëse nuk e mbani fjalën e dhënë ose nuk i konkretizoni me veprime ato që thoni, rrezikoni të shkatërroni besueshmërinë tuaj. Me kalimin e kohës, njerëzit që ju rrethojnë mund të fillojnë të dyshojnë në seriozitetin tuaj.

Mbani premtimet | Besim do të thotë që të tjerët t’ju konsiderojnë si të besueshëm edhe në situata afatgjata. Ndaj, kur i bëni një premtim dikujt, duhet ta mbani atë. Nëse vërtet nuk mund ta mbani fjalën e dhënë, shpjegojini ballazi përse e keni të pamundur të bëni nga sa keni premtuar. Ndonjëherë një shpjegim mund të mos jetë i mjaftueshëm, sidomos nëse bëhet fjalë për një premtim të rëndësishëm. Ndaj do të jetë e nevojshme të përkushtoheni edhe më shumë për ta kthyer marrëdhënien në gjendjen e mëparshme. Mundohuni ta mbani me çdo kusht premtimin e ri. Mos e minimizoni përkushtimin që keni premtuar në fillim. Sado e vogël dhe e parëndësishme të mund të duket një premtim, kuptoni se personi tjetër mund t’i japë një peshë të madhe. Çfarëdolloj zhgënjimi mund të jetë shumë i trishtueshëm për të.

Jini koherentë | Një pjesë thelbësore e konceptit të besueshmërisë qëndron në respektimin e fjalës që keni dhënë. Sipas përkufizimit, një person i besueshëm është ai tek i cili mund të mbështeteni pothuajse gjithmonë. Kini parasysh se duke bërë atë që thoni vetëm një ose dy herë, nuk do të jeni në gjendje të krijoni një themel të fortë besimi në marrëdhëniet tuaja.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 155

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top