Aktualitet

March 7, 2022 | 16:38

Gruaja e Zelensky: “Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin para se rusët të ndalojnë të shtënat?”

“Tregojuni edhe nënave ruse. Ato duhet ta dinë se çfarë po bëjnë fëmijët e tyre në Ukrainë”, shkruan gruaja e Presidentit të Ukrainës në profilin e saj në Instagram, duke folur për të gjithë fëmijët e vrarë në konfliktin me Rusinë.

00

“Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin para se trupat ruse të ndalojnë të shtënat?”, shkruan Olena Zelenska, gruaja e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, në një postim të publikuar në profilin e saj në Instagram. Përgjatë tekstit, Zonja e Parë i bën apel mediave ndërkombëtare duke i kërkuar të raportojnë këto fakte të tmerrshme: “Pushtuesit rusë po vrasin fëmijë”.

 

Zelenska: “38 fëmijë janë vrarë tashmë në Ukrainë”

Në postimin e saj në Instagram, Zelenska ndan foto të viktimave dhe imazhin që ka bërë xhiron e botës, ku portretizohen dy prindër të rinj që mbajnë në dorë foshnjën e tyre 18-muajshe, e cila menjëherë më pas u shpall e vdekur: “Më duhet ta them. Të paktën 38 fëmijë janë vrarë tashmë në Ukrainë. Dhe ky numër mund të rritet më tej në këtë kohë për shkak të bombardimeve në qytete paqësore! Nëse populli rus thotë se nuk është në luftë me popullsinë civile, tregojuni këto foto!“.

 

Apel për mediat ndërkombëtare

Sofia, Alisa, Polina, Arseny dhe Kirill: janë vetëm disa nga emrat e viktimave të vogla të këtij konflikti. Të gjithë vdiqën duke u përpjekur të arratiseshin me familjet e tyre. Kirill, fëmija 18-muajsh, u vra teksa po largohej nga qyteti i tij: në atë korridor humanitar që Rusia, me gjithë marrëveshjet e bëra ditë më parë me Ukrainën, nuk e respektoi: “Korridoret e nevojshme pikërisht në qytetet që bombardohen rëndë. Qindra fëmijë mund të vdesin atje në bodrume pa ushqim apo trajtim mjekësor.” Së fundi, Zonja e Parë kërkon t’u tregojë nënave ruse ato imazhe të tmerrshme: “Ato duhet të dinë se çfarë po bëjnë fëmijët e tyre në Ukrainë. Ata që pranojnë në heshtje këto krime janë personalisht përgjegjës për vdekjen e çdo fëmije ukrainas.

 

 

Përgatiti Orjona Tresa | Burimi fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top