FB

October 7, 2021 | 8:30

Guximi për të mbrojtur dhe dashuruar

Për të mbrojtur marrëdhënien, nuk mjafton dashuria. Ndjenja që nuk shndërrohet në veprim është e padobishme, dhe nuk ushqehet. Kemi nevojë për veprime të guximshme dhe zemra të përkushtuara, të afta të kuptojnë se të duash do të thotë të mbrosh dhe gjithashtu të ndreqësh gabimet e dikujt.

Ta lësh të shkojë, të mbyllësh disa kapituj, të distancoheni nga njerëz dhe situata të caktuara, e gjithë kjo kërkon guxim. Guxim për të mbrojtur, dashuruar, vrapuar dhe për t’i mbajtur ata që doni. Nuk është një detyrë e lehtë, por mekanizmat e zemrës nuk lejojnë improvizime. Janë të nevojshme veprimet e mirëmenduara, në mënyrë që të japim gjithnjë më të mirën prej nesh. Një fjalë e urtë thotë se, njerëzit pengohen më shpesh me gjuhën e tyre sesa me këmbët. Dhe është një e vërtetë e madhe: pikërisht në këtë mënyrë përfundojmë duke humbur atë që duam, dhe e bëjmë duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme dhe me fjalë që nuk duhen thënë kurrë, të mbytur nga krenaria ose pakujdesia e papranueshme.

Mbrojtja e marrëdhënieve është e një rëndësie të madhe për lumturinë, por askush nuk është ekspert i kësaj teme dhe shpesh bëjmë gabime të ngathëta, për të cilat pendohemi përjetë. Të duash do të thotë të mbrosh, dhe të mbrosh do të thotë të dish të jesh i pranishëm me veprime, qëllime, me emocione dhe me sjellje. E gjithë kjo padyshim që ka nevojë për doza të mëdha inteligjence emocionale dhe gjithashtu ndjeshmërie.

GUXIMI PËR TË MBROJTUR, PËR TË DASHUR…

Nuk mjafton të provosh, duhet ta vërtetosh. Në një nga fabulat e tij, Ezopi tha se ‘të gjithë jemi trima nga distanca e duhur’. Është ai partner që vjen për të të ndihmuar në rast nevoje. Është ai partner që është në gjendje të kapërcejë frikërat dhe pasiguritë për të kënaqur veten plotësisht dhe me guxim. Thënë këtë, është e qartë se nuk kemi nevojë për heronj. Kur flasim për dashurinë, nuk duhet të na shpëtojnë, por të presim të na vërtetojnë vendosmërinë dhe guximin, të cilat bazohen në treguesit e mbrojtjes, dashurisë, korrigjimit të gabimeve… Ndiejmë dëshirën që të kemi pranë njerëz që kuptojnë se dashuria duhet të ndërtojë një strehë çdo ditë, në të cilën të ndihemi të dashur dhe të vlerësuar.

GUXIMI MERR FORMA TË NDRYSHME, POR VETËM NJËRI VLEN MË SHUMË

Guximi ka disa aspekte. Ka nga ata që më në fund kapërcejnë frikën e tyre dhe arrijnë të dalin nga zona e rehatisë për të provuar vlerën e tyre dhe për të kërkuar vendin e tyre në botë. Ka njerëz që lënë mënjanë një situatë që pengon mirëqenien e tyre në mënyrë që të rimarrin kontrollin e jetës dhe identitetit të tyre. Nga ana tjetër, gjejmë njerëz të guximshëm në shumë profesione.

Ata që rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët, për shembull. Megjithëse guximi shprehet në një numër të pafund mënyrash, natyra e tij është vetëm një: vjen nga dashuria dhe mbështetja, jo nga egoizmi i pastër i atyre që kërkojnë famë, mirënjohje ose ndonjë lloj tjetër të përforcimit të jashtëm. Të guximshëm janë ata që nuk e lënë veten të trembet nga barrierat për të ndihmuar të tjerët. Guximtarë janë ata që veprojnë të nxitur nga vlerat e tyre, duke guxuar të transformojnë realitetin e tyre për të arritur mirëqenien.

Pra, për të qenë të qartë, dashuria kalon përmes afeksionit, mbrojtjes, aftësisë për të korrigjuar. Të kujdesemi për marrëdhënien me veten, për atë lidhje që kemi me qenien tonë, është mënyra e vetme për të qenë gjithmonë në gjendje t’u japim më të mirën atyre që na rrethojnë.

GUXIMI PËR TË DASHUR ËSHTË BAZA E LIDHJEVE

Prania jonë është një mjet i fuqishëm për të ndihmuar të tjerët. Pak veprime lënë gjurmë se si t’i tregosh atij personi përballë nesh se jemi me të vërtetë pranë tij. Ajo kohë ndalet kur jemi bashkë dhe se asgjë nuk ka më shumë rëndësi se ajo në atë moment preciz. Ajo që ndodh në praninë e njëri-tjetrit është e rëndësishme për ne, dhe për këtë japim veten. Dhe, përpiqemi të përfshihemi me gjithë forcën tonë. Të qenit aty pranë për njëri-tjetrin, me emocionet, fjalët dhe vullnetin tonë është baza e marrëdhënieve njerëzore. Duhet ta kuptojmë atë moment përmes vështrimit, instinktit të mbrojtjes dhe mbi të gjitha duke komunikuar.

GUXIMI PËR TË DITUR TË VLERËSOSH ATË QË DO

Kur vlerësojmë atë që kemi, bota hyn në një gjendje qetësie. Nuk duam asgjë tjetër dhe nuk na mungon asgjë, sepse të gjitha boshllëqet tona janë mbushur me mirëqenie, mirënjohje dhe dashuri. Në momentin në të cilin vetëdijesohemi për plotësinë e jetës sonë, lumturia kufizohet në veprimet më të parëndësishme dhe në të njëjtën kohë më të çmuara. Dashuria, mbrojtja, shërimi… Ja nga e cila është krijuar ndjenja e kënaqësisë në universin e marrëdhënieve dhe është demonstrim i guximit të vendosur nga ata që janë të kënaqur me marrëdhëniet e tyre emocionale.

Të mbështesim ata që duam, të kemi guximin ta mbrojmë gjithmonë nga çdo fjalë që themi, nga çdo vendim, dhe të kompensojmë gabimet tona, e gjitha është pjesë e rrugës drejt lumturisë.

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top