FB

May 12, 2026 | 11:30

Klinika Mjekësore K.E.T.O / Tea Olldashi: Shëndeti juaj fillon me kontrollin e duhur dhe kujdesin në kohë!

 

Në qytetin e gurtë të Beratit, aty ku historia dëshmon se koha ka vlerë të shenjtë, shëndeti juaj nuk duhet të jetë kurrë një arsye për të humbur mes kilometrave të lodhshme dhe trafikut mbytës të rrugës drejt Tiranës. Në këtë qytet, Klinika Mjekësore K.E.T.O është shembulli i mjekësisë moderne, duke i ofruar çdo pacienti, mundësinë për të marrë shërbimin më të lartë mjekësor pranë vatrës së tij, pa ankthin e udhëtimeve të gjata. Klinika Mjekësore K.E.T.O ndërthurur teknologjinë e fjalës së fundit me mendimin e vyer të mjekut specialist për çdo patologji, duke dëshmuar se shpëtimi i një jete fillon me kontrollin e duhur, në kohën e duhur dhe në vendin që ju e quani shtëpi.

tea-olldashi

Dr.Tea Olldashi, mjeke kardiologe e përkushtuar, me një eksperiencë të konsoliduar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ajo ushtron profesionin e saj në Qendrën Spitalore Rajonale Berat, si dhe prej më shumë se dy vitesh është pjesë e stafit të Klinikës Mjekësore K.E.T.O., ku kontribuon me profesionalizëm dhe përkushtim në kujdesin ndaj pacientëve.

Studimet universitare në Mjekësi të Përgjithshme i ka përfunduar në vitin 2017, ndërsa specializimin afatgjatë në Kardiologji gjatë viteve 2018–2022, duke ndërtuar një bazë të fortë akademike dhe klinike. Gjatë formimit dhe praktikës së saj, Dr. Olldashi është dalluar për përqasje të kujdesshme, diagnostikim të saktë dhe ndjekje të personalizuar të pacientëve. E apasionuar pas mjekësisë dhe e përditësuar vazhdimisht me zhvillimet më të fundit në kardiologji, ajo synon të ofrojë një shërbim cilësor dhe të besueshëm, duke vendosur gjithmonë pacientin në qendër të kujdesit shëndetësor. Profesionalizmi, empatia dhe përkushtimi janë vlerat që e karakterizojnë në çdo hap të rrugëtimit të saj mjekësor.

 

INTERVISTA

Përtej datave, sa jetike janë analizat periodike dhe cilat janë ato që realizohen në laboratorin tuaj?

Analizat laboratorike janë thelbësore për diagnostikimin, ndjekjen dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Ato japin informacion të saktë mbi funksionimin e organeve dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore, shpesh dhe para se të shfaqen simptomat. Përmes analizave laboratorike realizohet zbulim i hershëm i sëmundjeve (p.sh, diabet, probleme me mëlçinë dhe veshkat); monitorim i trajtimit (terapi hormonale, terapi kardiake, trajtimi i dislipidemive); vlerësim i gjendjes së përgjithshme shëndetësore dhe parandalimi përmes check-up-it periodik. Në laboratorin K.E.T.O realizohet e gjithë gama e analizave laboratorike: Analiza e Gjakut Komplet dhe Testet e Koagulimit; Analizat biokimike; Analizat Hormonale; Markerat Kardiake; Testet e Urinës; Testet e Sëmundjeve Infektive dhe Imunologjike. Ne ofrojmë aparatura moderne analizash të shpejta dhe të sakta si dhe interpretim nga mjeku specialist për çdo diagnostikim.

 

Sa ndihmon teknologjia moderne në saktësinë dhe shpejtësinë e rezultateve?

Teknologjia moderne ka revolucionarizuar laboratorët duke rritur ndjeshëm saktësinë, shpejtësinë dhe besueshmërinë e rezultateve. Aparaturat automatike minimizojnë gabimet njerëzore. Metodat moderne japin rezultate shumë më të sakta. Kalibrimi dhe kontrolli i cilësisë bëhen në mënyrë të vazhdueshme. Ka shpejtësi shumë më të lartë, pasi sistemet automatike përpunojnë shumë mostra njëkohësisht. Menaxhimi i të dhënave bëhet në mënyrë elektronike. Rezultatet ruhen në sisteme digjitale dhe çdo pacient ka historikun e tij.

 

Cilat janë problematikat shëndetësore që dominojnë te popullsia e Beratit sipas evidencave tuaja?

Problematikat shëndetësore që dominojnë në qytetin e Beratit janë të ngjashme edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Rreth 90% e vdekshmërisë vjen si pasojë e sëmundjeve kronike dhe kjo lidhet dhe me stilin e jetesës (kequshqyerja, mungesa e aktivitet fizik), duhanpirja apo abuzimi me alkoolin, kontrolli i ulët periodik. Sëmundjet më të shpeshta që hasen janë: Sëmundjet kardiovaskulare (hipertensioni arterial, insuficiencë kardiake, infarkt miokardi); Diabeti dhe sindroma metabolike; Sëmundje të mëlçisë dhe të veshkave; Sëmundjet onkologjike (në rritje); Probleme të shëndetit mendor (në rritje sidomos tek të rinjtë).

 

Çfarë shërbimesh diagnostikuese ofroni dhe sa u ka shërbyer kjo pacientëve për të shmangur udhëtimet drejt Tiranës?

Në një klinikë moderne si K.E.T.O qëllimi kryesor është t’u ofrohet pacientëve diagnostikim i plotë dhe cilësor pranë vendbanimit, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës. Shërbime diagnostikuese që nga laboratori klinik i avancuar, i cili ofron rezultate të sakta dhe të shpejta; Imazheri diagnostike: Ekografi abdominale, Ekotiroide, Eko Doppler venoz/arterial i anesive inferior/superior. Konsulta me mjekët specialistë në Kardiologji, Endokrinologji, Reumatologji, Gastrohepatologji, Pneumologji, Psikiatri. Shërbimet diagnostikuese në klinikën K.E.T.O r realizohen nga mjekë specialistë me eksperiencë dhe me trajnime brenda e jashtë vendit, të cilat plotësojnë pjesën më të madhe të nevojave mjekësore, duke rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor në Berat.

72e3dde0-a707-4ecc-a08c-c0cee62964a9

A ofroni paketa të gatshme dhe sa angazhohet Klinika K.E.T.O me fushata ndërgjegjësimi në komunitet?

Klinika K.E.T.O ofron paketa të gatshme diagnostikuese me angazhimin aktiv në ndërgjegjësimin e komunitetit, për të rritur parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm. Disa nga paketat bazë mund të përmendim: Check-Up-i bazë; Paketë Kardiake (EKG, Eko Kardiake, Konsultë Kardiologu, Troponinë, Provë Ushtrimore); Paketë Diabeti (Glicemi, HBAIC, Insulinë, Konsultë me mjeken endokrinologe); Paketë Tiroide( TSH, FT3, FT4, anti TPO, Eko Tiroide, Konsultë Endokrinologu). Klinika K.E.T.O luan gjithashtu rol të rëndësishëm në edukimin shëndetësor në BERAT përmes postimeve edukative në rrjete sociale, bashkëpunime me shkolla dhe institucione lokale përmes fletëpalosjeve informative, konsultave periodike të përgjithshme në këto institucione si dhe edukim për stil jetesë të shëndetshëm.

 

Si e garanton stafi juaj me eksperiencë profesionalizmin dhe sigurinë e shërbimit?

Profesionalizmi dhe siguria në një klinikë si K.E.T.O nuk janë rastësi. Ato janë rezultat i një kombinimi mes eksperiencës së stafit përmes profesionalizmit, sigurisë përmes protokolleve të qarta dhe saktësisë përmes teknologjisë dhe kontrollit të cilësisë. Staf i kualifikuar dhe me përvojë të gjatë, laborantë të trajnuar sipas standardeve bashkëkohore, përditësim i vazhdueshëm me praktikat më të fundit mjekësore. Protokolle strikte pune, procedura të standardizuara për çdo analizë dhe ekzaminim, kontroll i dyfishtë i rezultateve në raste specifike. Respektim i udhëzimeve ndërkombëtare në siguri dhe higjienë maksimale.

 

Çfarë nënkupton konkretisht “ndjekje dhe trajtim i personalizuar” për një pacient në klinikën tuaj?

Në klinikën tonë nuk trajtohet “Sëmundja”, po pacienti si individ. Çdo pacient ekzaminohet si rast unik, duke filluar nga marrja e një historie të detajuar mjekësore, vlerësim i stilit të jetesës, historisë familjare, rekomandimi të analizave laboratorike dhe ekzaminimeve të mëtejshme sipas nevojave të vetë pacientit. Plani i trajtimit dhe i ndjekjes përshtatet me moshën, sëmundjet shoqëruese, rezultatet e analizave. Komunikimi dhe kontakti me pacientin është i vazhdueshëm dhe ndryshon me kohën sipas ecurisë së çdo pacienti. Në këtë mënyrë rritet efektiviteti i trajtimit, reduktohet risku i komplikacioneve dhe përmirësohet cilësia e jetesës së pacientit.

 

Sa i rëndësishëm është komunikimi (pyetësori) fillestar me pacientin për të orientuar diagnozën e saktë?

Pyetësori fillestar i pacientit ose siç e quajmë në gjuhën mjekësore anamneza, është elementi kyç për të arritur në një diagnozë të saktë dhe të shpejtë. Në praktikën klinike, një pjesë e madhe e diagnozës (60-70%) bazohet në historinë e sëmundjes së pacientit dhe pyetësorin fillestar. Anamneza e pacientit vendos drejtimin e diagnozës dhe bazohet në simptomat e tij, kohëzgjatja e tyre, intensiteti dhe faktorët që i përkeqësojnë dhe përmirësojnë, historinë familjare, identifikimin e faktorëve të rrezikut. Pas marrjes së një anamneze të detajuar, mjeku përcakton ekzaminimet e nevojshme dhe analizat laboratorike, duke arritur në diagnozën e saktë dhe trajtimin e duhur. Pyetësori i pacientit gjithashtu përmirëson komunikimin mjek-pacient. Në klinikën K.E.T.O një pyetësor i plotë dhe i strukturuar është hapi i parë drejt kujdesit të personalizuar dhe profesional.

 

 

 

Qendra Mjekësore e Diagnostikimit K E T O Berat

Adresa: Rruga Antipatrea, Lagjia “30 vjetori”, Berat

Cel: +355 693399419

Ueb: [email protected]

Facebook Klinika mjekesore K.E.T.O

Instagram klinika_mjekesore__k.e.t.o

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top