FB

September 11, 2021 | 8:04

Kthimi nga pushimet, ripërshtatje apo rifillim?

Rikthimi në punë pas pushimeve dhe realiteti kanë shumë pak të përbashkëta. Shumë individë pas pushimeve janë të mbushur me energji dhe kreativitet që i motivon për projekte të reja. Disa të tjerë kalojnë disa ditë duke u ripërshtatur me detyrat e punës, dhe duke iu rikthyer rutinës që i bëri të rrëmbeheshin me pushime.

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Ditët e para të kthimit nga pushimet shpesh mund të jenë ditët tona më pak produktive. Mund të ndihemi të demotivuar, mund të mos ndihemi të gatshëm të rifillojmë ritmin tonë. Ne mund ta kemi të vështirë të rikthehemi në “modalitetin e punës”. Të gjitha detajet që ishin aq të qarta para se të largoheshim mund të duken shumë të paqarta në kthimin tonë. Pra, si mund të marrim kontrollin dhe të jemi produktivë pas pushimeve?

Ripërshtatja apo rifillimi është një proces jo i lehtë, në të cilin duhet të jemi të kujdesshëm në ditët e para të punës. Por si ta marrim veten me të mira që ky proces të jetë sa më i lehtë dhe i përshtatshëm për realitetin tonë pas pushimeve?

Jini të sjellshëm me veten dhe mos harroni se ju i merituat pushimet tuaja dhe duhet të merrni kohën e nevojshme për t’u rikuperuar nga ajo. Mos u ktheni në punë menjëherë pasi të keni mbaruar pushimet. Të gjithëve u duhet ca kohë për t’u rikthyer në detyrë. Nëse mundeni, bëni disa ditë pushim pas pushimeve për t’u çlodhur dhe për të marrë veten para se të shkoni përsëri në zyrë. Jepini vetes kohë për t’u qetësuar.

Mos shkoni në zyrë pa një plan “sulmi”. Përgatiteni veten për të qëndruar të motivuar dhe energjik duke menduar për realizime të reja, projekte, qëllime të reja. Bëni një listë të gjërave me gjithçka që dini se duhet të bëni dhe jepni përparësi në ato që duhet të bëhen. Në mënyrë që të forconi besimin tuaj filloni me detyra të vogla, dhe kështu bëni një hap drejt përshtatjes dhe rifillimit.

“Ndërtoni një kohë tranzicioni”. Mos rezervoni asgjë për ditën tuaj të parë në zyrë, jepini kohë vetes për t’u përshtatur dhe planifikuar, dhe lëreni energjinë tuaj të çlodhjes të përshtatet me realitetin e punës. Filloni me detyrat e vjetra që nuk i përfunduat para se të shkonit me pushime. Do t’ju japë një sens të normalitetit. Nëse i jepni vetes një ditë ose dy për t’u përvetësuar në rutinën tuaj normale, mund ta bëni tranzicionin shumë më të lehtë.

Kthimi nga pushimet mund të jetë një kohë e mirë për një rregullim në aspektin tuaj profesional. Ndaj fokusojeni energjinë tuaj në përmirësim, gjetje profesionale dhe qetësi personale.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top