Pika referimi

November 23, 2015 | 12:58

Kur të rritem, nuk do bëhem perëndi njerëzish

eljan taniniNga: Eljan Tanini

Kult me shina! Shumë nga ne duan të jenë të publikuar e të vetëdijshëm për atë që bëjnë, duan të zgjidhen kudo për t’u admiruar se gjoja janë të vetëpërsosur…

Njerëz të pakarakter që mendojnë se janë shpëtimi i botës dhe me idiotësinë e tyre shkojnë larg. Me egoizëm mburren me disa të ashtuquajtura vlera të gjetura tek ata që nuk mundën të jetonin mirë më parë. Me fjalët e tyre të prekin Veten me një sedër të fortë sa ty nuk të bëhet të qëndrosh në tavolinë me ta. Egërsi dhe luftë fjalësh. Përgatitje intelektuale, e cila kur flet të vret fjalët dhe zemrën sepse ndihen të përsosur, gjer në madhështi.(!)

Por si mund te jesh i përsosur kur nuk ke shpirtin ne rregull? Mendon se vetëm mendimi i tij është i vlefshëm dhe i drejtë. Tallje e pafundme për ata që e rrethojnë. Ky tallësi i madh po të marrë në duar frenat e pushtetit kthehet në sundues vlerash njerëzore, me mburrje për të dhe Veten. Të tjerët nuk dinë asgjë, vetëm ti ke të drejtë. Ajo që nuk më pëlqen te ty ai dhe ajo, është se e ndien Veten Zot, megjithëse nuk beson. Zot i dijes, i shkencës, i filozofisë, i dashurisë, i seksit, për të cilin të tjerët janë vegjëli. Është mirë të jesh i tillë apo jo? Vërtet është mirë të jesh i tillë, por humbet shpirtin…

Thua se një ditë do të marrësh pushtetin, por në ditët e tua kaq të mira për ty kështu do t’i trajtosh qytetarët e tu? Edhe ti erdhe nga larg, por si mund të marrësh dhe sundosh në vendin tim ku jam prej kohësh i parë? Ti nuk mund të sillesh kështu vetëm e vetëm se ke mbështetje nga politika. Në mendjen tënde sundon dëshira për të patur çdo gjë në kontroll. A mund të kesh një fund të keq? Nuk i lë të tjerët të flasin, për më tepër injoron mendimin e tyre. Nuk zbutesh me asgjë në fjalë, thua se je Zot. Zoti yt është shkenca. Sakrifica drejt një besimi nuk ekziston. Po të ishe Zot do t’i digjje të gjitha besimet. Refuzon shpëtimin, sepse thua se do të shpëtosh vetë. Mrekullohesh nga dogmat fatndjellëse. Jam kureshtar: kështu linde, apo kështu u bëre? Më duket se kështu ke lindur…

Zot nuk do të mund të kesh dhe nuk do të mund te jesh… Nuk mund të bëhemi mbinjerëz, (e përsëris) ne nuk ngjajmë fare me krijuesin tonë. Për mua, krijuesi ynë, (i çfarëdolloji qoftë) ka bërë një gabim të madh. Me dëshirën e dashurinë e madhe që na ka falur, na ka dhënë mundësinë për t’u bërë mbinjerëz. Ndaj ne nuk ngjajmë fare me krijuesin tonë, u krijuam si shëmbëlltyrë e tij, por u madhëruam për të dalë mbi, pa qenë të fuqishëm, të mundur a të denjë për ta bërë këtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top