Dëshmi

September 8, 2021 | 8:09

Laura Boldrini: Për gratë që e lënë veten të pushtohen nga puna duke harruar veten

“Për gratë që e lënë veten të pushtohen nga puna duke harruar veten, u them që të mos jenë gjithmonë “tanku”, ta dëgjojnë këtë karkasë të pajetë që është trupi ynë. Simptomat që raporton trupi. Nuk mund ta kalojmë me një takipirinë për të qetësuar dhimbjet dhe simptomat që ai raporton. Kam bërë gabim që nuk e kam dëgjuar kurrë trupin dhe në fakt gjithmonë veproja me urgjencë, por tani e kam marrë mësimin tim dhe për mua dëgjimi i vetes është bërë prioritet”.

1Laura Boldrini, ish-kryetare e Dhomës dhe deputete e Partisë Demokratike Italiane, rrëfehet pasi kishte luftuar kundër një tumori në femur. Një kondrosarkomë, term i panjohur për të para se të diagnostikohej, i cili ka hapur një botë të përbërë nga terma të rinj shkencorë, por mbi të gjitha mjekë, infermierë, personel shëndetësor dhe pacientë të tjerë si ajo.

“Kjo është një sëmundje në të cilën jeton midis ulje-ngritjeve: një ditë mendon se do të kesh sukses, por ka të tjera në të cilat optimizmi zbehet. Por ne kemi për detyrë të japim gjithçka dhe të besojmë në të,” thotë Boldrini.

“Kur më erdhi diagnoza, ndjeva një shqetësim dhe mosbesim të madh. Frika erdhi në momentin që hyra në sallën e operacionit sepse atje e kuptoni që jeta juaj është në duart e ekipit mjekësor, shpresoni se ata do t’ju shpëtojnë jetën, mendon se kush të do, kush nuk është më aty, lutesh dhe pastaj vjen qetësimi. Pyetja e parë që përpiqesh të bësh me terror është: ‘Doktor, si shkoi?’ “.

2Ndër nevojat e ndryshme të pazgjidhura të pacientëve me kancer është Rrjeti Kombëtar i Kancerit të Rrallë i cili ende nuk është aktivizuar. Kështu që Laura Boldrini dëshiron ta bëjë veten të dobishme sepse është e rëndësishme që Rrjeti të hyjë në punë sa më shpejt të jetë e mundur, duke marrë një shembull nga Rrjeti Evropian i Kancereve të Rrallë. “Do të përpiqem që së bashku me organet kompetente të kuptojmë si t’ia dalim dhe ta zhbllokojmë këtë situatë. Por unë do të doja që përvoja nga pandemia t’i bëjë të gjithë të kuptojnë rëndësinë e shëndetit publik, se sa është e nevojshme të rriten investimet në kërkime. Me pak fjalë, pandemia nuk mund të kalojë pa na dhënë angazhime”.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi La Repubblica

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top