Këshilla & Arsye

May 22, 2018 | 14:46

Nga Albjona Rrapaj: Adoleshentët në minimaturantë: Si t’i orientojmë?

Vështirësitë e periudhës së adoleshencës nuk janë pak të njohura. Gjatë zhvillimit individi gjendet vazhdimisht përballë sfidave të rritjes dhe zhvillimit të personalitetit. Shkëputja nga fëmijëria e bëjnë një adoleshent të ridimensionojë skemat e mendimit dhe perceptimit.

Nga Albjona Rrapaj, Psikologe Klinike

Nga Albjona Rrapaj, Psikologe Klinike

Kjo periudhë e jetës ka ngarkesa më të mëdha emocionale nga vet fakti i mungesës së konceptimit të duhur të këtyre emocioneve. Keqkuptimet në konceptim fillojnë të formojnë fiksimet e para dhe situatat vuajtëse. Ngarkesa emocionale rritet më tepër nga mungesa e komunikimit me më të rriturit. Mungesë kjo që vjen nga shumë institucione si shkolla, familja, grupi shoqëror etj.

Adoleshenti  ndjen se nuk kapërcen dot muret e ngritura nga “bota e  jashtme”. Për të ndihmuar adoleshentin të kapërcejë në mënyrë produktive fazat e vështirësitë e kësaj moshe, kryefjalë për çdo të rritur që i qëndron pranë duhet të jetë komunikimi konstruktiv dhe dëgjimi aktiv.

Adoleshenca njihet si mosha e hakmarrjeve apo vuajtjeve drejtuar përmbylljes së identitetit. Përkrah konfuzionit të ndjenjave  kjo moshë përballet me ngarkesat e dijes e të nxënit.

provimeMinimaturantët përmes provimeve të lirimit për herë të parë përballen më një sfidë të rriturish. Shumë prej tyre e përjetojnë këtë fazë me shumë ankth e stres nga frika e dështimit. Koncepti i dështimit formësohet prej të rriturve tek adoleshentët, ky koncept shpesh është i keqmësuar, gjë që çon në mbingarkesë emocionale adoleshentin. Në shkollë apo në familje, mësuesit dhe prindërit i mësojnë fëmijëve konceptet në bazë të mënyrës se si prindërit e tyre i kanë mësuar ata.

Sa efektive është kjo?

Mund të ndodh që forma të caktuara të huazuara nga prindërit të jenë efektive, por jo kur ato përçohen shabllon, por vetëm në rastet kur përshtaten me personalitetin dhe kohën jetësore të fëmijës. Komunikimi te prindërit tanë nuk ka qenë pika e fortë, prandaj është e rëndësishme të njihemi me disa rregulla kryesore të komunikimit për t’i ndihmuar adoleshentët të përballojnë sfidat në përgjithësi të moshës, e në veçanti sfidën e hershme të provimeve të lirimit. Disa rregulla po i listoj si më poshtë.

  1. Të tregojmë kujdes në përdorimin e duhur të koncepteve (p.sh: dështim, sukses, mirënjohje etj,) ndaj adoleshentit. Fakti që ai po zhvillon personalitetin, çdo gabim koncepti është një formësim i gabuar në tiparet e personalitetit të tij.
  2. Një tjetër element shumë i rëndësishëm i komunikimit është koha. Të rriturit duhet të komunikojnë me adoleshentët në kohën kur situata po ndodh, më parë ose më pas efekti i asaj çfarë duhet të përcillet bie dukshëm.
  3. Kryesor në komunikim është dëgjimi. Ai duhet të përfshijë të gjitha llojet e tij si: dëgjimin vlerësues, empatik, kritik dhe atë gjithëpërfshirës. Dëgjimi empatik luan një rol kryesor në komunikimin me adoleshentin. Ai kërkon të ndihet i kuptuar, të ndjejë se e duan dhe janë përkrah tij/saj pavarësisht rezultateve.
  4. Adoleshentët kanë problem të madh me menaxhimin e kohës, gjë që më vonë çon në “dështime” të vogla. T’i tregojmë forma të ndryshme të menaxhimit të kohës gjë që bën të mundur që adoleshenti të jetë më i përqendruar dhe të ketë më tepër “suksese”.
  5. Nëse kërkojmë të modelojmë sjellje te adoleshentët, duhet që para së gjithash mos të jemi të parët të formësojmë modele të gabuara. P.sh: nëse duam t’u reduktojmë stresin dhe ankthin, nuk mund të lejojmë shfaqje të tyre nga vet ne. Prindërit që janë vazhdimisht të stresuar modelojnë stresin si tipar sjellor te fëmijët e tyre.

Marrë nga Revista “Psikologjia” print, janar Nr. 126

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top