Psikofakt

January 21, 2020 | 8:09

Nga Denisa Daka: Ajo botë e përtejme po mbledh më të mirët ditë pas dite…!

 

Artistë e profesionistë të zotë, elita e këtij vendi, po largohen ditë pas dite prej nesh, jashtë vullnetit e pa dëshirë përveçse.

Denisa Daka, avokate

Denisa Daka, avokate

Kjo shoqëri po i zbon artistët e profesionistët e vërtetë në dhjetëra mënyra, për më shumë se dy dekada tashmë.

Artist e profesionist përkthehet në dëshpërim e halle shumë tashmë, apo mbijetesë titanike.

Në krye të vendit a konakut, të tjerë “vip-a” kanë zëvendësuar këtë racë të zgjedhur njerëzish, ndërsa ushqim për mendjen e shpirtin nuk është më një shfaqje e bukur, një libër a dialog me vlerë, por një dorë para a një biznes i sigurtë.

Në këto kohë të pakohë, panairi i kotësive po konkurron panairin e vlerave.

E si për ironi të fatit, pas largimit nga jeta të çdonjërit prej tyre, harruar krejt për së gjalli, sekush rreket të përcjellë paskëtaj memorien më të bukur.

Nekrologjitë pas vdekjes nuk kanë asnjë vlerë!

Një plejadë e tërë artistësh e profesionistësh, jetuan në kushte të vështira e diskriminuese për vite radhazi, me një pension qesharak e pa asnjë vëmendje të posaçme nga shteti, fyes për mundin e kontributin e gjatë të tyre.

E pikërisht kjo harresë e neglizhencë e paprecedentë, bëri që shumë prej korifenjve të skenës apo artit shqiptar, të largohen të dëshpëruar e me një sëmbim në zemër përtej kësaj bote të gjallësh.

Shqiptaret harrojnë shpejt. Është vend pa kujtesë ky yni, ndërsa historia do të na gjykojë një ditë të gjithëve bashkë, dhe për këtë harresë posaçërisht!

Të gjithë ata që kishin detyrim institucional e moral t’i nderonin këta kolosë, por neglizhuan këtë detyrë prioritare e njerëzore, i mëshiroj fort, e jo veç unë me siguri!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top