FB

October 8, 2022 | 8:35

Nga Ilia Larti: Vendlindja vlerë mbi vlerat ndaj ajo është vetëm “Një”

Kumtuar në: SEMINARI XVI NDËRKOMBËTAR I ALBANOLOGJISË KULTURA DHE GLOBALIZIMI

SESIONI SHKENCOR I ETNOKULTURËS DHE MEDIAS

 

Vendi im, dashuria ime më e madhe

Atdhedashuria është një ndjenjë e pastër shpirtërore që gjendet thellë në natyrën e çdo njeriu. Vendi ku lind ai, ku hap sytë, loz me dheun e tij, rritet nga ushqimet që nxjerr ai dhé, kalon stinët e jetës bashkë me ato të vendit, për të ai bëhet si nënë dhe natyrisht, dashuria ndaj tij shkrihet në gjakun e tij. Nëse atdhedashuria shfaqet në formën e duhur te njeriu, ajo mund të kultivojë tek ai vlera e virtyte të larta, e të kontribuojë për mbarësinë, jo vetëm të kombit, por të gjithë njerëzimit.

ilia-lartiNga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr, Ilia S.Larti

Por, a lind vetvetiu dashuria ndaj atdheut në natyrën e njeriut apo i paraprin asaj diçka?! Çfarë është atdheu për dikë?, dhe, çka është ajo që i bën njerëzit ta duan atdheun? Atdheu, në radhë të parë, është pasuri, pasuri që duhet ruajtur. E ajo pasuri është e gjithanshme: familje, gjuhë, veshje, kulturë etj. Që të gjitha këto formojnë vlerë, e cila lind një dashuri të natyrshme ndaj atdheut. Kush më pak e kush më shumë orientohet nga resurset që e mbushin zemrën e tij për dashuri e besnikëri ndaj atdheut.

Vendlindja është vendi ku njeriu lind rritet, vendi ku njeriu në ecurinë e jetës tij merr mësimet e fëmijërisë, ku jeton çdo çast sa me gëzime por edhe me hidhërimet. Në vendlindje, njeriu nis jetën aktive, duke hedhur hapin e parë dhe nis rrugën e jetesës. Vendlindja është toka e shenjtë, ku çdo pjesë e saj i kujton njeriut origjinën e tij.

Vendlindja ime Korça rri e veshur është veshur me të katër ngjyrat sipas stinëve, si e gjelbra që mbizotëron në pranverë dhe verë, në vjeshtë verdhon dhe në dimër bardhon. Lulet janë të pranishme dhe pushtojnë çdo pjesë të qytetit tim të lulëzuar është bukur t’i shohësh. Malet përcjellin pastërtinë e malit e tyre në maksimum. Me një fjalë çdo gjë është e hijshme madje dhe e magjishme, pra çdo pjesë e vendlindjes time është e bukur e shëndetshme që të jep gëzim e optimizëm.

01

Gjëja më e shtrenjtë! Vendi ku u lindëm e u rritëm, ku morëm mësimet e fëmijërisë, ku jetuam gëzimet dhe hidhërimet tona. Aty u formuam, hodhëm hapat e parë dhe nisëm rrugën e jetës… Vendlindja është toka, janë malet, shkëmbinjtë, fushat, lumenjtë, pemët, lulet etje. që në çdo moment na kujtojnë origjinën tonë. Trimëria dhe Lavdia e të parëve tanë, për t`i mbrojtur dhe lartësuar, nëpërmjet zhvillimeve ekonomiko-shoqërore dhe kulturore, Këto arritje dhe vijës së sjelljes nga viti në vit, nga një degë në tjetrën, nga shekulli në shekull, përcjellin vëmendje dhe dashuri, duke u bërë dritë për pasardhësit! Kjo si për sot dhe për nesër është thirrja mëse e kohës për të njohur dhe vlerësuar Vendlindjen, si dhe mos harruar kushtrimin e të parëve për të dashur atdheun.

 

A.Të njohim edhe më mirë konceptualitetin për Atdheun

Duaje atdheun, si shqipja folenë!

Atdheu është vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë vendi, ku banon prej kohësh një popull a një komb, mëmëdhe. Pra, vendi ku jeton dikush për një kohë të gjatë dhe e ndien veten si në vendin e vet. (fj. u.). Vendi ku lind e zhvillohet diçka për herë të parë, vendi prej nga buron a vjen diçka;).

a/1.Atdhetar – Ai që e do atdheun e popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ai që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit të vet; që mbron me vetëmohim interesat e vendit të vet, duke qenë patriot; që shpreh dashuri për atdheun ose që frymëzohet nga dashuria për vendin e lindjes, që mbron me qëndrim patriotik.

a/2. Atdhetari – Dashuria për atdheun e për popullin e vet dhe gatishmëria për tu shërbyer atyre me besnikëri, ndjenja e detyrës për të mbrojtur me vetëmohim interesat e vendit e të popullit të vet, me patriotizëm.

Rilindasit u përpoqën shumë t’i bindnin shqiptarët se nuk duhet të turpëroheshin nga vendi i tyre. Atdheu i tyre ishte i bukur, gjuha e tyre ishte madhështore, ajo renditej në një prej 6 gjuhëve themelore të Evropës dhe një nga 10-12 gjuhët themelore të Botës. Shqiptarët ishin e janë racë e bukur trupërisht dhe tepër të aftë mendërisht, se kishin e kanë histori të shkëlqyer, dhe se gjëmat kombëtare nuk ishin një arsye për t’u ftohur me Atdheun, por përkundrazi, për tu afruar më fort rreth tij. Aksioni i tyre për zgjimin e Shqipërisë ishte më i madh dhe më i gjëri si një aksion kulturor në krejt historinë tonë shqiptare. Rrallë herë emërtimi i një lëvizje përkonte plotësisht me qëllimin e saj, ashtu si në rastin e Rilindjes Shqiptare. Në të vërtetë ishte Rilindja Kombëtare që Rilindi Shqipërinë, ishte ajo që lindi dhe që shtroi rrugën për Shqipërinë moderne.

03

Atdheu – kjo fjalë e shenjtë e cila për çdo person ka kuptimin e vet të veçantë. Duke menduar për Atdheun, njerëzit kujtojnë vendin e mrekullueshëm dhe të madh në të cilin kanë lindur dhe rritur.

Çdo qytetar është i detyruar të njohë dhe respektojë vendin e tij. Mbi të gjitha, ai është një simbol i pavarësisë së shtetit dhe identitetit të tij. Edhe ata njerëz, të cilët, për arsye të ndryshme, janë të detyruar të komunikojnë në një gjuhë të huaj çdo ditë, përsëri duhet të flasin rrjedhshëm gjuhën e tyre amtare dhe të mos e harrojnë atë. Gjithashtu e rëndësishme është njohja e historisë dhe kulturës së vendit të tyre nga ana e qytetarëve.

Dashuria për Atdheun është në zemrën e secilit prej nesh. Dashuria për Atdheun lind te ne gradualisht, madje edhe në fëmijëri na kapin përshtypjet e natyrës përreth nesh. Mbi të gjitha, gjithçka fillon me një fill të hollë bari, me një shpërndarje të luleve që pastrojnë gjithçka, që fillon dhe ecën me një vetëdije gjithë bindje për Atdheut tonë të bukur e plot dashuri. Çdo ditë mësonim e mësojmë diçka të re, ku merrnim e marrim frymë duke futur në qenien tonë ajrin e pastër si pjesë e botës sonë të vogël të quajtur “Mëmëdhe”.

Atdheu, para së gjithash, është vendi ku kemi lindur dhe kemi thënë fjalën e parë, nënë, baba, vendi ku kemi bërë miq të rinj dhe jemi miqësuar me ta, vendi me të cilin jemi lidhur me kujtime të mrekullueshme dhe të paharrueshme.

Dashuria për Atdheun është e pastër dhe vetëmohuese. Ajo nuk nënkupton ndonjë fantazi, ajo është e ngjashme me dashurinë për nënën dhe familjen e saj. Ne nuk i zgjedhim prindërit, por i konsiderojmë ata si njerëzit më të mirë, më të dashur në të gjithë botën. Thelbi i vërtetë i patriotizmit është- të jesh një bir besnik i vendit tënd, Atdheut tënd. Dashuria për Atdheun është pjesëmarrja në të tashmen dhe të ardhmen e saj, është gjithnjë në kërkim të mënyrave për të përmirësuar në vazhdimësi dashurinë për vendin ku ke lindur.

Unë kam mendimin tim se, atdheu është një nga vlerat më të mëdha të jetës tonë. Ne kemi një vend ku kemi lindur, dhe për të është detyra jonë morale ta duam dhe ta mbrojmë atë në mënyrë që t’ua kalojmë atë pasardhësve tanë, së bashku me dashurinë për të.

Së pari, Mëmëdheu nuk është vetëm vendi ku keni lindur, por edhe pasuria shpirtërore e njerëzve: gjuha, kultura, mentaliteti, traditat dhe zakonet. Në çdo familje që janë të e vetëdijshme për këto vlera, luhen këngë popullore, organizohen festa dhe në to mbretëron fryma kombëtare. Njerëzit përpiqen të njohin vendin e tyre, duke vizituar, e pikturuar jo vetëm vendet e bukura, por edhe çdo cep të tij.

Së dyti, edhe nëse një person jeton jashtë vendit, larg vendit në të cilin ka lindur dhe rritur me dashurinë për Atdheun…. Ai, do të jetojë gjithmonë në zemrën e tij. Në vendet ku ka një diasporë të madhe të njerëzve tanë, njerëzit bashkohen për të mbështetur traditat e tyre amtare.

04

Fatkeqësisht, sot ka shumë njerëz që e konsiderojnë veten patriotë, por nuk bëjnë asgjë për të përmirësuar jetën në vendin tonë. Patriotizmi nuk është thjesht dashuri për Atdheun, por edhe gatishmëri për tu ngritur në këmbë për të, për të sakrifikuar gjithçka për mirëqenien e popullit të tij.

Kështu, Mëmëdheu është dhurata më e vlefshme e popullit tonë. Më vjen mirë që kam lindur në atdheun më të shenjtë-Shqipëri një vend i veçantë (parë nga ana historike-Skënderbeu, Ismail Qemali, vëllezërit Frashëri, e shenjtëruara nënë Tereza e mjaft të tjerë), krenohem për trimëritë në shekuj të shqiptarëve, që nuk lejuan shpërbërjen e trojeve, gjuhës, traditave, zakoneve-mikpritjes, besës etj, ndaj ndjej kënaqësi dhe dashuri pa kufi për atdheun, vendlindjen dhe mbarë kombin tonë.

Atdheu qëndron mbi njerëzit që besojnë në të dhe e duan sinqerisht. Atdheu është kështjella që ne përpiqemi ta mbrojmë. Ky është vendi që na tërheqin, larg të cilit është e vështirë të jetohet. Mëmëdheu është një vend ku kthehemi me gëzim dhe krenari. Dhe ndërsa ne jemi krenarë për Atdheun tonë, ajo do të jetë shtëpia jonë.

Konkretisht mendoj se, çdo qytetar duhet të njohë historinë, traditat e popullit të tij. Të duash dhe respektosh prindërit, të afërmit, njerëzit me nivel profesional, vlera intelektuale që i venë në shërbim të shoqërisë. Të bësh vepra të mira, të jesh aktiv në shërbim të shoqërisë duke ju referuar shtetit ligjor, shtetit demokratik, dhe mbrojtjes së lirive dhe drejtave të qytetarëve. Në këtë kontekst duhet ushtruar dhe angazhimi në mënyrë aktive për kujdesin sa më të mirë për natyrën. Nëse dikush nuk e kupton pse duhet ta dojë Atdheun,..!!?? Atëherë, tu shpjegohet thjesht atyre. me sa shumë zell dhe me sa më shumë dashuri çështjen dhe vlerat atdhetare.

Poezi nga Naim Frashëri

ATDHEU

O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka Më je nënë, më je motër, më je vlla. Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je, Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé. …………………………………….

Poezi nga Andon Z. Çajupi

MËMËDHEU

Mëmëdhe quhetë toka ku më ka rënurë koka, ku kam dashur mëm’e atë, ku më njeh dhe gur’ i thatë ku kam pasurë shtëpinë, ………………………….

ku kam folur gjuhën time, ku kam fis e ku kam farë, ku kam qeshur, ku kam qarë, ku rroj me gas e me shpresë, ……………………………..

 

* Përjetimi sa më qartazi i vendlindjes

Vendlindja është vetëm një, si – NËNA.

Vendlindje – Vendi ku ka lindur dikush.!?

Kuptimin për vendlindjen përveç rilindasve tanë me mjaft koncizitet e marrim dhe te vepra e Rexhep Qoses -“Panteoni i Rralluar”.

Vendlindja, në përmbajtjen e saj ka në thelb, sa dhe në mënyrë bazike: nënën, babanë, vëllezërit, motrat, shokët dhe shoqet e shkollës, mësuesit, lagjen, fshatin, qytezën apo qyteti, nëpër të cilët dalin me prindërit apo moshatarët. Më vonë, kur në pasqyrë të kërkojnë provën e personalitetit të vet, djali apo vajza, nipi apo mbesa do të mësojnë se bota është diçka më e madhe se vendlindja dhe me buzëqeshjen e habisë së tyre do të përkujtojnë naivitetin e miturisë së tyre. Me formimin e bindjeve etike, morale, ideologjike, politike dhe filozofike njeriu mëson, njëkohësisht, dhe kupton qartazi, se të gjithë njerëzit e gjakut dhe të gjuhës së tij i ka vëllezër e motra dhe arrin të bindet se ka arsye t’i dashurojë si Vendlindjen dhe Atdheun.

Vendlindja ime është vendi ku unë u linda e u rrita, vendi ku mora mësimet e fëmijërisë, ku jetova çdo çast me gëzime dhe hidhërimet e mija. Aty unë hodha hapin e parë dhe nisa rrugën e jetesës. Vendlindja është tokë e shenjtë, ku çdo pjesë e saj më kujton origjinën time. Tani jemi në një stinë (vjeshta), ku ajo nxjerr në pah çdo pjesë ose bukuri të vendit tim dhe kjo stinë po e zbukuron vendlindjen time. Tani vendlindja ime është veshur me një këmishëzë të gjelbër. Përveç luleve që kanë pushtuar çdo pjesë të vendlindjes time, freskia dhe flladi mbushin çdo hapësirë të çdo fshati, qyteze, qyteti, krahine e më gjerë. Malet kanë mugulluar dhe pastërtia e malit është në maksimum. Me një fjalë çdo gjë është në rregull, sa dhe mahnitëse. Çdo pjesë e vendit tim është shumë i bukur. Ndaj duhet ta duam, ta dashurojmë, ta mbrojmë por edhe ta shijojmë sa më shumë.

Para se të shkruaja tekstin:”Vendlindja ime”, “Korça dhe Devolli”, kl.5-ta (Për Shtëpinë Botuese “ERIK”,), bëra mjaft takime me mësues dhe nxënës, prindër, historian dhe ekspertë të kësaj fushe. Mora shumë motive që ta shkruaja me kujdes këtë teks.

05

Kur i pyeta nxënësit: A ju flasin prindërit për dashurinë ndaj atdheut, vendlindjes, historisë së lavdishme të vendit e kombit tonë?”, reagimet e tyre ishin befasuese ku lexohej çudia dhe habia duke u shprehur- “pse është e nevojshme që të njohim vendlindjen !?”.

Si ka mundësi, që asnjë nuk mendon se të edukosh një fëmijë, nuk do të thotë që t’i përballësh jetën e të rriturit me vështirësitë e hallet, papunësinë e korrupsionin, por duhet t’i mësosh gjërat kryesore që janë dashuria dhe respekti për familjen dhe vendlindjen, t’i mësosh rrënjët e tij, historinë për të ditur se kush është ai, nga vjen, jo thjesht si prejardhje e pemës gjenealogjike, por dhe mijëvjeçarët që ai ka në genet e tij. Krenaria që ne shqiptarët dikur e kishim si virtyt, sot nga disa është kthyer në një mos përfillje dhe hundëpërpjetësi, një e metë që mund të përkthehet në çdo gjuhë të botës sot si një humbje e vlerave sa qytetare, kulturore, patriotike dhe social-shoqërore. Më herët kjo nuk ndodhte sepse krenaria e dikurshme ishte një ndjenjë e thellë dhe tepër e brendshme, kur shqiptari asgjë mund të mos kishte, por në sytë e tij lexohej krenaria e origjinës dhe e jetës që kishte bërë.

Më kanë prekur thellë fjalët e një shqiptari (Koto Hoxhi), që luftoi në vitet e Lidhjes së Prizrenit për pavarësinë e vendit dhe u mbyll në ferrin e burgjeve turke. Edhe në ato kushte të mjerueshme brenda në burg, ai qëndronte dhe mbahej me fjalët: “Koka ime është në duart e Madhërisë; shpirti im i takon Perëndisë, mirëpo nderi është i imi!” [marrë nga libri i jetës së Sevasti Qiriazit]. Njeriu rron për nder, për një fytyrë, për një emër. Të gjithë duhet tu mësojnë këtë gjë fëmijëve të tyre. Si mund të bëhet më i mirë ky vend, nëse ne nuk kemi mbjellë farën e duhur sot?! Nëse ne nuk i ushqejmë fëmijët tanë me gjëra të mira, si mund të mendojmë se vendlindja do të bëhet edhe më e mirë?!

Sa herë takoj prindër nxënësish (sidomos pasi bëra në disa shkolla 9-të vjeçare testin në kryeqytet (Tiranë)- për të zbuluar dhuntitë dhe talentin e nxënësve që ishin me rezultate shumë të mira dhe të shkëlqyera), më pyesnin: e… si doli djali im apo vajza ime!? Unë përgjigjesha (nisur nga rezultati): Se kishte një fëmijë shumë të mirë, dhe mjaft kërkues e me sedër. Në këtë konteks, më dukej më tepër e rëndësishme njeriu, pastaj nxënësi. Po ky njeri mund të bëhet akoma dhe më i mirë kur brumoset edhe me dashurinë për vendin, vendlindjen e tij. Prandaj dhe them, që gjëja që më shumë duhet t’u themi fëmijëve tanë, është dashuria për vendin, për atdheun, për kombin. Dhe pse këto fjalë sot na duken si fjalë që mezi thuhen, si fjalë e vjetër, si fjalë librash, mund t’i ç’pluhurosim e të kuptojmë shenjtërinë e tyre dhe të pranojmë se çdo gjë nis e vjen që aty. Një njeri pa rrënjë nuk jep fryte. Rrënjët ne i kemi në atdhe, në atë vend ku kemi lindur e jemi rritur.

Në këtë kontekst cilësojmë se: Thelbi i historisë është se – nuk ka asgjë më të dashur për një person sesa vendlindja e tij. Historia gjithashtu, na mëson se jeta e dobishme për njerëzit përreth dhe për gjithë shoqërinë, na mëson dhe kujton se çdo person mund të promovojë dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj vendit të tij të lindjes i cili për këtë duhet të nderohet dhe respektohet në çdo ambient të trajtimeve historike dhe shoqërore.

nxenes-shkolla

C.* Ju sjell së afërmi të disa momente nga vendlindja ime, Korça

Vendlindja ime është vendi ku jam gatuar dhe jam bërë ky që jam…!

Vendlindja, është fjala që më sjell menjëherë ndërmend vendbanimin tim të bukur Korçën. Vendi ku kam mësuar të flas dhe të hedh hapat e para drejt një të ardhmeje të gjatë. Edhe nëse udhëtoj jashtë atdheut tim – malli për të nuk më venitet, madje ndodh e kundërta malli im për të sa vjen dhe rritet më shumë. Korça është shtëpia ime, është si një nënë e dytë për mua. Prandaj asnjëherë mos e harroni atdheun tuaj, dhe kurrë mos flisni keq për të.

korca_02

Është emocion i veçantë të flasësh për vendlindjen tënde. Në çdo fjalë në çdo shkronjë për të më vijnë në mendje shumë kujtime…. Bukuritë e qytetit të Korçës nuk janë pak, ato janë shumë sa nuk numërohen dot… Bukuritë e saj të bëjnë për vete, dhe të nguliten në mendje për t’i mos harruar asnjëherë…Dhe në qoftë se ndodhesh larg ato të ftojnë që t’u shkosh pranë. Zona e Korçës e ndodhur në truallin historik të ilirëve dhe është banuar që nga mijëvjeçari i katërt p.e.s. Epoka e Bakrit zgjati nga mijëvjeçari i tretë deri në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. Deri në vitin 650 p.e.s. fushëgropa e Korçës udhëhiqej nga një dinasti e Mbretërisë ilire, ndërkohë pas vitit 650 u udhëhoq nga një dinasti Kaone. Gjatë kësaj periudhe zona banohej më së shumti nga fise Kaone dhe Molose. Gërmimet arkeologjike rreth qytetit të Korçës kanë zbuluar një arkivol të shekullit II e.s. i cili tregon të gdhendur figurën e dy farkëtarëve ilirë duke punuar hekurin në kudhër. Vlen të përmendet Tuma e Kamenicës, fakt që tregon banimin e kësaj zone në epokën e bakrit. Rreth Korçës ndodhen qendra shume te hershme si: Kamenica në komunën Mollaj të rrethit të Korçës, Podgoria, Maliqi dhe Devolli.

Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qenë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbëjnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.

Korça si qytet dhe rrethi i saj shquhen për objektet dhe mjediset e veçanta me vlera të larta turistike. Në Korçë ka fushë të gjerë veprimi turizmi kulturor, ekologjik, malor etj. Në Korçë ndodhen Muzeu i Artit Mesjetar Shqiptar dhe Muzeu i Arsimit Kombëtar, Shtëpitë muze të piktorit me famë Vangjush Mio dhe atdhetarit të shquar Themistokli Gërmenji. Shkolla e vashave e të tjera.

06

KORÇËN e kanë quajtur: Qyteti i serenatave, Qyteti i dashurisë, Qyteti i Artit, Qyteti i birrës, Vendi i kërnackave, Parisi i Vogël, e po të kërkosh, gjen plot epitete të tjera që cilësojnë vlerat e saj por edhe karakteristikat se përse duhet vizituar një qytet si Korça. E hapur qysh herët me botën, drejt perëndimit (shumë korçarë emigruan herët ne Amerikë, por edhe shumë atdhetarë e intelektualë më herët, në Turqi e Ballkan), Korça është një qytet i qeshur e plot jetë, që të fton në çdo stinë të vizitosh rrugët e saj karakteristike, të mësosh për kulturën dhe historinë e saj, të kuptosh pse shumë atdhetarë që sot mbushin faqet e historisë së kombit, ishin pikërisht nga Korça. Por edhe për të pirrë një birrë me “kërnacka”, do të ndjesh po aq kënaqësi e mikpritje, sepse kudo që të shkosh nëpër qytet e në të gjitha fshatrat e tij, gjëja e parë me të cilën do të takohesh, është pikërisht mikpritja e korçarëve…

Ekoturizmi është një fushë me interes të veçantë për të apasionuarit e natyrës së bukur korçare. Ky është një qytet gazmor e magjik, që me serenatat e tij është bërë i njohur në të gjithë botën.

Në qytetin e bukur të Korçës kam kaluar një fëmijëri mjaft mbresëlënëse. Aty hodha hapat e para, mbarova shkollën nga – klasa e parë deri tek klasa e 12-të e shkollës së mesme. Është një qytet i rrethuar nga male të gjelbëruar. Mali i “Moravës” i jep një bukuri të rrallë, gjithë freski dhe pastërti.

Vendlindja ime Korça ka tradita dhe zakone të veçanta, rrugë të shtruara me kalldrëm dhe shtëpi të rrethuara me kangjella. Djemtë këndojnë serenata të bukura, vajzave që i ndjekin nga ballkonet gjithë kënaqësi.

Korça për çdo stinë shfaq bukuritë e saj. Stina e pranverës e bën Korçën të duket si një mrekulli e vërtetë ku të gjitha pemët, lulet lulëzojnë dhe gjelbërimi vesh qytetin si një nuse e re, e ngado ndjehet dhe shijohet era e këndshme e luleve, ky ambient i këndshëm i bën qytetarë të buzëqeshur dhe të gëzuar.

Stina e dimrit sado e acartë të jetë Korçën e vesh hijshëm si një nuse me fustan të bardhë. Korçarët, e shijojnë këtë stinë të shëndetshme, duke bërë xhiro pasdite, bulevardit kryesor, por edhe duke vozitur nëpër rrugicat që përshkruajnë parkun “Rinia”. Për mua Korça është djepi i arsimit, kulturës, qytetërimit, bukurisë, serenatave dhe mikpritjes. Është pika ku unë nisa gjithë këtë rrugëtim aspak të lehtë. Sa do kohë të kalojë Korça do të ketë një vend special në zemrën time.

 

4.*Përmbledhje, Rekomandime

4/1.Përmbledhje

Vendlindja ime është drita e shpresës vendlindje ndodhen rrënjët e të parëve tanë. Kështu që nëse dikush mundohet ta mohojë atdheun, e ka të kotë ai veç zhvlerëson veten. Atdheu na ka bërë këta që jemi. Ndoshta për disa (të paktë në numër), dhe sidomos për disa të rinj, atdheu dhe lidhjet që kemi ne me të mund të duket një koncept i vjetruar. Por unë ju them se ju nuk e kini idenë se sa e fortë, sa emocionuese dhe sa ndjenja krenarie të jep lidhja me vendlindjen. Nuk e merrni dot me mend se ai që do vendlindjen, atdheun, kombin, gjuhën, zakonet, traditat, kur ndodhet larg se sa shumë do të digjte nga malli për vendlindjen. Një atdhetar…Shpirtin dhe zemrën e ka atje, tek malet, fushat, lumenjtë, pyjet, këngët dhe vallet etje. Kështu ka ndodhur e ndodh me shumë emigrantë që kanë ardhur në atdhe. Pra, kjo është ajo që e bën atdheun, kombin, vendlindjen kaq të veçantë.

Në mënyrë që vendi të lulëzojë, është e nevojshme të kryhet një punë sistematike për të futur në brezin në rritje një ndjenjë të patriotizmit. Ndjenja e dashurisë për vendlindjen është një cilësi që duhet të rritet, duke filluar punën sistematike nga një moshë parashkollore më e re.

Dashuria për vendlindjen, lind që nga fëmijëria e hershme. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje edukimit me ndjenjën për vendlindjen, nga parashkollorët e më tej. Gjatë shëtitjeve, mësuesi duhet t`ju tregojnë fëmijëve se si të ndihmojnë ecurinë e jetës së tyre veç të tjerave dhe për të njohur historinë e vendit dhe vendlindjeve të tyre, sikurse dhe për t`ju kultivuar dashurinë për- prindërit, të afërmit, shoqërinë, edukatorët tje, por dhe duke ju kultivuar, qëndrimin dhe dashurinë ndaj luleve, pemëve e deri te shkurret, në këtë mënyrë ndodh realisht dhe natyrshëm që të lindë dashuria e vërtetë për atdheun e tyre të vogël.

4/2.Rekomandime

Dashuria për Atdheun duhet të kultivohet gjithmonë dhe s’është e mjaftueshme asnjëherë. Nderimi i sotëm dhe dashuria për të është nderim për të kaluarën, për familjen, për gjithë ata që ranë për lirinë e vendit. Ne krenohemi me vendin që për herë të parë na panë sytë në këtë jetë, me tokën në të cilën mbështetëm kokën dhe shtrimë, trupin, në vendin e stërgjyshërve e baballarëve tanë. Por, dashuria për atdheun duhet të jetë më e madhe se etja për fitim, duhet të jetë më e madhe se ambiciet personale, apo interesat e ulëta individuale. Nuk duhet të pyesim se çdo të bëjë atdheu për ne, por se çfarë ne do të bëjmë për të?

Ndjenja e dashurisë për vendlindjen është një cilësi që duhet të rritet, duke filluar punën sistematike nga një moshë parashkollore pra më e re. Brezi ynë duhet që të ketë më shumë respekt dhe të vlerësojë në maksimum kontributin e rilindësve dhe të parëve tanë. Nëse ne jemi shqiptarë që flasim shqip dhe kemi një flamur kuq e zi, kjo është falë tyre. Në ditët e sotme,shqiptarët jetojnë të ndarë dhe të shpërndarë. Unë e konsideroj fyerje antikombëtare që të krijojmë diferencime mes shqiptarësh. Qoftë kosovar,maqedonas, ortodoksë, katolikë, myslimanë, të gjithëve gjak shqiptari ju rrjedh. Sot, Shqipëria është një shtet që po e lodh tranzicioni i gjatë nga ana ekonomike, shoqërore me problematika të mëdha, përsa i përket ritmeve të rritjes së mirëqenies dhe stabilizimit ekonomik. Në këtë kontekst, që të gjithë neve intelektualëve, mësimdhënësve etj, na del për detyrë, që mund të kontribuojmë që Shqipëria dhe kudo që jetojnë shqiptarë si bashkëkombës, të jetë një vend edhe më i mirë, që populli shqiptar dhe vëllezërit e tyre të një gjaku, për rreth kufirit të saj, të jenë më të lumtur dhe në harmoni të plotë. Duke punuar fort për të ardhmen e kombit. Duke i sjellë prosperitet në vazhdim. Dhe duke ushqyer brezat që do vijnë me ndjenjën e atdhedashurisë dhe të patriotizmit.

Çdo qytetar është i detyruar të njohë dhe respektojë vendin e tij. Mbi të gjitha, ai është një simbol i pavarësisë së shtetit, identitetit të tij. Edhe ata njerëz, të cilët, për arsye të ndryshme, janë të detyruar të komunikojnë në një gjuhë të huaj çdo ditë, përsëri duhet të flasin rrjedhshëm gjuhën e tyre amtare dhe të mos e harrojnë atë. Ju adoleshentë, të rinj është mëse e rëndësishme që të njihni historinë dhe kulturën e vendit tuaj.

Unë ju këshilloj që ta doni dhe kontribuoni për atdheun dhe vendlindjen tuaj, kurrë mos e shani dhe t’i ktheni shpinën!

Për atdheun mund të shkruash gjithë jetën tënde, por përsëri kjo do të ishte pak. Nuk mjafton vetëm ta duash atë, por edhe të punosh e luftosh për të.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top