Në fokus

May 5, 2018 | 9:27

Nga Reti Duka / Puna sociale, funksioni e ushtrimi i aktivitetit i punonjësve socialë

Puna sociale lindi dhe u zhvillua historikisht bashkë me njerëzimin. Si domosdoshmëri jetike për njerëzit në nevojë që në kohët e lashta, por edhe në ditët e sotme ndihmonin (ndihmojnë) njëri-tjetrin. Republika e Austrisë është një shtet i ndarë ose i përbërë prej 9 kantonesh me 8.3 milionë banorë. Shoqëria austriake është një shoqëri në plakje. Sipas statistikave, lindjet janë reduktuar dhe jetëgjatësia është rritur. Një nga specifikat që e dallon shtetin austriak nga vendet e tjera të Europës përveç bukurisë natyrore, standardit të lartë të jetesës, është edhe funksionimi i sistemit social, i cili është i strukturuar dhe i organizuar me ligj në çdo kanton.

Reti Duka, punonjëse Sociale, Graz, Austri

Reti Duka, punonjëse Sociale, Graz, Austri

Puna sociale është një disiplinë interdisiplinare, e shumëllojshme e cila lidhet me disa fusha profesionesh si me psikologjinë, mjekësinë dhe pedagogjinë. Por roli dhe detyrat kryesore të punonjësve sociale janë të përqendruara te: Njerëzit në nevojë. Kur flitet për njerëz në nevojë, mendimi i parë të shkon te shtresa e varfër apo e pashkolluar e shoqërisë. Nuk është aspak kështu. Nevojat e njerëzve janë të ndryshme, duke filluar që nga ndihmës psikologjikë, terapi të ndryshme, probleme me edukimin e fëmijëve, gra që rrisin fëmijët vetëm, gra dhe vajza të dhunuara apo meshkuj. Pra, gjithë sistemin social të shoqërisë.

Punonjësit socialë punojnë konkretisht me fëmijë, të rinj e të reja, me familjet, me njerëz të moshuar, me njerëz që për shembull, jetojnë në varfëri, janë të papunë, kanë humbur banesën si pasojë e mospagesës së qirasë apo humbje të natyrës financiare, të dënuar apo ish-të dënuar (rehabilitimin e tyre), por edhe me familje akademike që kanë nevojë për ndihmë për problematika të ndryshme me fëmijët e tyre.

Pra e thënë në një fjali të vetme: Punë sociale siç e percepton edhe vetë profesioni. Zyrat e punonjësve socialë gjenden brenda Bashkive të çdo qyteti. 3 drejtimet kryesore në të cilat përfshihen punonjësit socialë janë: Dega për fëmijët dhe të rinjtë: Këtu ata organizojnë aktivitete të ndryshme të cilat u sugjerohen të rinjve, duke filluar që nga qendrat për kalimin e kohës e së lirë, aktivitete kulturore, sportive si dhe qendra këshillimi. Përkrahin, mbështesin familje me vështirësi financiare, por edhe janë përgjegjës për edukimin e fëmijëve, mbarëvajtjen në mësime, përmirësimin e sjelljes e shumë e shumë problematika të tjera.

Punonjësit sociale intervenojnë dhe ndërmarrin masa mbështetëse sidomos në edukimin apo riedukimin e të rinjve dhe fëmijëve. Në raste specifike, të vështira punonjësi social koordinon dhe punëson në këto familje përfshirë psikologë, pedagogë apo studentë të këtyre fushave.

Ky personel punon direkt në familje me disa orë të përcaktuara në kontratë me të rinjtë dhe paralel me prindërit si mbështetje e jashtme për përmirësimin e situatës familjare. Format dhe metodikat e punës direkt në familje sipas kësaj skeme janë shumë të suksesshme. Sepse personat që hyjnë direkt në familje fusin metodika të reja në edukimin e fëmijëve, por edhe përmirësojnë sjelljen e prindërve ndaj fëmijëve të tyre. I gjithë ky shërbim për prindërit është falas.

Kjo metodë direkte preventivi është dhe një nga metodikat e suksesshme edhe për familjet me prejardhje të huaja, pra jo austriake në kornizën e integrimit të tyre në shoqërinë, kulturën dhe sistemin austriak. Kjo lloj metodike është e suksesshme nëse intervenohet te fëmijët prej moshës 8 deri në 14 vjeç. Por ndihmësit e punonjësve socialë punojnë edhe me të rinj apo të reja deri në moshën 18 vjeç.

  • Punonjësit socialë janë prezent me punën e tyre edhe te grupet e njerëzve të rritur që kanë vese dhe janë të varur ndaj lojërave të fatit, alkoolit, drogës. Edhe në këtë kategori ata koordinojnë mospagnojnë punën mes qendrave rehabilituese dhe punës direkte me personin në nevojë, duke punësuar me kontratë shoqata apo qendra të ndryshme terapie, psikologë, pedagogë etj.
  • Punonjësit socialë ndihmojnë pothuajse të gjithë njerëzit në nevojë si p.sh: Plotësim formularësh, gjetjen e një banese më pak të kushtueshme, përllogarisin dhe i parashtrojnë Bashkisë dokumentacionin përkatës për dhënien e ndihmës financiare në kuotë mujore e shumë aspekte të kësaj natyre. Fluksi i punës për një punonjës social është shumë i lartë.
  • Një punonjës social kanë mbështetje sociale gati 100 familje të ndara sipas lagjeve apo zonave të vendbanimit. Por për raste të veçanta, ata punësojnë ndihmësit që përmenda më sipër.

Besoj dhe shpresoj që nëpërmjet këtij shkrimi kjo metodikë pune të përshtatet edhe në Shqipëri, sepse një punonjës i vetëm social nuk mund të ketë sukses me një fluks të madh nevojash të njerëzve në nevojë pa infiltruar dhe futur në marrëdhënie pune ndihmësin social.

  • Karakteristikat për ushtrimin e profesionit të punonjësve socialë përfshijnë këto fusha: mbikëqyrjen, udhëheqjen, kualifikimet postuniversitare, qendrat këshilluese, këshillimin, organizimin, supervizione, terapi sociale.

Si përfundim, sipas përvojës sime dhe mendimit tim them se: Një shoqëri e inkuadruar në strukturat shtetërore, duke instaluar punën sociale sipas modelit austriak në Shqipëri do të ulte ndjeshëm dukuritë negative që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare. Pa krijuar një strukturë të fortë edhe pse e kushtueshme, nuk mund të flasim për shoqëri të zhvilluar, të emancipuar apo çfarë është më e rëndësishmja, për realitetin shqiptar, nuk mund të zbutet pabarazia sociale si dhe ndarja e shoqërisë në dy kategori: Të pasur dhe të varfër.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 124

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top