FB

December 17, 2022 | 8:44

Niveli i ulët gjuhësor tek adoleshentët i bën ata pre e problemeve dhe e grupeve problematike

 Periudha e rritjes dhe zhvillimit, e cila njihet si adoleshenca, fillon midis moshës 11-12 vjeç dhe vazhdon deri ne 18-21 vjeç (në Europën perëndimore). Gjatë kësaj periudhe ndodhin ndryshime te rëndësishme psikologjike, emocionale, social dhe edukative. Në këtë fazë të jetës gjuha ose merr zhvillim dhe pasurohet ose nuk ndryshon dhe mbetet e varfër. Ndryshimet në gjuhë janë të lidhura dhe të ndikuara nga ambienti ku adoleshenti zhvillohet.

aKur adoleshenti përdor gjuhë të varfër, ai është pre e risqeve të ambientit ku bën pjesë. Gjithashtu studimet tregojnë që problemet gjuhësore, ndikojnë në marrëdhëniet akademike, profesionale apo sociale. Adoleshentët me probleme gjuhësore zakonisht kanë rezultate të ulta në shkollë dhe kjo kuptohet fare lehtë, pasi aftësitë gjuhësore e ndihmojnë adoleshentin të rrisë ose jo aftësitë akademike.

Adoleshentë me probleme gjuhësore kanë vështirësi si në letërsinë po ashtu edhe në matematikë. Problemet socio-emocionale janë një tjetër problem shumë i madh për adoleshentët me problem gjuhësore. Këto probleme janë vërejtur tek vështirësia që kanë këta adoleshentë për të mbajtur të qëndrueshme marrëdhëniet me të tjerët. Ka disa tregues, të cilat lënë të kuptosh vështirësinë e tyre me rregullatorin e emocioneve, si p.sh, aftësitë psiko-sociale të cilat afektojnë marrëdhëniet personale, e cila i çon në ulje të stigmës për veten.

Në një studim të bërë për problemet e sjelljes, u konstatua se këta adoleshentë kanë tendencën të kenë vështirësi në marrëdhënie me moshatarët dhe sidomos në aftësinë për të patur dhe mbajtur shokë. Ndërsa në një grup tjetër të studiuar me adoleshentë, u konstatua diferenca ndërmjet adoleshentëve me aftësi gjuhësore shumë të mira, që në fëmijërinë e hershme dhe ata me probleme gjuhësore. Këta të fundit braktisnin shkollën për arsye të sjelljes së keqe.

Pra siç është konstatuar edhe nga studimi, ata adoleshentë që kanë nivel gjuhësor të ulët bëhen pre e problemeve dhe e grupeve problematike.

 

Përshtatur në shqip Lira Gjika

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top