FB

December 6, 2021 | 12:01

Një fëmijë me aftësi ndryshe është një botë ku eksplorimi nuk shteron kurrë! Sfida e çdo shoqërie, të mbështesë përfshirjen dhe integrimin profesional të këtij komuniteti

Nga Dr.Liri Berisha

 

Ajo çfarë e bën një fëmijë të talentuar, nuk janë gjithnjë notat e mira në shkollë, por mënyra e veçantë që ka ai për perceptimin e botës dhe për të mësuar gjëra të reja. Një fëmijë me aftësi ndryshe është një botë ku eksplorimi nuk shteron kurrë. Sa më shumë vëmendje i kushtojmë, aq më shumë surpriza të këndshme marrim.

liri-berishaAftësitë e tij mprehen me kohën, formësohen me vullnetin dhe pasurohen me dashurinë e secilit prej nesh. Çdo veprim i tyre është produkt i sjelljes sonë. Kjo punë nuk mbaron në klasën ku ai bën pjesë apo klinikën ku ai merr terapinë. Ajo vazhdon edhe përtej mureve të këtyre ambienteve, me nxënësit e tjerë, me familjen dhe shoqërinë në tërësi.

Integrimi i fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të veçanta është sfida e çdo shoqërie sot në botë, por nëse ka vëmendje, dashuri të pakushtëzuar për ta dhe më shumë merak që të drejtat e tyre të mos shkelen nga askush, jeta e tyre do të ishte më  e shëndetshme në të gjitha drejtimet.

Shoqëria post-covid është bërë më e ngurtë për këta individë dhe gjithëpërfshirja është bërë një proces i zvarritshëm e i mbushur me sfida.

Pandemia frenoi shumë iniciativa në të gjithë botën dhe fëmijët me aftësi të kufizuara u prekën më shumë. Përpjekjet për të nxitur energji të reja duhen shtuar dhe shoqëria duhet të mbështesë përpjekjet dhe projektet që synojnë përfshirjen dhe integrimin profesional të këtij komuniteti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top