FB

February 22, 2021 | 8:15

Një “mirëmëngjes ” dhe një “natën e mirë” janë të mjaftueshme që ju të bëni dikë të lumtur

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Dita shpaloset kur rrezet e para vijnë dhe hyjnë në fytyrën tuaj dhe pyesni veten nëse dëshironi të ngriheni dhe të filloni përsëri. Shikoni fytyrën tuaj në pasqyrë me stil dhe nuk dini nëse doni të buzëqeshni, të bërtisni apo të jeni indiferent. Lëvizje të ngjashme mekanike, një kopje besnike e një dite më parë dhe mbase edhe e të nesërmes. Po kërkoni kafe dhe cigare, ose asnjë. Jeni vetëm në kërkim të agimit, një fillimi të ri, një fuqie që t’ju hedhë një shtytje për t’u larguar edhe nëse pengoheni.

2

Dhe diku atje, ka një fjalë të vogël që mund të tërheq perdet tuaja që të dilni në rrugë, për të marrë frymë. Një “mirëmëngjes” mban çelësin për çdo ditë. Ajo lëshon lumturinë dhe buzëqeshjen dhe na jep parajsa të vogla, një frymë gëzimi.

‘Mirëmëngjes’ është një identitet i vogël që varet rreth qafës sonë, të cilin e varim në jetën e tjetrit sa herë që atë e zgjojmë me të. Çfarë rëndësie ka nëse fsheh brenda erota, dashuri apo një formalitet? Ajo është që mund t’ju ndryshojë ditën, t’ju bëjë të buzëqeshni, të parakaloni, të humbisni dhe të vazhdoni më tej.

E thoni me buzë, me një mesazh, me vështrim, me puthje, me prekje, e thoni me një frymë…, thuaje edhe nëse bie poshtë. Jepeni, e dhuroni, bëjeni dikë të lumtur!

Lëreni atë në jastëkun e njeriut tuaj që ta gjejë kur të hapi sytë, kalojeni atë si punonjës dikujt që i shërbeni, si punëdhënës tek dikush që është duke pritur për një bisedë të mirë edhe nëse keni probleme. Tregoja atë dikujt që e doni, dikujt që nuk ju pëlqen, por doni të tregoni epërsi. Thuaje duke menduar se ka njerëz që nuk kanë njeri në jetën e tyre, madje as për ato gjëra që ne thjesht dhe çdo ditë i marrim si të mirëqena, madje as për një mirëmëngjes.

1Dhe kur dita të ketë mbaruar dhe dëshironi të vizatoni një perde për gjithçka që ndodhi në orët që kaluan, e lini ‘natën e mirë’ tuaj të ëmbël për njerëzit që ju doni. I nderoni duke u kushtuar mendimin tuaj të fundit për ta, fjalën tuaj të fundit para se të shkoni për të fjetur.

E ngjyrosni natën e mirë tuajën dhe e lejoni që ajo të udhëtojë atje ku ju nuk keni forcën për të arritur. Thuaja asaj dhe brenda saj mbyll një ndjesë, një të dua, një shpresoj, një të vazhdoj. Thuaja sikur ta dëgjosh, ti vetë. Momente të vogla janë jeta jonë e përditshme, pjesë të një puzzle  që ne i plotësojmë çdo ditë me përvojat dhe zgjedhjet tona. Dhe kjo fjalë është e aftë të falë, qetësojë, të përgjumi dhe të mbulojë me butësi ato që kanë kaluar, duke i përcjellë tjetrit mesazhin që ju e keni menduar atë.

Mirëmëngjesi ynë dhe nata e mirë është A-ja dhe Zh-ja e jetës sonë të vogël që mbyllet në një periudhë njëzet e katër orë.

Dy fjalë të thjeshta janë, të përditshme, që i dëgjojmë që nga momenti kur hyjmë në këtë botë, çfarëdo gjuhe që flasim. Ato janë gjithmonë atje në majë të gjuhës sonë dhe te të menduarit tonë dhe presin që ne t’i shprehim për të mbushur veten dhe të tjerët me emocione duke mbyllur llogari të vjetra dhe duke hapur horizonte të reja.

Kontaktoni me to!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top