FB

July 13, 2022 | 8:00

Poezia, dimensioni shpirtëror që na adreson te lumturia!

Në një reflektim të Hermann Hesse, një nga poetët më të ndjeshëm dhe të thellë të poezisë gjermane, ai analizon mënyrën sesi njerëzit qasen tek poezia. Faktin se poezia nuk i takon moralit social i cili prodhon paragjykime mbi të gjithë aspektet e jetës. Kjo duke e target-uar edhe vetë poezinë si “e mirë” apo “e keqe”. 

Nga Arsejda GJYLI, Lektore në Shkencat Politike, Analiste

arsi

Padyshim se ka një nivel shpirtëror të krijimit të një shkrimi, por një poezi nuk mund të jetë “e mirë” apo “e keqe”, por e tillë që zgjon apo jo lëçitjen dhe kuriozitetin e lexuesit, emocionin dhe reflektimin ose një nivel më të thellë të analizës. Por a është poezia një mënyrë efikase për të shprehur veten, për të jetësuar momentet dhe emocionet, për të përçuar universalet në vargje apo ajo prezanton thjesht gjendje kalimtare të vetë shkruesit? A është poezia në thelb katarsis apo një mision jetësor për të mbërritur tek e vërteta apo përjetësia?

Padyshim se njeriu tërë jetën është në kërkim të vetvetes, motiveve për të realizuar qëllimet e tij por edhe për t’u përmbushur emocionalisht. Individi si një qenie komplekse hulumton tërë jetën e tij rreth së vërtetës e cila është tejet relative. Ndaj, në thelb e vërteta e vetë njeriut përbën edhe elementin thelbësor të kërkimit të tij tek vetja, por edhe në raport me të tjerët për të qenë i lumtur. Pa këtë rrugëtim jeta e njeriut është një përditshmëri e thjeshtë e shpesh monotone e cila nuk përbën një kërkim, por veçse një gjendje. Ndaj në këtë logjikë, poezia si një krijim shpirtëror shpesh shërben si një mjet për të zbuluar gjendje universale por edhe si një katarsis për të çliruar emocione. 

E rëndësishme për t’u analizuar është fakti se poezia në vetvete nuk është vetëm krijim por një përfaqësim tejet i brendshëm emocional, i cili shërben si një hallkë që vetë njeriun e ndihmon në rrugëtimin tek e vërteta. Secili nga ne gjeneron pasione të ndryshme, kjo duke ju referuar edhe karakterit apo personalitetit vetjak. Duhet thënë se rruga e secilit nga ne tek e vërteta dhe lumturia është edhe e mbështetur në art. Arti nxjerr në pah atë anë të individit në raport me veten dhe të tjerët, por edhe me natyrën e realitetin i cili qëndron mbi botën, si një dimension trashedental. Në këtë kontekst rruga për tek lumturia e njeriut është e lidhur ngushtësisht me mirëqenien personale materiale dhe shpirtërore, por edhe me përgjigjet që ai gjeneron për dilemat më të mëdha të ekzistencës. 

Si përfundim mund të themi se përmes poezisë ne hapim një shteg drejt shpirtit dhe përjetësisë duke mishëruar dimensionin tonë shpirtëror përmes të jetuarit të lirë dhe të lumtur në raport me veten dhe të tjerët.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 170

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top