FB

July 13, 2022 | 7:45

Ti për mua / Çdo marrëdhënie është një “udhëtim” sfidues!

Shpesh, brenda marrëdhënieve në të cilat përfshihemi, presim që tjetri të jetë pikërisht ashtu siç duam ne. Shpresojmë që tjetri të bëhet “sipas imazhit tonë”. Dhe kjo pothuajse gjithmonë na zhgënjen. Sepse ne nuk merremi me veçantinë e atyre që janë përkrah nesh, por presim që të jetë e përshtatshme për pritshmëritë tona…

Nga Alberto Pellai, mjek, ekspert në parandalimin e zhvillimit moshor, psikoterapeut që punon si studiues pranë Departamentit të Shëndetit Publik në Universitetet e Studimeve Milano

 “Nëse nuk jeni ajo që them unë, atëherë nuk më intereson.” Në të vërtetë, takimi me tjetrin është një operacion krejtësisht i ndryshëm. Ai përfshin mirëseardhjen e tij në marrëdhënie pikërisht ashtu siç është, jo për atë që duam të jetë. Kjo nuk do të thotë se marrëdhënia pastaj nuk na mundëson të transformojmë reciprokisht veten, në takimin me tjetrin. Por ky transformim ndodh “gjatë” marrëdhënies, vetëm nëse kemi mundur të jemi me tjetrin pa pritur ta kemi “në imazhin tonë”, duke iu përgjigjur pritshmërive tona.

Çdo marrëdhënie është një “udhëtim” sfidues. Kërkon liri dhe gatishmëri. Dëshirë dhe përkushtim. Sepse, në marrëdhënie ndërtohet një “ne” që më pas i jep kuptim çdo gjëje. Në romanin tim “Jeta ndodh” takimi mes Paolos dhe Kiarës zhvillohet pikërisht mbi këtë premisë. Të dy kërkojnë njëri-tjetrin për atë që janë. Jo ashtu siç duan të jetë. Dhe duke bërë këtë, ata ndërtojnë së bashku një histori të mrekullueshme dashurie, pikërisht në atë territor të jetës së tyre ku nuk e kishin imagjinuar kurrë se mund ta bënin.

Jeta ndodh.

Ky mesazh është për të gjithë ata që shumë shpesh heqin dorë nga takimi me “tjetrin në vetvete”, të bindur se nuk ia vlen. Gjithmonë ia vlen të lejojmë jetën që të ndodhë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top