Kam dridhje duarsh
Përshëndetje e nderuar psikologe. Quhem Diana dhe jetoj në Shkup. Kam një pyetje për ju. Kam problem me duart. Më dridhen dhe nuk mund të bëj asgjë. P.sh. kur marr ndonjë gotë nuk jam në gjendje as vete. Gjithashtu, shpesh kur kam ndonjë punë, ndonjë detyrë nënshkruese që lidhet me profesionin, unë nuk mundem të mbaj stilolapsin në dorë. Nga thellësia e zemrës ju lutem të më ndihmoni si ta shmang këtë situatë. Me të mira!
Përshëndetje e dashur Diana. Kam shumë të dëshirë t’ju vij në ndihmë, por situata juaj del jashtë kompetencave të mia, vetëm nëse dridhjet e duarve vijnë në momentin që ju duhet të përballeni me situata sociale të cilat e keni të vështirë emocionalisht. Në këto raste, do të duhet të drejtoheni tek një profesionist për të marrë këshilla dhe të orientoheni drejt se si mund të menaxhoni atë që njihet si “Fobia Sociale.” Nëse ky është rasti juaj, atëherë do të duhet të kujdeseni në këtë drejtim. Por nëse dridhja juaj e duarve ndodh edhe në fragmente jete, nuk ka faktor social me të cilët do të duhet të përballeni, atëherë duket më shumë një problem e natyrën neurologjike. Do të duhet të këshilloheni me një neurolog, pasi duken si hapat e parë të Sëmundjes Parkinston. Bashkëngjitur po ju referoj edhe një link të një prej organizatave botërore të sëmundjes në fjalë, për t’u referuar dhe marrë informacion më shumë rreth kësaj vështirësie. http://www.parkinson.org/ understanding-parkinsons/10-earlywarning- signs
Theksoj! Këto janë disa sugjerime dhe këshilla për t’ju ndihmuar që të orientoheni drejt një profesionisti të fushës, dhe në asnjë rast nuk duhet të merren si të mirëqena nga vet individi pa konsultën e një specialisti.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.