FB

July 11, 2022 | 7:45

Posta nga Denada TOÇE / Kam frikë nga e ardhmja

Gjithmonë kam qenë e angazhuar për të studiuar, pjesërisht sepse doja të provoja nëse isha e aftë për prindërit e mi, pjesërisht sepse doja të isha në të njëjtin nivel me motrën time më të madhe. E gjithë kjo përfundoi gjatë karantinës së pandemisë: Kam kaluar orë dhe orë të tëra duke mos bërë asgjë, pa u shqetësuar për asgjë. U përpoqa të studioja, por jo atë që ishte e nevojshme…

Nga Denada TOÇE, psikologe këshillimi

Jam një person që vuaj shumë nga monotonia, por, përkundër kësaj, nuk u përpoqa t’i bëja ditët e mia ndryshe gjatë bllokimit. Dhe në momentin që ishim në gjendje të linim përsëri shtëpitë tona, e kisha të vështirë të largohesha nga shtëpia. Që kur shkolla rifilloi, e kam pasur shumë të vështirë të studioj. Do të doja të kthehesha në atë periudhë në të cilën isha në gjendje ta bëja, por ka diçka që më ndalon, që nuk më lejon të jap më të mirën time dhe është diçka që nuk mund ta pranoj në këtë moment për shkak të pjekurisë dhe testeve të hyrjes si studente në universitet. Ndiej nevojën që t’i përkushtohem asaj që duhet të bëj, por nuk mundem. Kam frikë se nevoja ime për t’iu rikthyer studimeve si dikur, do të pengohet nga frika e dështimit. Aspirata ime më e lartë është të bëhem mjeke. Kam frikë se mënyra e vetme për të shmangur dështimin është të dështosh. Duhet të gjej një zgjidhje, jo sepse duhet të jem më e mira ose të kënaq prindërit e mi, por kryesisht sepse kam nevojë të jap më të mirën time për të qenë në gjendje të hyj në universitet. Pres përgjigjen tuaj dhe ju falënderoj për kohën.

E dashur lexuese,

Kjo ndjesi kaq e fortë perfeksionizmi dhe përgjegjësie për të kënaqur të tjerët, ju ka larguar nga gjëja më e rëndësishme që jeni vetë ju. Nëse do të shpenzonit kohë me veten tuaj dhe të tregoheshit e sjellshme me të, do të kuptonit që nuk keni nevojë të sforcoheni për të pranuar dështimin, si një pjesë e rëndësishme e rritjes personale. Mos jini shumë e ashpër me veten tuaj. Ju keni të drejtë të dështoni, edhe sikur të bëheshit mjeke. Jam e bindur që do të jeni e suksesshme madje. Ju mund të bëni gjithçka, mjafton të keni vullnetin. Por mos prisni që gjërat të jenë perfekte, të mëdha, por të bëra me pasion dhe dëshirën për të çuar veten aty ku ju dëshironi. Ah, kjo është e rëndësishme të kuptoni: Ju çfarë dëshironi? Jo mami, as babi, ju… Kur të kuptoni dhe të jeni e sigurt për këtë, mos kini frikë, ju do ecni përpara, madje edhe do dështoni, por mezi do të prisni të nesërmen ta përmirësoni vetveten. Dhe kjo e fundit është ngahera e mundur, sepse njeriu është një qënie në ndryshim dhe në përmirësim të vetvetes. Ju çdo ditë do mësoni më shumë, dhe çdo ditë vetja është më e mirë se dje. Suksese!

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 170

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top