FB

August 3, 2022 | 8:15

Prindër, fëmijët nuk janë kukulla, por njerëz që po rriten!

Për fëmijët e vegjël kafshimi është një gjest natyral. Tek e fundit goja është një “mjet” për të njohur botën. Duke u rritur, ky veprim kthehet në demostrim të frustracioneve që fëmija përjeton.

Nga Lira GJIKA, psikologe

Për sa kohë që fëmija nuk ka arritur të flasë, ai mund të kafshojë kur zemërohet, sepse ende nuk mund të shprehet nëpërmjet fjalëve. Me të arritur zhdërvjelltësimin në të folur, kafshimi zhduket. Fëmija deri në moshën 18 muaj, nuk arrin të kuptojë pasojat e kafshimit, por në moshën 2 vjeç dhe aq më tepër në moshën 3 vjeç, është në gjendje të kuptojë që duke kafshuar ai bën keq. Kështu, nëse vazhdon të përdorë kafshimin edhe kur ka filluar të flasë mirë, atëhere të rriturit pranë duhet të kërkojnë të gjejnë shkakun e kësaj sjellje dhe njëkohësisht duhet të insistojnë vazhdimisht që nuk kafshohet.

Të rriturit duhet të jenë të vetëdijshëm që duhet shumë vëmëndje dhe kujdes nga ana e tyre që fëmija të braktisë këtë sjellje, pasi nuk është më një veprim i thjeshtë, por sjellje. Një faktor që mban gjallë të kafshuarën është edhe puthjet që u bëjnë të rriturit fëmijës së vogël. Të rriturit e puthin fëmijën për tu kënaqur vetë, pra kur duan ata dhe pa i marrë leje. Kujdes prindër, gjyshër, fëmijët nuk janë kukulla por njerëz që po rriten. Rritja kërkon shumë dashuri dhe e puthura pa kriter, pa i marre leje nuk është dashuri por përdorje. Të rritur fëmijët e kanë bezdi të puthurën prandaj kujdes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top