Në fokus

June 6, 2020 | 8:06

Pushimet verore eliksir për trupin & mendjen

Të shkojmë me pushime, më shumë se sa një e drejtë, është një domosdoshmëri. Ja sepse të pushoni disa ditë bën mirë për shëndetin psiko-fizik…

Jo gjithmonë është e lehtë të gjejmë kohë për të pushuar. Pothuajse gjysma (49%) e punonjësve amerikanë ka deklaruar se nuk mund të shkojë me pushime (mesatarisht 8 ditë) për shkak të ngarkesës së punës, e cila është e vështirë. 42% e të intervistuarve ka deklaruar se nuk mund të shkojnë me pushime për shkak të mungesës së kolegëve që mund t’i zëvendësojnë. Por, diçka duket se po ndryshon.

Një raport i vitit 2018 i “US Travel Association” sugjeron se punonjësit po fillojnë të fitojnë dhe të kalojnë më shumë ditë pushime, krahasuar me vitet e mëparshme. Dhe përfitimet janë të dukshme.

Përfitimet e shëndetit fizik

Puna e tepërt mund të shkaktojë probleme me shëndetin. Studiuesit kanë analizuar zakonet e punës së mbi 600 mijë personave në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Australi. Kanë zbuluar që njerëzit që punojnë më shumë se 55 orë në javë kanë 33% më shumë që të sëmuren nga iktusi dhe kanë 13% më shumë rrezik të pësojnë infarkt sesa ata që punojnë 35-40 orë në javë.

Studiuesit kanë ndjekur një grup me 749 femra nga Massachusetts për dy dekada. Më pas ata kanë zbuluar se ato që shkonin me pushime më pak se një herë në gjashtë vjet kishin 8 herë më shumë mundësi të zhvillonin probleme kardiake sesa ato që shkonin me pushime dy herë në vit.

Planifikimi i pushimeve ju bën të lumtur

Edhe planifikimi i pushimeve mund të përmirësojë humorin dhe ju bën njerëz më të lumtur, madje edhe para se të niseni. Të largoni mendjen nga çdo gjë mund t’ju ndihmojë të rifitoni orët e gjumit. Pas rreth tri ditësh pushime, përshpejtohet dukshëm koha e reagimit.

Pushimet rrisin produktivitetin

Ekspertët ekonomistë amerikanë kanë arritur deri aty sa kanë përllogaritur programe më produktive dhe efektive për punëtorët e fabrikave. Kanë zbuluar se puna më shumë se 48 orë në javë ul produktivitetin. Të kaloni më shumë kohë larg tavolinës së punës mund t’ju motivojë edhe më shumë që të punoni më fort kur të ktheheni nga pushimet. Një studim ka arritur në përfundimin se me 10 ditë pushime keni më shumë mundësi që të përfitoni një rritje page.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top