FB

September 19, 2021 | 8:53

Risi / 30 vite Surfrider Europë kundër ndotjes plastike, prezantohet aplikacioni për lokalizimin e mbeturinave

Një aplikacion për të lokalizuar mbetjet plastike dhe metodat alternative për të luftuar ndotjen ka sjellë në Tiranë përfaqësuesit e Surfrider Foundation Europe. Në konferencën e mbajtur, ata ndanë eksperiencat se si mund të luftohet ndotja plastike në vend dhe prezantuan aplikacionin, të cilin e përdorën në Lumin Buna.

1

Një dëshirë për të pasur ujëra të pastra, për të zvogëluar ndotjen  e shkaktuar nga lëndët plastike, për të ruajtur plazhet dhe bregdetin natyror mblodhi së bashku disa ëndërrimtarë 30 vite më parë për të krijuar Fondacionin Surfrider Foundation Europe. Përfaqësuesit ndërkombëtarë këtë herë u ndalën në Tiranë, ku zhvilluan një konferencë mbi reduktimin e ndotjeve plastike, Plastimed 3. Me prezantimet dhe ëorkshopet e drejtuar nga ata, Surfrider dhe BeMed Club ofruan metoda alternative  se si mund të mbledhim të dhëna mbi grumbullimin e mbetjeve plastike në Mesdhe përmes shkencës përfaqësuese, protokolleve ekzistuese dhe perspektivën e bashkëpunimit në Shqipëri.

4

Në përpjekje për të siguruar të dhëna për ndotjen e lumenjve, Fondacioni ka krijuar një aplikacion për të lokalizuar mbeturinat në lumenj dhe më pas t’i kategorizojë ata në tri kategori: jeshil, të verdhë dhe të kuq, në bazë të nivelit të papastërtisë.

“Unë kam krijuar për Surfrider, një aplikacion që mund të përdoret në Smartphone, i cili ndihmon në lokalizimin e mbetjeve plastike. Ne duhet të dimë fillimisht burimin e ndotjes plastike, duhet të dimë se ku mund të ndërhyjmë, dhe pikërisht ky aplikacion do të na ndihmojë të mbledhim të dhëna gjatë rrjedhës së lumit, për të ditur se ku duhet të ndërhyjmë. Ky është qëllimi i vërtetë i projektit’, tha Brugee. 

3Krijuesi Antoine Bruge, theksoi se me anë të këtij aplikacioni, ata do të shkojnë aty ku problemi është realisht dhe ta pastrojnë zonën, por nuk nguroi të theksojë se pastrimi nuk është gjithçka.

“Ne nuk mendojmë se pastrimi është e vetmja zgjidhje, sepse kemi pastruar për 30 vite dhe kemi sërish të njëjtat probleme. Në besojmë se duhet reduktuar burimi i ndotjes plastike, duke zvogëluar konsumin e tij, dhe duhet të sfidojmë kompanitë në mënyrën që si prodhojnë dhe përdorin plastikë’, citoi Brugee.

Testimi i këtij aplikacioni është bërë në ujërat e lumit Buna, ku mbetjet në grykëderdhjen e lumit janë të shumta.

Sufrider Foundation Europe është një nga organizatat më të mëdha në botë me bazë vullnetare, e shtrirë në 12 shtetet të botës me rreth 13 mijë vullnetarë.

2

 

surfrider_foundation

 

Botuar në Revistën Psikologjia – Shtator 2021 / Nr.171

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top