FB

December 1, 2021 | 8:15

Tapetët e Azerbajxhanit / Arti i qilimtarisë me origjinë në antikitetin e largët, lavdëruar në shumë libra historikë, letërsi klasike dhe folklor

 

Thurja e tapeteve është një nga artet dhe zanatet më të lashta të Azerbajxhanit. Të dhënat arkeologjike të mbledhura në territorin e Azerbajxhanit si dhe pjesët e literaturës, dëshmojnë se arti i qilimtarisë së Azerbajxhanit e ka origjinën në antikitetin e largët. Tapetet dhe sendet e lidhura me qilimtarinë e prodhuar në Azerbajxhan janë lavdëruar vazhdimisht në shumë libra historikë, letërsi klasike dhe folklor.

carpet-7

Një tapet azerbajxhanas përfshin të gjithë ngjyrat e natyrës azerbajxhanase – blunë e qiellit dhe gjelbërimin e pyjeve, hijet e thella në shpatet e maleve dhe bardhësinë e majave të mbuluara me borë. Ngjyrat shkëlqyese magjike të tapetit kanë thithur shkëlqimin e rubintë të kokrrave të shegës dhe dritën e artë të ftoit, ngjyrën prej bakri të shafranit dhe nuancat e jargavanta të rrushit. Një strukturë e pashtershme modelesh, fluturim i imagjinatës krijuese dhe aftësi e shkathtësi – këto janë karakteristika të një tapeti azerbajxhanas.

Sipas materialeve arkeologjike dhe dokumenteve të shkruara, thurja e tapeteve në Azerbajxhan ishte përhapur që në epokën e bronzit. Kjo u përmend në veprat e Herodotit, Claudius Elian, Ksenofontit dhe historianëve të tjerë të lashtë.

carpet-6

Nën Dinastinë Sassanid (shek. III – VII) arti i qilimtarisë në Azerbajxhan kaloi një fazë tjetër zhvillimi – u shfaqën tapetë madhështorë nga fije mëndafshi, ari dhe argjendi. Prodhimi i tapetëve të thurur me fije ari dhe argjendi dhe të zbukuruar me xhevahire mori karakter tradicional në shekujt XVI – XVII. Tapetët e mëndafshtë të Azerbajxhanit u lavdëruan në eposin “Kitabi Dede Korkud”. Në shekujt 13-14, Azerbajxhani eksportoi një numër të madh tapetësh dhe prodhimesh të lidhura me qilimtarinë në vendet e huaja.

carpet-8Punimi i tapetëve është një traditë familjare e transmetuar gojarisht dhe përmes praktikës, ku punimi i tapetëve dhe qilimtaria është vetëm një profesion i grave. Në të kaluarën, çdo vajzë e re duhej të mësonte artin e thurjes së tapetëve dhe tapetët që ajo endte bëheshin pjesë e prikës së saj. Tradicionalisht, burrat qethnin delet në pranverë dhe në vjeshtë, ndërsa gratë mblidhnin lëndë ngjyruese dhe tirrnin dhe lyenin fillin në pranverë, verë dhe vjeshtë.

Tapetët e Azerbajxhanit mund të klasifikohen sipas karakteristikave të tyre teknike si me thekë dhe pa thekë. Tapetët pa thekë janë të lidhur me periudhën e hershme të zhvillimit të artit të thurjes. Tapetët pa thekë klasifikohen sipas stilit të thurjes, strukturës së përbërë, pasurisë së ornamenteve dhe ngjyrosjes. Ka 8 lloje themelore: palas, dzhejim, lady, kilim, shedde, verni, zili, sumakh.

Në Azerbajxhan ekzistojnë 7 shkolla kryesore të thurjes së tapeteve të cilat dallojnë nga modeli, kompozimi, paleta e ngjyrave dhe teknikat: shkollat Quba, Baku, Shirvan, Ganja, Gazakh, Karabakh dhe Tabriz. Le të shqyrtojmë secilën shkollë:

1- Ornamentet e tapetit Quba përmbajnë motive lulesh e bimësh të stilizuara, ndonjëherë zoomorfe të përbëra nga modele gjeometrike.

2- Tapetet Baku dallojnë nga butësia më e madhe, intensiteti i ngjyrës, origjinaliteti i elementeve të artit dhe delikatesa e modeleve. Ndër ornamentet mbizotërojnë ovalet e formës gjeometrike, elementet e luleve dhe bimëve me kthesa. Paleta e ngjyrave të hapësirave të ndërmjetme të tapetëve Baku përbëhet kryesisht nga bluja e thellë dhe më rrallë e kuqja dhe e verdha.

3- Modelet e pasura, komplekse të përbërjes së tapetëve Shirvan janë të njohura që në mesjetë. Që në shekujt 14 – 15, këta tapetë u himnizuan nga artistë evropianë.

4- Ganja ka qenë e famshme si qendra e pëlhurave të mëndafshit dhe t% leshta, e tapetëve të mëndafshtë. Në Ganjë, e cila konsiderohej si qendra e punimit të tapetëve cilësorë, prej shumë shekujsh funksionojnë punishte të veçanta qilimtarie.

5- Duke përdorur vetëm disa ngjyra, përfaqësuesit e këtyre shkollave krijojnë një gamë harmonike. Modelet e qilimave Ganja dhe Gazakh tërhoqën vëmendjen e artistëve evropianë të Mesjetës.

6- Shumë të njohura në Karabakh janë 5 grupe tapetesh – “gyabe” të përshtatura për ambientet e brendshme të shtëpisë. Tapetët e Karabakut kanë paletën më të pasur të ngjyrave, e cila pasqyron nuancat më delikate të ngjyrave, natyrën e Karabakut. Sipas traditave të vjetra, sfondi në hapësirat e ndërmjetme të tapetëve të Azerbajxhanit është i mbushur me të kuqe. Bojërat e përdorura për tapetët nxirren jo vetëm nga bimët, por edhe nga insektet, ndër të cilët më i popullarizuari është “cochineal”.

7- Shkolla e Tabrizit është më e lashta dhe më e njohura në Azerbajxhan. Tashmë në shekujt 11-12 ajo ishte në lulëzim. Në shekujt XIII – XIV fitoi tipare të artit në miniaturë të Tabrizit, dhe në shekujt XVI – XVII arriti nivelin më të lartë të zhvillimit. Tapetët me dhe pa thekë, karakteristike të kësaj shkolle, dallohen për dekorimin, harmoninë e ngjyrave, shumëllojshmërinë e ornamenteve.

carpet-4

Në Azerbajxhan, tapetët përdoren për të dekoruar shtëpinë dhe për të mbajtur një rëndësi kulturore si një traditë familjare e transmetuar gojarisht dhe me praktikë, dhe janë të lidhur me jetën e përditshme dhe zakonet e popullit azerbajxhanas.

Arti popullor i Azerbajxhanit, veçanërisht thurja e tapetëve, ka qenë objekt i vëmendjes nga qeveria për të ruajtur, studiuar, promovuar dhe zhvilluar traditat e thurjes së tapetëve të popullit azerbajxhanas. Një ligj i quajtur “Për mbrojtjen dhe zhvillimin e artit të tapetëve të Azerbajxhanit” u miratua në dhjetor 2004; agjencia përgjegjëse “Azerkhalcha” u krijua në maj 2016; dita e qilimtarëve filloi të festohej më 5 maj. Një ndërtesë e re për Muzeun e Tapeteve të Azerbajxhanit –në nivelin më bashkëkohor, e cila u projektua nga arkitekti austriak Franz Janz në formën e një tapeti të mbështjellë, u hap në vitin 2014.

Përveç kësaj, një program shtetëror: “Mbrojtja dhe zhvillimi i artit të tapetëve në Republikën e Azerbajxhanit 2018 –2022”, u miratua me qëllim krijimin e furnizimit me lëndë të parë për këtë industri, përmirësimin e infrastrukturës për tapetë, mbështetjen e krijimit të vendeve të reja të punës, kryerjen e trajnimeve të personelit të kualifikuar në fushën e qilimtarisë, përpunimit të leshit, fabrikimin e leshit dhe fijeve të mëndafshit dhe procesimin e bimëve të përdorura për ngjyrosjen dhe prodhimin e ngjyrave.

carpet-5

Në nëntor 2010, tapeti i Azerbajxhanit u shpall Kryevepër e Trashëgimisë Jomateriale nga UNESCO.

Tapetët e Azerbajxhanit janë mozaikë magjepsës me modele dhe ngjyra të veshura me simbolikë historike, filozofike dhe natyrore. Tapetët kanë qenë themelorë në kulturën e Azerbajxhanit për mijëvjeçarë dhe gjatë ditëve të Rrugës së Mëndafshit ata vlerësoheshin shumë për ngjyrat, modelet dhe cilësitë e tyre të gjalla dhe tregtoheshin kudo. Ata u përshkruan në vepra arti evropiane, dhe sot ata mund të gjenden në muzetë më prestigjioze, koleksionet private dhe shtëpitë e ankandeve të botës.

 

az%c9%99rbaycan_xalca_muzeyi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top