FB

February 3, 2021 | 8:50

TEST / Sa e mirë jeni me njerëzit e tjerë?

Sa e mirë je me të tjerët? Më shumë apo më pak nga sa je me veten? Të jesh e mirë me të tjerët është edhe një mënyrë për të qenë natyrale, një dhuratë, por edhe një zgjedhje jete, e cila ndërtohet duke u rritur. Të mos silleni mirë, po ashtu varet nga karakteri, edukata, por edhe përvoja e jetës.

Shpesh ndodh që edhe pse sillemi mirë, kemi vështirësi ta shfaqim tek të tjerët dhe për pasojë dukemi njerëz të ftohtë dhe të painteresuar. Jo gjithmonë mirësia vlerësohet dhe kjo mund të fusë në krizë edhe njerëzit më të butë. A jeni të sigurt se jeni një njeri i mirë me të tjerët, i ëmbël si sheqeri? Apo tashmë keni një zemër të akullt dhe të athët si limoni? Zbulojeni me anë të testit tonë.

  1. Është ora 23.30, je shtrirë për të fjetur. Shoqja e ngushtë ju nis një mesazh ku shkruan se ka nevojë urgjente për ju. Çfarë bëni?

a. Vishem shpejt dhe për 10 minuta jam tek ajo.

b. E telefonoj menjëherë

c. Bëj sikur më ka zënë gjumi

  1. Një i moshuar ka vështirësi dhe nuk po e kalon dot rrugën. Çfarë bëni?

a. E ndihmoj menjëherë

b. E ndihmoj, nëse kam mundësi dhe kohë

c. E ndihmoj, nëse ka dëshirë

  1. Në autobuz hipën një nënë me dy fëmijët dhe një karrocë. Ju:

a. I liron vendin ku je ulur dhe e ndihmon me karrocën

b. I lë numrin e telefonit, duke e pyetur nëse ka nevojë për një dado

c. Inatosesh dhe mallkon autobuzët

  1. Një kolege ju kërkon që ta ndihmoni me një sërë punësh të prapambetura:

a. E ndihmon të përfundojë gjithë punët e prapambetura

b. Mundohesh ta ndihmosh në kohën e lirë

c. I thua se nuk është problemi yt dhe nuk e ndihmon

  1. Motra ju kërkon lekë borxh. Ju:

a. Nuk dua të m’i kthejë, është motra ime!

b. E ndihmon, dhe i thua t’i kthejë lekët pak nga pak

c. I jep vetëm një pjesë të lekëve. Të besosh është mirë, të mos besosh akoma më mirë…

  1. Shoqja e ngushtë ju rrëmben djalin e ëndrrave. Ju:

a. E kuptoj dashurinë e tyre dhe i fal

b. I uroj gjithë të mirat e botës, por e largoj që të mbroj veten

c. Me mua s’ka më punë: i shpall luftë

  1. Zgjidhni një ngjyrë:

a. Rozë

b. Blu

c. E gjelbër

  1. Nëse do të ishit një kafshë, jeni:

a. Një milingonë

b. Një buf

c. Një luan

  1. Cila nga këto shprehje ju pëlqen më shumë?

a. Zemra nuk komandohet

b. Nuk bindet i pabinduri

c. Familjarët ziliqarë janë si një fole nepërkash

  1. Çfarë thonë për ju njerëzit që ju duan?

a. Që je altruiste

b. Që je e painteresuar

c. Që je cinike

Më shumë A

JE ZEMËRARTË

Jeni një njeri shumë i mirë me të tjerët. Ëmbëlsia juaj nuk manifestohet gjithmonë ose vetëm me një gjest fizik ose e shprehur vetëm me fjalë, por më shumë me praninë tuaj, me shqetësimin dhe gjestet që i bëni për njerëzit që doni dhe i keni për zemër. Jeni nga ata njerëz që ndaloni për të ndihmuar një të moshuar që të kalojë rrugën, që i dërgon përshëndetjet e mëngjesit një mikeshe që është e trishtuar dhe jeni gjithnjë është e pranishme për të gjithë. Jeni mirësia vetë. Por kujdes, duhet të jeni e mirë dhe e dashur edhe me veten tuaj.

Më shumë B

E ËMBËL DHE E KRIPUR

Jeni nga ata njerëz të shkëputur: ndonjëherë jeni shumë e mirë dhe shumë altruiste, por pastaj mund të kaloni në ekstremin tjetër dhe të jeni e dashur po aq sa kripa mbi plagët e hapura. Me pak fjalë, në përgjithësi jeni një njeri i mirë me të tjerët, por nuk jeni nga ato që jepeni 100% për të gjithë dhe ndoshta është më mirë kështu. I mbroni hapësirat tuaja dhe mundoheni gjithmonë të kushtëzoni nivelin tuaj të “negativitetit” po aq sa dhe atë të “mirësisë”: të paktën jeni e sigurt se nuk keni mëkatuar shumë.

Më shumë C

JENI NJERI INDIFERENT

Nuk jeni pikërisht ajo që mund të përcaktohet një njeri “i mirë”. Shpesh jeni negative me njerëzit, nuk ju pëlqen shumë të rrini në shoqëri dhe për pasojë nuk jeni as mirëpritëse ndaj të tjerëve. Kjo gjë nuk do të thotë se nuk keni shpirt të mirë, përkundrazi. Megjithatë, pothuajse asnjëherë nuk jeni e prirur ndaj të tjerëve, gjë që mund të keqkuptohet si neglizhencë dhe aspak ndihmuese ndaj atyre që ju rrethojnë. Me pak fjalë, më shumë se sa të jeni e mirë me të gjithë, ju jeni e tillë vetëm me ata që mendoni se e meritojnë mirësinë tuaj.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 154

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top