FB

December 7, 2021 | 8:00

THËNIE / Qëllimi ynë: të përqendrohemi në kohët e mira dhe të kujdesemi për t’i kultivuar dhe shumuar ato!

Ashtu si vera dhe dimri, dita dhe nata, uji dhe toka, ashtu edhe gëzimet dhe hidhërimet janë pjesë e jetës. Ne i njohim gjërat dhe jetën përmes të kundërtave të tyre. Nuk premtoj t’ju tregoj mënyrën magjike për të mos pasur probleme. Sepse nuk ka një gjë të tillë. Por unë mund t’ju tregoj mënyrat për të mësuar të menaxhoni problemet dhe vështirësitë për të pasur një jetë më të bukur.

Nëse presim që fillimisht t’i zgjidhim të gjitha problemet dhe pastaj të jemi mirë, kjo ndoshta nuk do të ndodhë kurrë – do të shfaqet diçka tjetër që ne do të dëshirojmë ta zgjidhim. Por ne mund të kemi kohë të mira edhe nëse përballemi me vështirësi. Dhe ky duhet të jetë qëllimi ynë – të përqendrohemi në kohët e mira dhe të kujdesemi për t’i kultivuar dhe shumuar ato.

 

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

03

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top