FB

October 12, 2021 | 8:19

T&Q Tolica / Shëndeti në duar të sigurta!

Nga Orjona TRESA | Foto Vlasov SULAJ

 

Shëndeti i mirë është burim i sigurisë dhe i cilësisë së jetës tonë. Natyrshëm mbikëqyrja dhe ndjekja periodike e tij na sjell përfitime. Asnjëherë jo çdo gjë që bëjmë vetë me mendjen tonë mund të ndryshojë gjendjen e tij, por këshillimi me profesionistët e mjekësisë dhe marrja e produkteve të rekomanduara prej tyre na garanton të ardhme të gjatë dhe lehtësuese për problematikat që kemi. Eurofarma T&Q Tolica u krijua mbi këtë filozofi. Ishte i ndjeri, mjeku Toni Tolica, personalitet në fushën e mjekësisë, i cili i dha ëndrrës një realitet të prekshëm, me ardhjen e pluralizmit në vend. Sot depo farmaceutike T&Q Tolica gëzon reputacion në vendin tonë, duke u bërë garante e shëndetit me produktet farmaceutike të shumëllojshme. Disa prej tyre në një periudhë delikate gripërash, por jo vetëm, po jua pasqyrojmë si më poshtë.

4

 

Eurofarma T&Q Tolica, prej tri dekadash në treg, ka përvojën e njohjes, përzgjedhjes, orientimit dhe garantimit të cilësisë së prodhimeve të fundit të farmaceutikës botërore me ndikim serioz në shëndetin e gjithsecilit. Ka furnizuar me barna të cilësisë së lartë tregun shqiptar gjatë periudhës së tranzicionit dhe në vazhdim. Me një gamë të gjerë artikujsh farmaceutikë si: antibiotikë, produkte ekzaminimesh, preparate okulistike, preparate dermatologjike, vaksina dhe teste të ndryshme (shtatzënie, droge, ovulimi etj)., si një formë e mirë bashkëpunimi me kompanitë më të mira farmaceutike në Greqi, Spanjë dhe Zvicër.

 

Bio Tolica

1

Marina Tolica, diplomuar për menaxhim biznesi në American College of Greece në Athinë dhe Masterin në Brussels International School në Bruksel, është pasardhësja e këtij investimi në tregun farmaceutik, pas një pune 24-vjeçare të drejtimit të Eurofarmës nga i ati. Tashmë kjo kompani drejtohet nga Marina dhe bashkëshorti i saj, një mbështetës sipas saj që ka ardhur duke e rritur dhe zgjeruar aktivitetin me futjen e produkteve të reja bashkëkohore që i nevojitet tregut.

Sot është një kohë kur teknologjia lehtëson shërbimet. Shpërndarësit në Tiranë dhe rrethe operojnë në drejtimet e kërkuara në kohë. Depo Farmaceutike Eurofarma T&Q Tolica ka të mirëorganizuar shpërndarjen e produkteve farmaceutikë në kohë.

 

***

3

Jemi në një situatë kritike për sa i përket pandemisë globale. Si rezultat i situatës që po kalojmë, mjekët vënë theksin më shumë tek ushqyerja e shëndetshme si dhe përdorimi i suplementeve apo shtesave ushqimore, të cilat ndihmojnë për të rritur sistemin imunitar si dhe për të mos mbingarkuar organizmin me medikamente. Si rezultat i nevojës dhe i rekomandimit të mjekëve specialistë për këto suplemente ushqimore, është rritur konsumi i tyre. Futja në tregun shqiptar e suplementeve ushqimore ka rezultuar shumë pozitive për arsyet që përmendëm, por edhe si rezultat i gamës së gjerë të tyre, apo grupmoshave që përfshijnë këto suplemente ushqimore kanë përdorim të gjerë në popullatë. Ndjeshmëria për to është rritur shumë si rezultat i informacioneve dhe publikimeve të ndryshme shkencore apo studimeve klinike të kryera. Si dhe nevojës së organizmit për të rritur cilësinë e jetës. Suplementet shtesë që ne si depo farmaceutike kemi përzgjedhur për të futur në tregun shqiptar janë format më inovative të prodhuara në BE. Gjithashtu janë të miratuara dhe aprovuara edhe nga EFSA (European Food Safety Authority). Këto suplemente ushqimore janë të sugjeruara nga mjekët tanë specialistë të fushave të ndryshme, si për shembull mjekë të sëmundjeve kardiovaskulare, mjekë gastrohepatologë, mjekë gjinekologë, angiovenologë, endokrinologë, mjekë pediatër etj. Më poshtë po ju rendisim disa nga suplementet e Eurofarma T&Q Tolica:

arikol

ARICHOL prodhuar nga firma greke Epsilon Health / Suplement ushqimor prodhuar nga maja e kuqe e orizit

Në përbërje ka:

•Monacholin K

•Koenzimë Q10

•Ekstrakt nga ulliri dhe farat e rrushit

•Vitaminë B

Si rezultat i këtyre kombinimeve kjo shtesë ushqimore ndihmon në mbajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak, mbron organizmin nga yndyrnat e dëmshme, ul nivelin e hemocisteinës në gjak, ka efekt antioksidues dhe forcon indin muskular. Efekti i këtij suplementi ushqimor në organizëm është:

•Efekti hipolipidemik

•Efekti antioksidues

•Kontrollon hemocisteinën

•Forcon dhe mbron muskujt

Ky suplement gjen përdorim te pacientët që kanë përqendrim të lartë të kolesterolit në plazëm, të cilët nuk mund të trajtohen me statinat për shkak të efekteve anësore që mund të shkaktojnë satinat në mëlçi, në mialgjitë, në rritjen e transaminazave, diabetit mellitus e tjera.

 

aritensARITENS (Enovita R) nga firma greke Epsilon Health / Suplement ushqimor nga ekstrakti prodhuar i farave të rrushit plus vitaminë B1

Enovita e pasuruar me proanthocianidine nga ekstrakti i rrushit (150mg) ka veprim:

•Vazodilatues

•Antioksidant

•Antiinflamator

•Ndihmon në funksionimin normal të zemrës

Aritensi është suplement ushqimor që gjen përdorim të mirë te pacientët me:

1) Rrezik të ulët apo të moderuar të presionit të gjakut (pre-hipertensionit 120-139/ 80-89 mmHg)

2) Pacientët me rrezik të ulët apo moderuar të (stadit të parë të hipertensionit 140-159/ 90-99 mmHg)

Sipas studimeve klinike të kryera për këtë suplement ushqimor kanë rezultuar që pacientët me hipertension të lehtë: (pre hipertensioni 120-139 / 80-89mmHg), apo (stadi i parë i hipertensionit 140-159 /90-99 mmHg), u konstatua se pas një periudhe prej 16-javësh trajtimi me Enovita R 150 mg presioni sistolik dha ai diastolic para mjekimit ishte: 150.3-91,3 dhe zbriti në vlerat 123.2—85.3.

Në fillim të mjekimit ishin në vlerat: Rrahjet e zemrës 77.3 dhe radikalet e lira në plazëm 382.2. Pas 16 javë trajtim me këtë suplement ushqimor zbritën në vlerat e mëposhtme: 

Rrahjet e zemrës 72.2, radikalet e lira në plazëm 342.2.

Mënyra e përdorimit:

1 tabletë në ditë pas ushqimit.

 

diosmin-plusDIOSMINE PLUS firma greke Epsilon Health / Suplement ushqimor me diosminë prodhuar nga të mikronizuar me ekstrakte nga:

Ruscus Aculeatua, Vitaminë C, Vitaminë E

Ky suplement ushqimor si rezultat i këtyre kombinimeve ka veprim:

•Venotonik

•Antiinflamator

•Vazokonstruktor

•Forcon enët e gjakut, ndihmon në prodhimin e kolagjenit, si dhe ka veprim antioksidant në organizëm si rezultat i kombinimit me vitaminën E. Diosmina plus është një formë teknologjikisht e avancuar me përthithje të lartë 9 herë më e madhe se Diosmina e mikronizuar dhe 18 herë se Diosmina e zakonshme.

Mënyra e përdorimit:

Sëmundjet kronike të venave: • 1 tabletë ne dite pas ushqimit.

Kriza hemorroidale: • 1 tabletë 3 herë në ditë për 10 ditë rresht pas ushqimit.

Hemorroidet: • 1 tabletë në ditë

 

arikol-200kARICHOL 200K prodhuar nga firma Greke Epsilon Health / Suplement ushqimor me ekstrakte të fasuleve të thata

Përdoret për të parandaluar dhe trajtuar mbipeshën dhe obezitetin si dhe mbajtjen e një peshe normale. Autoritetet shëndetësore e përmendim shëndoshjen si një nga problemet shëndetësore të kohës, që mund të jetë një kërcënim i drejtpërdrejtë për shëndetin si dhe rrezikun e shumë problemeve të tjera të rënda kronike dhe degjenerative, duke përfshirë diabetin e tipit 2 dhe sëmundje të tjera ku 85% të rasteve të diabetit të tipit 2 janë të lidhura me mbipeshën. Ndaj duke iu referuar studimeve dhe nevojave të kohës, ne menduam për futjen e këtij suplementi ushqimor që në kombinim me një dietë ushqimore të ekuilibruar dhe ushtrime fizike të ndihmojmë popullatën në uljen e peshës. Ky suplement është i patentuar dhe unik i pasuruar me glikoproteina të cilat ndalojnë përthithjen e karbohidrateve komplekse duke frenuar metabolizmin e tyre në zorrë nëpërmjet një mekanizmi të thjeshtë:

1.Duke zvogëluar marrjen e kalorive nga ushqimi.

2.Duke ndikuar pozitivisht në metabolizmin e karbohidrateve (glukozës).

3.Duke zvogëluar sekretimin e hormonit të ghreilin-ës (që shpesh quhet hunger hormone) që ndodhet në traktin gastrointestinal, e cila nxit kohëzgjatjen dhe qëndrueshmërinë. Përdorimi i këtij suplementi në organizmin e njeriut nuk shkakton efekte farmakologjike imunologjike ose metabolike. Nuk vepron në sistemin nervor qëndror. Veprimi i tij është në varësi të dozës.

Mënyra e përdorimit:

•1-2 tableta dy herë në ditë 15 minuta para ushqimit.

•Doza maksimale jo më shumë se 4 tableta në ditë.

 

ACIFOLIC QUATREFOLIC prodhuar nga firma greke Epsilon Health

Është forma më aktive e Acidit Folik që ka fushë të gjerë përdorimi si në:

•Shtatzëni, pasi parandalon defektet e tubit neural në lindje.

•Vazhdimësi të shëndetshme të shtatzënisë.

•Infertilitet, duke siguruar një shtatzëni të suksesshme dhe duke rritur efektivitetin me 86.7% tek çiftet me infertilitet të pashpjegueshëm për 4 vjet rresht. Ndikon gjithashtu dhe në shëndetin e trurit, duke ekuilibruar funksionet konjitive (demencë, alzheimer).

•Ekuilibron funksionet fiziologjike.

•Anemi megaloblastike.

Mënyra e përdorimit:

•1 tabletë në ditë

 

EFFECOL 3350 (Adult) Effecol 3350 adulti produkt ku në përbërje ka është një makrogolin 3350.

effekol3350Produktet tona janë pajisje mjekësore inovative, forma të reja biologjike aktive, fjala e fundit e shkencës edhe në vende të Bashkimit Europian ku këto prodhohen. Këto produkte gjenden të shpërndara në mbarë vendin. Ne garantojmë spektër të gjerë shpërndarjeje nëpër të gjitha farmacitë. Duke bashkëpunuar me mjekët specialistë sipas fushave përkatëse të përdorimit të pajisjeve mjekësore. Këto pajisje kanë përdorim në grupmosha të ndryshme, edhe për fëmijë të rritur e gra shtatzëna. Anët pozitive të Effecolit 3350 Adult janë:

•nuk shkakton gazra, kontraktime, defekime.

•nuk metabolizohet nga mikroflora e zorrës,

•nuk ndryshon morfologjinë dhe funksionin e mukozës së zorrës,

•nuk shkakton dehidratim.

Përdoret për një kohë të zgjatur dhe nuk nevojitet për të rritur dozën me kalimin e kohës. Efektshmëria është e certifikuar dhe e demonstruar klinikisht. Laksativët që i besojnë mjekët, farmacistët dhe pacientët në mbarë botën.

E veçanta e mënyrës së veprimit të Makrogolit:

•Përthith ujin në organizëm që nga momenti i tretjes së tij.

•Lidhet me ujin në lumenin e zorrëve.

•Hidraton dhe zbut feçet.

•Normalizon lëvizshmërinë e zorrës, duke e lehtësuar nga kapsllëku.

•Lehtëson defekimin e tyre.

•Ka shije të këndshme portokalli

Mënyra e përdorimit:

•Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç mund ta përdorin 1 paketë deri 3 herë në ditë. Në rastet e përdorimit afatgjatë, duhet të zvogëlohet doza deri në 1-2 paketa në ditë.

 

efekol-juniorEFFECOL 3350 (Junior) Effecol 3350 Junior lehtëson jetën e fëmijëve që kanë probleme me kapsllëkun.

Është produkt që besojnë mjekët pediatër dhe gastroenterologë pediatrikë nga mbarë bota për përballimin e konstipacionit të rastësishëm dhe kronik te fëmijët dhe adoleshentët Effecol Junior është një mik për fëmijët sepse:

•bën të ndihen mirë, duke lehtësuar jashtëqitjen brenda 24-48 orësh, rregullon lëvizshmërinë e zorrës dhe e mëson të funksionojë vetë, ndërkohë që doza mund të ulet gradualisht.

•Nuk shkakton gazra apo dhimbje të bezdisshme të barkut, kontraktime

•Nuk ka rrezik dehidratimi dhe humbje të elektroliteve.

•Tretet lehtë.

•Nuk ka shije apo aromë, gëlltitet pa u vënë re.

Dozat e rekomanduara:

•Rastet e feçeve të forta: 1-1.5g/ kg/ditë nga 3 deri 6 ditë

•Doza fillestare rekomandohet 0.4gr/ditë

Terapia mbajtëse rekomandohet të vazhdohet të paktën për dy muaj

Simptomat e kapsllëkut duhet të mos shfaqen të paktën 1 muaj para ndërprerjes së terapisë. Doza duhet ulur gradualisht. Mekanizmi i veprimit është i thjeshtë në krahasim me laksativët e tjerë osmotik, duke e transportuar ujin nga stomaku në zorrë. Nuk metabolizohet nga mikroflora e zorrëve.

 

EFFECOL PREP (për ekzaminime endoskopike, kolonoskopi etj.)

Zgjedhja Nr.1 në mbarë botën për përgatitjen e zorrës para ekzaminimeve endoskopike me shije portokalli. Ky preparat siguron saktësi në ekzaminimin e pacientit si dhe lehtësi në parapërgatitjen. Kjo realizohet me sukses nga kombinimi perfekt i makrogolit 3350 dhe simetikonit, duke bërë zbrazjen e plotë të zorrës para ekzaminimeve endoskopike. Në të gjitha udhëzimet ndërkombëtare ka realizuar

një përmirësim të shikueshmërisë së zorrës gjatë ekzaminimeve si dhe reduktim të meteorizmit. Ky produkt tolerohet mirë, ka shije dhe pajtueshmëri të lartë.

Mënyra e përdorimit:

Përgatitje e 2 litrave pezulli për përdorim nga goja me shije portokalli.

Hapi I: 2 paketa Effecol prep tretet në 2 litër ujë të pastër. Kjo përzierje shoqërohet duke pirë dhe 500 ml ujë të pastër. Ky hap bëhet ditën para ekzaminimit.

Hapi II: 2 paketa Effecol prep tretet në 2 litër ujë të pastër. Kjo përzierje shoqërohet duke pirë dhe 500 ml ujë të pastër. Ky hap bëhet ditën e ekzaminimit. Çdo hap përfundohet brenda 1-2 orëve, duke pirë afërsisht çdo 1-2 orë një gotë (afërsisht çdo 10-15 minuta) kombinohet me një laksativ ose me pije energjike izotonike. Duhet të kihet kujdes te pacientet me probleme të veshkave ose me probleme serioze të zemrës që shoqërohen me çrregullimet e elektroliteve.

 

silbenSILBEN NANO REPAIR prodhuar nga firma greke Epsilon Health Është një spray shërues:

Avantazhet e Silben Nano Repair janë:

•shërues dhe mbrojte efektive për plagën

•e lehtë në përdorim

•siguri e dokumentuar

•restaurim i shpejtë i plagës dhe parandalim i mëtejshëm nga infeksionet ose cicatricet.

Silben Nano është një produkt i testuar klinikisht dhe ka pajtueshmëri të shkëlqyer me lëkurën. E dokumentuar me një mekanizëm që vepron në sipërfaqen e plagës pa u përthithur. Indikohet në të gjitha llojet e plagëve të infektuara:

•ulceracionet kronike të lëkurës

•këmbën ulceroze

•këmbën diabetike

•në plagët nga djegiet me infeksion

•në herpes dhe lezione të lëkurës

•në prerjet kirurgjikale

•në plagët e vogla të shkaktuara (prerjet)

Përbërësit e Silben Nano si mikrosilver BG, kaolin, niseshte, acid hyaluronik dhe vitamina E sigurojnë kontrollin, hidratimin si dhe mbrojtjen e plagëve. Është formulë e patentuar. Pastërtia e lartë e argjendit e bën një produkt unik në përdorim.

Mënyra e veprimit është:

•rregullim i mikroklimës së plagës

•kontrolli infeksionit

•përmirëson dukshëm hidratimin

•parandalon infeksionin duke kontrolluar procesin mikrobial

•shëron shpejt plagën

Mënyra e përdorimit:

•e lehtë në përdorim

•formulë inovative

•mban stabël sipërfaqen e plagës

•nuk shpërndahet

•nuk lë njollë

•1 deri në 2 aplikime

•duhet tundur përpara aplikimit.

 

supmaxcSUPMAX C nga firma turke Elbi Pharmaceutical UPMAX C prodhuar

Është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e organizmit pasi ndikon në rritjen e qelizave të bardha dhe nivelin e duhur të interferonit (proteinë që ndikon në shumëfishimin e virozave). Ndihmon gjithashtu në:

•mirëmbajtjen e venave të gjakut

•përthithjen e hekurit

•rikuperimin e shpejtë në rast të sëmundjeve

Kur sistemi ynë imunitar është i dobët, atëherë ne jemi të prekshëm ndaj ftohjes, gripit dhe problemeve shëndetësore më serioze. Ndaj përdorimi i vitaminës C është thelbësore për shumë procese fiziologjike si në rastin e sintezës së kolagjenit. Vitamina C luan një rol të rëndësishëm, në ndërtimin dhe riparimin

e indeve në të gjitha pjesët e trupit, duke përfshirë lëkurën, tendinat, ligamentet dhe enët e gjakut. Po kaq i rëndësishëm është edhe përdorimi i vitaminës D3 e cila përmendet si vitamina e Diellit. Ka një rol të rëndësishëm në organizëm pasi ndihmon në:

•forcimin e kockave

•fuqizimin e sistemit imunitar

•rrit mirëqenien e sistemit nervor

•përmirëson funksionin e mushkërive dhe sistemit kardiovaskular

•ka një rol të madh në përthithjen e kalciumit në organizëm

•ruan nivelin e fosforit në gjak

Zinku (ose motori i enzimave): Ka funksion kryesor në organizëm për të aktivizuar enzimat. 70% e të gjitha enzimave në organizëm përdorin zinkun.

•përmirëson sistemin imunitar

•forcon muret e qelizave

Ndaj ky kombinim i vitaminës C 1000 mg, vitaminë D3 400ui dhe Zink 10mg (Supmax C) është i domosdoshëm në këtë periudhë virozash dhe pandemie. Të gjitha këto suplemente ushqimore të cilat u përmendën më lart mund t’i grupojmë si produkte me:

•Veprim Antihipertensive

•Veprim Hipolipidemik

•Veprim Laksativ

•Veprim Venotonik

•Veprim metabolik në organizëm, që ndikon drejtpërdrejtë në uljen e peshës. Këto janë suplemente që i duhen organizmit jo vetëm në periudhat e virozave, por sa herë që organizmi shfaq probleme të ndryshme shëndetësore, si një mënyrë për të parandaluar sëmundshmërinë.

2

 

logoAdresa: Rruga “Myslym Shyri” Numër 102/1 1001 Tirana Albania

+355 68 20 26 686 | +355 42 23 40 48

[email protected]  | [email protected] 

Eurofarma T&Q Tolica sh.p.k | www.eurofarma.al 

 

 

Botuar në Revistën Psikologjia SHKURT Nr.164

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top