Dëshmi

June 14, 2020 | 18:30

U rrit në shtëpinë e fëmijës, presidenti Meta dekoron znj. Ina Malhani, dhuruesen e përhershme të gjakut me titullin e lartë

Në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut, Presidenti Ilir Meta bëri një falenderim për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë të cilët i janë bashkuar kësaj kauze jashtëzakonisht humane, në veçanti dhuruesit e rregullt e të qëndrueshëm, që përmes këtij vullnetarizmi dhe solidariteti frymëzues u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë, veçanërisht fëmijëve talasemikë për të vijuar normalisht jetën e tyre dhe për të qenë plotësisht në integruar në shoqëri.
104492260_3082980278414891_7958696798283454686_oPresidenti shprehu mirënjohje ndaj Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare, që në këtë ditë tepër të rëndësishme sipas tij, “përmbylli një maratonë dhurimi gjaku, duke udhëtuar nga Shkodra në Sarandë, për t’ju ardhur në ndihmë gjithë atyre që në këtë periudhë të vështirë të pandemisë COVID-19 e kanë patur të domosdoshme dhurimin e gjakut.
E nxis më tej këtë vullnetarizëm dhe i inkurajoj të gjithë të kontribuojnë për këtë kauzë fisnike dhe jetike, së cilës po i shërben prej dy vitesh edhe Aleanca për Dhurimin e Gjakut.
Në këtë mënyrë jo vetëm shpëtojmë jetë, por dhe e ndihmojmë shoqërinë tonë të jetë më e shëndetshme fal këtij solidariteti mbarëkombëtar.

104116229_3082980475081538_7966991652163018960_oNë vlerësim e mirënjohje për kontributin e çmuar 30-vjeçar si dhuruese e përhershme e gjakut, veçanërisht për fëmijët talasemikë, si dhe për punën e jashtëzakonshme në shërbim të njerëzve në nevojë, duke u bërë shembull frymëzues i devotshmërisë, dhembshurisë dhe humanizmit, pata sot kënaqësinë, që pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut, të çmoj me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, znj.Ina Malhani.

104301170_3083268215052764_7445527943218546766_oE frymëzuar në veprimtarinë saj nga Shenjtorja jonë Nënë Tereza, nga e cila ka marrë edhe bekimin për punën e palodhur, znj.Malhani është kthyer në simbolin e virtyteve njerëzore me ndihmën e vyer për familjet e komunitetit rom, njerëzit e sëmurë, të pastrehët, të braktisurit dhe jetimët, duke shërbyer edhe si vullnetare në Kalkutë në shtëpinë e parë të themeluar nga vetë Nënë Tereza.
Në të gjithë aktivitetin e saj humanitar 30-vjeçar, zonja Ina Malhani ka vënë në jetë një nga porositë e mençura të Shenjtores Nënë Tereza: “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi”.

103126084_3083268401719412_3063985123773297998_o 104185471_3082980555081530_7604414246188652639_o

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top