FB

July 19, 2021 | 8:29

“Unë kam dështuar!” / Pse kemi kaq shumë frikë të flasim për “dështimet” tona?

Drilona Shehaj Abazaj, psikologe

 

 

Pse stepemi të shprehim lirisht një etapë të jetuar e cila është kaq njerzore dhe normale të na ndodhë? Pse intimidohemi përballë arritjeve “glamuroze” të tjerëve që i kanë stivuar nëpër rrjetet e tyre sociale?Pse askush nuk guxon të rrëfejë pengesat, disfatat, dështimet që kanë hasur gjatë këtij kalvari arritjesh?

1

…Sepse dështimet janë konsideruar për të “dobëtit”, sepse kush dështon cilësohet i paaftë, atij të cilit i duhet të durojë mijëra zëra dhe gishta tregues për një kohë të gjatë. Aq sa mund të kthehet në një damkë të cilën duhet ta mbajë mbi shpinë gjatë gjithë jetës.

Sepse ne jemi një shoqëri e brymosur për të parë vetëm sjelljet negative, vetëm rrëzimet e të tjerëve duke minimizuar më pas çdo cilësi, çdo arritje, çdo bukuri që atë e përfaqëson si individ përtej një episodi “dështues”.

Sepse ne jemi shpirtërisht të tkurrur për të qenë pranues dhe empatik ndaj tjetrit, duke i dhënë mundësinë për t’u ndjerë i lirë për t’u shprehur rreth brengave të tij, dhe duke mos e qortuar dhe e përçmuar për një të shkuar e cila ka fluturuar si gjethet në vjeshtë.

Sepse një ditë egërsisht do ta përdornim “dështimin” e tij për të njollosur imazhin apo edhe profesionin e tij. Sepse dështimet e tjetrit nga aktivizojnë dhimbjen e dështimeve tona.

Prandaj ndonjëherë është kaq e vështirë të ndjehesh në paqe, të tregosh pa ndroje, pa u ndjerë i paragjykuar dhe të shembësh rezistencat që kanë betonuar qënien tonë, duke treguar i krenuar….

…PO unë kam dështuar,…

Ndoshta do dështojë sërish, por kjo nuk ç’bën njeriun që unë jam dhe kam investuar të jem!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top