FB

December 20, 2021 | 8:16

Urimet teknologjike për festa! Me një foto i bëhet “select” të gjithëve dhe me “sent to all” mbaron punë

Nga Besmir Guri, psikolog

 

Festat e fundvitit po afrojnë, bashkë me to vijnë edhe urimet që i dërgojmë njëri-tjetrit, ndërkohë që duket sikur urimet e kohës së teknologjisë po bëhen gjithnjë e më shumë të fokusuara në estetikë, krahas gjithnjë e më pak të ngarkuara me emocion.

Tipologjia e këtyre lloj urimesh kolektive zakonisht është:

1-Postime publike ku urohet gjithkush duke mos patur askënd në mendje;

2-Urim me një foto ku i bëhet select të gjithë dynjasë dhe me sent to all mbaron punë;

3- Një tekst copy paste i cili dërgohet njëjtë tek të gjithë.

0

Sigurisht që koha ka plotësisht të drejtën e saj të evolojë me rregulla të reja dhe ne bëjmë mirë të përshtatemi me to, por kur rregullat e reja vijnë në disavantazh me ato të vjetrat, lind e drejta për kritikë.

Foto-urime që më shumë se të ndjera, krijohen për të ngjarë bukur dhe për të lehtësuar punë në funksion të komoditetit që ofrojnë duke uruar qindra njëherazi me një click!

Pasojat e kësaj tendence ndodh që të degradojnë deri në qesharake, kur të vjen mesazhi i urimit nga thellësia e zemrës së “emoji/”, dhe sikur të mos mjaftonte kjo lloj dashurie, ka raste që konstaton se identik të njëjtën përmbajtje mesazhi ta ka dërguar edhe dikush tjetër më parë!

Personalisht jam distancuar që nga fillimi prej urimeve të stilit forward, pasi më duket hipokrizi ndaj vetes, megjithatë detyrohem të mos i lë seen kur m’i dërgojnë.

Besoj se i gjithë viti është mëse i mjaftueshëm për të qenë i zënë me punë duke ju turrur parasë, ndaj mirë është që të gjendet koha e duhur të paktën në fundin e vitit me urimet e zemrës për të dashurit tanë.

Urimi më origjinal dhe më i veçantë mbetet gëzuar nga afër, ndërsa në një pamundësi të tillë, minimalisht telefono për të dëgjuar zërin.

Do ta vlerësoja këdo që do të më kursejë në listën e gjatë të përzgjedhjes së forward-it të tij, për t’i qenë mirënjohës secilit që kujtohet me urimin e vërtetë, pasi urimi nuk është detyrë për t’u bërë, por dëshirë për t’u shprehur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top