A e dini pse ndodh dhunë, përdhunim dhe përçudnim në dyert e jetimoreve?Arsyeja kryesore është se zgjedhin drejtues militantë të paaftë, të pafytyrë dhe të korruptueshëm lehtë.
Këto ndodhin nga zgjedhjet e dobëta tek të gjitha partitë, që ta ketë mirë parasysh ndonjë militant që e lexon statusin tim.
Unë kam drejtuar një burg grash ku kishte krime nga më të ndryshmet, dhe nuk lejova njeri t’u shkelë të drejtat e liritë themelore që ju takojnë nga konventa e të drejtave të njeriut, i ndihmova të takojnë fëmijët të cilët kishin vite pa i takuar se nuk i lejonin babai, gjyshërit ose familjarët për shumë arsye.
Drejtova me dorë të fortë mbi ligjin, por me një njerëzillëk të madh, duke ndihmuar qenien njeri të përmirësohej. Ose nëse nuk u përmirësua, aty të paktën nuk u dhunua.
Zgjidhni njerëz të aftë në krye të këtyre institucioneve delikate o Kryetar Partish se do ju mallkojë Zoti, e historia do i njollosë dhe damkosë këta drejtues që lejojnë nëpërkëmbjen e fëmijëve jetimë.
Kam takuar për shkak të punës njëherë një drejtuese të jetimores së Shkodrës, e cila vetëm për njeri nuk më bindi, m’u krijua ideja se ishte qenia më e pashpirt që kisha takuar në jetën time.
Para profesionalizmit e punës tuaj, mos vini Kryetarin e Partisë, se edhe po ju larguan, do ikni me faqe të bardhë, kurse nëse rrini gjatë duke i bërë shpërndarje fjalimeve të eprorit e fresk ministrit përkatës, do ikni nga ajo detyrë me faqe të zezë, edhe ata ju përdorin si mos më keq. Mos e rreckosni pafund personalitetin tuaj, sepse është më e lehtë të rrosh pa detyrë, se i pafytyrë.
Bëra një përpjekje sot të prekë në ndërgjegje nëse ndonjëri në drejtim e ka akoma atë?!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.