FB

May 12, 2022 | 9:05

Inteligjenca dhe intuita brenda Shqisës së Gjashtë

 

Mendjet inteligjente projektojnë vizione, vendosmërisht ato skicojnë të ardhmen. Ka mjaft njerëz me K. inteligjencë të lartë, por intuita është më superiore se inteligjenca. Inteligjenca vizionare me fokusim drejt të ardhmes, kujdes e ardhmja vizionare prek kordën e zhvillimit!

ilia

Nga Ilia Larti

Vlerat intelektuale ndriçojnë rrugët e së ardhmes,  intuita i paraprin shkëlqimit të vlerave intelektuale. Njeriu me nivel profesional respektohet kurdoherë. Vlerat intelektuale ecin brezash e s’shuhen kurrë. Intuita si niveli më i lartë e inteligjencës njerëzore, duhet vlerësuar e vënë në punë në mënyrë prioritare. Inteligjenca emocionale kontrollon ndjenjat e vetes, përcjell dhembshuri reale për të gjithë njerëzit.

Rregullon emocionet e konfirmon mirëkuptimin, finalja e saj: përmirësimi i jetesës më të lumtur. Intuita njeh realitetin nëpërmjet arsyetimit racional. Inteligjenca priret për të zbuluar e korrigjuar gabimet. Intuita dhe inteligjenca janë vlera të rralla njerëzore, të thurura së bashku, si një koncept i veçantë, unik.

Shqisa e gjashtë na ndihmon në zgjidhjet e rëndësishme,  gjejmë një rrugë të ndërmjetme, midis arsyes dhe ndjenjës. Kur truri angazhohet të marrë vendime tepër të rëndësishme,  duhet të gjejë ekuilibrin e duhur midis logjikës dhe ndjenjave. Njerëzit me inteligjencë dhe intuitë janë vlera të çmuara, duhen zbuluar këta njerëz se i afirmon koha e i do shoqëria.

Indiferenca i lë këta njerëz pa përfillje pra mençuria rri në hije, i padituri në krye me cinizëm e arrogancë i përbuz e i tall. Ndodh kjo, se të paditurit kanë zaptuar vendet drejtuese, qeshin pa zhurmë e i shkelin syrin njëri-tjetrit me kënaqësi. Koha e humbur s’do të zgjasë se injoranca do t’i turpërojë nga padituria të paaftët e korruptuar do të dalin jashtë loje.

Për ta kuptuar më mirë çka përcjell poezia cilësojmë se:

Inteligjenca ka të bëjë me përfshirjen e saj për t’u shprehur nëpërmjet: mendimi abstrakt, të kuptuarit, vetëdijes, komunikimit efektiv, arsyetimit logjik, të mësuarit në mënyrë të shkëlqyer, të mbajturit mend, planifikim real, zgjidhja e problemeve saktësisht dhe të qenit emocional.

Intuita është më e panjohura. Mistikja nënkupton atë që ajo nuk njihet kurrë, pra e panjohura. Kjo në thelb ka të bëjë me diturinë e cila qëndron përtej caqeve të logjikës. Mendohet se intuita ka lidhje me një transmetim të saktë dhe të shpejtë të informacioneve që japin shqisat.

Pse intuita është forma më e lartë e inteligjencës?

Studiuesit dhe shumica e ekspertëve të kësaj fushe thonë se një person logjik është  inteligjent për shkak të aftësisë së tij për të menduar logjikisht dhe për të vepruar në bazë të fakteve në rastin e zgjidhjes realisht të një problemi të rëndësishëm e deri jetik.

Megjithatë studiuesit, po arrijnë të vërtetojnë se intuita është lloji më i rëndësishëm i inteligjencës.

Në këtë kontekst është mëse e nevojshme se që duke filluar nga institucionet shkollore, prindërit dhe specialistët e kësaj fushe të jenë të interesuar dhe mëse të devotshëm që të zbulojnë këta njerëz me këto prirje. E më tej t’i ndihmojnë e mbështesin sepse ata janë një risi për t’u vënë në shërbim të shoqërisë që kjo të eci më shpejt drejt ndryshimeve ekonomiko-shoqërore, për të rritur më tej cilësinë e jetës së qytetarëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top