FB

May 12, 2022 | 9:32

Nga Rita Petro / Armiku më i madh i pasionit të dashurisë

Armiku më i madh i pasionit të dashurisë është familjariteti dhe, njëkohësisht, një nga shkaqet kryesore që lind pakënaqësinë apo zhgënjimin prej martesës. Bashkëshortët harrojnë ta shohin njëri-tjetrin në sy; i shmangen frymës së njëri-tjetrit; e kryejnë seksin si detyrë ose e bëjnë aq rrallë, duke gjetur justifikime të pafundme për lodhje, borxhe, halle fëmijësh, sherre vjehrrash etj. etj.

Nga ana tjetër, po kaq të zhgënjyer nga martesa ndihen dhe ata që s’kanë asnjë prej halleve të mësipërme. Shpesh dëgjoj të thuhet: “U zhgënjeva nga partneri ose partnerja”. Por, përpara kësaj, është jeta që na përball me situata larg të qenit romantike. Dhe jo të gjithë e durojnë këtë. Po cilat janë çiftet ideale? Ata të cilët, ndonëse janë të vetëdijshëm për realitetin e përditshmërisë, dinë ta mbajnë ndezur zjarrin e njëri-tjetrit; dinë të luajnë si ekip i fortë e i mençur; dinë të kryejnë detyra në familje dhe jo shërbime ndihme; dinë t’i japin hapësira të barabarta lirie njëri-tjetrit, por edhe kohë për t’u marrë me vetveten. Kjo po… është një tango e bukur mbi litarin e tendosur të martesës.

(Një nga temat te Goca dhe Gra)

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top