Shpesh e gjejmë veten në një udhëkryq frustrues: ndihemi pa energji, të ngecur dhe menjëherë nisim të fajësojmë veten. Që në momentin kur hapim sytë, ndjejmë një peshë që na mbyt, sikur po përpiqemi të vrapojmë përmes baltës.

Nuk është thjesht shtyrje e punëve apo përtaci. Është “Modaliteti i Mbijetesës”. Në këtë gjendje, truri juaj nuk po përpiqet t’ju ndihmojë të rriteni apo të jeni produktivë; ai është i zënë duke ju mbrojtur nga një rrezik i perceptuar. Sistemi nervor mbetet i bllokuar në reagimet automatike: Lufto, Ik, ose Ngri!
Çfarë është në të vërtetë Modaliteti i Mbijetesës?
Kur kalojmë stres kronik apo mbingarkesë emocionale, truri kalon nga funksionet e larta (planifikimi, kreativiteti) në funksionet bazike (siguria, vigjilenca). Është një gjendje biologjike, jo një zgjedhje morale. Ja 8 shenjat që truri juaj është i mbërthyer në mbijetesë:
Lodhje kronike që nuk ikën me gjumë – Ndihesh i rraskapitur që pa nisur dita. Edhe nëse fle mjaftueshëm, truri yt ka punuar “jashtë orarit” gjatë natës, duke skanuar mjedisin për rreziqe, duke mos e lejuar sistemin nervor të qetësohet vërtet.
Humbje e kujtesës dhe “Mjegullim i Trurit” – Truri i jep përparësi vetëm sigurisë, duke harruar detajet e tilla si ku i lashë çelësat apo a e mbylla derën. Hormonet e stresit dëmtojnë përqendrimin, duke e bërë mendjen të ndihet e shpërndarë
Mpirje emocionale – Ndihesh i shkëputur nga emocionet dhe bota rreth teje. Ky është një mekanizëm mbrojtës: truri të “ngrin” që të mos ndjesh dhimbjen apo mbingarkesën, duke shkaktuar një lloj mbylljeje të brendshme.
Cikli i fajit dhe i mos-produktivitetit – Je i bllokuar në një rreth vicioz: zvarrit punët, ndjen faj, lodhesh mentalisht nga ky faj, dhe pastaj je shumë i rraskapitur për të pushuar vërtet. Është një tension i vazhdueshëm në sfond që nuk të lë të marrësh frymë.
Jetesa me parimin “do kalojë” – Mendon se është thjesht një fazë kalimtare, por javët bëhen muaj. Kjo fillon të shfaqet në trup me dhimbje koke, shtrëngim në gjoks, probleme me stomakun apo shpatulla të tendosura vazhdimisht.
Irritim i lartë për gjëra të vogla – Kur sistemi nervor ndihet i pasigurt, edhe zhurma më e vogël apo një pyetje e thjeshtë mund të duket si një sulm personal. Reagon me nevrikosje sepse “rezervuari” yt i durimit është bosh.
Izolim dhe rezistencë ndaj socializimit – Bisedat dhe daljet të duken si një punë e rëndë fizike. Fillon të injorosh mesazhet dhe të mbyllesh në vete, jo sepse nuk i do njerëzit, por sepse truri yt nuk ka energji për asgjë tjetër veç mbijetesës.
Mbi-analizimi (Overthinking) dhe ndjesia e mbetjes prapa – Riluani çdo bisedë dhe skenar në kokë, duke u bërë kritiku më i ashpër i vetes. Ndihesh sikur të tjerët po ecin përpara ndërsa ti po mbytni në vend, gjë që të bën të fantazosh për braktisjen e çdo gjëje.
Si të dalësh nga ky cikël?
Dallo dallimin: Përtacia është zgjedhje, mbijetesa është përgjigje automatike e trupit. Mos e dëno veten për diçka që trupi po e bën për të të mbrojtur.
Praktiko mirësinë ndaj vetes: Prano stresin që ke kaluar. Mos u ndje fajtor për vendosjen e kufijve apo për nevojën për të thënë “jo”.
Lëvizje somatike: Përdor frymëmarrjen e thellë dhe lëvizjet e thjeshta trupore për t’i dërguar sinjal sistemit nervor se je i sigurt.
Kërko ndihmë: Ndonjëherë, një profesionist mund të të ndihmojë të “çkodosh” këto simptoma dhe të gjesh rrugën e kthimit te vetja.
Mbaj mend: Kur njerëzit rreth teje të quajnë “dembel”, ata nuk shohin luftën e brendshme që po bën. Ti nuk ke nevojë për më shumë disiplinë, ke nevojë për më shumë siguri dhe qetësi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

