FB

October 23, 2021 | 8:08

Mariel & Stela Çeçi / Dental Group: Poliklinika elitare me shërbime evropiane!

Në jetë ka një periudhë ku t’i arrin t’i zbërthesh të gjitha kodet e pamundësive të djeshme që në fakt i përkasin të ardhmes tënde. E kjo vjen padyshim falë maturisë, e cila formësohet me mund në nënndërgjegjen tonë dhe formon njeriun, profesionistin e të tashmes, të nesërmes. Kjo i jep vlerë, duke ndërtuar baza të shëndosha për rolin dhe misionin që i është dhënë në jetë, e natyrisht, një modeli për bashkudhëtarët me të cilët do t’i ndajë këto vlera. Rezulton kështu, dhe si i tillë, vjen si përfitim edhe për shoqërinë në zhvillim e me pretendime për kohën.

capture

Stela dhe Mariel Çeçi janë shembulli i dy të rinjve që me sakrificë modeluan profesionistin e kohës. Bashkëshortë, por jo kolegë të të njëjtit profil, i dhanë dritë një investimi të ri dhe kurajoz, pas 15 vitesh eksperience me laboratorin “Çeçi Dent” në Sarandë. Sot ata gjenden në Tiranë, pas një përvoje të parë dyvjeçare, e më pas me një zgjerim të aktivitetit të tyre. Studimi i problematikave dhe nevojave në shërbimin dentar në kryeqytet, nxiti për mirë dëshirën për të ngritur një Poliklinikë Elitare si “Dental Group”, aty ku do të ofrohen dhe do t’u jepet zgjidhje si në rend alfabetik, të gjitha kërkesave që pacienti do të ketë.

Parë në këtë këndvështrim, Poliklinika “Dental Group” pranë Librit Universitar, do të funksionojë sipas standardeve evropiane, teknologjisë më të fundit dentare dhe materialeve të certifikuara gjermane dhe franceze, shoqëruar me certifikatën përkatëse.  Dentisti është Mjeku, Inxhinieri dhe Artisti i dhëmbëve të tu. Të gjitha këto gjëra të renditura me rregull, ju japin buzëqeshjen më të dëshirueshme, të bukur dhe jua bëjnë botën të shkëlqejë. Për Mariel Çeçin, profilizimi si mjek stomatolog erdhi pas një përvoje si teknik laboratori, specializimesh dhe trajnimesh ndërkombëtare, për të hedhur hapat që sot e identifikojnë me Poliklinikën Dental Group. Ndërsa për Stelën, ambicia nga një eksperte bankare, përkoi me angazhimin e ri, atë familjar, i cili do të ndikonte në një ‘bashkëjetesë’ të re profesionesh. Kjo rritje individuale dhe profesionale padyshim që ka sjellë frytet e veta.

capture1Poliklinika “Dental Group” është tanimë një emër suksesi dhe modeli evropian në trajtimin e shërbimeve dentare. Përveç kombinimit të kompletuar sipas nevojave të pacientëve, do të ofrojë mjekët më të mirë të specializuar, që nga dentistria deri te kirurgjitë e vështira të gojës. Padyshim që brenda saj nuk do të mungojë laboratori, investimi më i rëndësishëm për kohën me parametra 100 për qind të saktë.

Padyshim që është një rrugëtim jo fort i lehtë, marr parasysh kulturën mjekësore, dentare, vështirësitë e profesionit dhe të qenit profesionist…si ka rezultuar kjo përvojë për ju ?

Rrugëtimi për të mbërritur deri këtu nuk ka qenë i lehtë. Kultura mjekësore dentare ka qenë e pamjaftueshme dhe kjo ka bërë që njerëzit të kishin problematika të mëdha të aparatit të gojës, dhe për rrjedhojë, të kishte një kërkesë të madhe për specialistë në protetikën dentare. Themelimi në vitin 2007 i Laboratorit Çeçi Dent, me një gamë shërbimesh, staf të specializuar dhe një investim bashkëkohor ishte padyshim një risi për të gjithë qytetin e Sarandës. Si një biznes i ri dhe ambicioz për të qenë elitar në fushën e dentistrisë, vështirësitë ishin shumë të mëdha.

Për një kohë të shkurtër arritëm të përmbushnim objektivat tona dhe të ishim përzgjedhja e të gjithë mjekëve stomatologë të qytetit dhe më gjerë, për të cilët duam të shprehim mirënjohje të veçantë për mbështetjen dhe besimin që na kanë dhënë për kaq vite me radhë dhe vazhdojnë të na japin çdo ditë.

Cila është sfida më e madhe me të cilën jeni përballur dhe që sot është garanci suksesi për ju si profesionistë dhe për pacientët tuaj?

Strategjia jonë e zhvillimit ka qenë teknologjia. Ambiciozë dhe të vendosur për të arritur perfeksionin, jemi munduar të ndjekim hapat e zhvillimit global të teknologjisë në fushën e dentistrisë. Kjo përbënte sfidën tonë më të madhe. Duke u rritur në emër, përgjegjësitë u bënë më të mëdha. Pas një viti që operonim në treg, investuam duke u zgjeruar në repartin teknologjik, duke sjellë teknologjinë 3D, scanerin e teknologjisë së lartë dhe Softuerin për dizenjimin në nivele të larta precizioni dhe estetike. Praktikisht, ky ishte fillimi i një epoke të re të kalimit nga puna manual në atë të kompjuterizuar.

capture2Në vitin 2010 Çeçi Dent hapi për herë të parë në Sarandë, Qendrën Radiologjike Dixhitale Dentare, e cila i erdhi në ndihmë gjithë mjekëve stomatologë dhe gjithë komunitetit. Në vitin 2014 investimi i radhës ishte roboti CAD-CAM. Me investimin në CAD-CAM u shtua dhe gama e produkteve bashkëkohore që ofronim. Urat mbi implante dentare të një cilësie dhe precizioni të lartë. Një risi tjetër ishin fasetat E-MAX.

Ndalemi në atë që është fryt i bashkëpunimit tuaj. Pas 15 vitesh të suksesshme në Sarandë me Laboratorin Çeçi Dent, vini në Tiranë për të zgjeruar aktivitetin me hapjen e një klinike dentare. Çfarë e bëri konkrete këtë ide? Vutë re mangësi?

Ndërkohë që laboratori kishte arritur në nivele maksimale, në shkurt të vitit 2018 në bashkëpunim me një mjek stomatolog u themelua klinika Dental Group pranë Medresesë së Tiranës, me një investim bashkëkohor, i cili ofronte të gjitha shërbimet dentare. Puna filloi të ngrihej falë specialistëve që punonin me aq përkushtim. Ne po e mbështesnim me punë laboratorike nga Saranda, por vumë re se nuk ishte ajo që donim të ofronim. Menduam se kishim më shumë mundësi për të kënaqur pacientët, si në cilësi ashtu edhe në kohë.

capture4

Pas dy vitesh përvojë dhe perceptim të kërkesave të pacientëve, morët iniciativën të zgjeroheni edhe më, duke konceptuar ngritjen e një poliklinike dentare me të gjitha shërbimet, shtimin e mjekëve të specializuar sipas pro fileve etj. Si lindi kjo ide?

Në shtator të vitit 2019 vendosëm të transferohemi familjarisht në Tiranë. Duke ditur se sa e rëndësishme është koha në ditët e sotme dhe duke parë se sa e mundimshme ishte për pacientët dhe për ne të merrnin shërbime të ndryshme radiologjike dhe laboratorike jashtë klinikës, atëherë vendosëm të vinim me një poliklinikë ku i gjithë cikli i shërbimeve dentare të përmbyllej aty. Pas disa muajsh punë dhe me shumë pengesa nga tërmeti dhe pandemia, ia dolëm të kemi një poliklinikë dentare me të gjitha shërbimet stomatologjike. Tani ndihemi të plotësuar, mund t’i ofrojmë pacientit të gjitha shërbimet dentare dhe i shërbejmë pacientëve me përkushtim dhe profesionalizëm.

Cilat janë avantazhet e Poliklinikës Dental Group sa i takon shërbimeve, aparaturave risi, (të fjalës së fundit), materialeve dentare si dhe stafit të mjekëve që kryejnë të gjitha profilet nga dentistria deri tek kirurgjitë e thelluara?

Punojmë fort që të mos largohet as edhe një pacient i pakënaqur. Feed back që marrim nga pacientët është motivimi ynë për të vazhduar përpara. Por të jeni të sigurt që gjithë ky sukses dhe gjithë kjo arritje, nuk mund të bëhej vetëm prej ne të dyve. Është një staf i tërë që punojnë çdo ditë me përkushtim dhe profesionalizëm për një qëllim të përbashkët: të bëjmë sa më shumë pacientë të lumtur, t’ju heqim dhimbjen dhe t’ju kthejmë buzëqeshjen aq shumë të dëshiruar nga të gjithë.

capture5Dental Group është krijuar për të plotësuar nevojat reale të pacientëve. Te poliklinika jonë do gjeni çfarëdolloj shërbimi dentar si për fëmijë ashtu edhe për të rritur. Ju mjafton të na zgjidhni ne dhe është përgjegjësia jonë për të zgjedhur specialistët më të mirë, për t’i dhënë zgjidhje problemit tuaj. Poliklinika Dental Group është një nga klinikat më moderne të Tiranës. Ne mund të krahasohemi lehtësisht me klinikat në vendet Europiane. Qëllimi ynë kryesor është përmirësi krijuar për të plotësuar nevojat reale të pacientëve. Te poliklinika jonë do gjeni çfarëdolloj shërbimi dentar si për fëmijë ashtu edhe për të rritur. Ju mjafton të na zgjidhni ne dhe është përgjegjësia jonë për të zgjedhur specialistët më të mirë, për t’i dhënë zgjidhje problemit tuaj. Poliklinika Dental Group është një nga klinikat më moderne të Tiranës. Ne mund të krahasohemi lehtësisht me klinikat në vendet Europiane.

Qëllimi ynë kryesor është përmirësimi i standardeve të stomatologjisë shqiptare dhe për këtë arsye shfrytëzojmë pajisjet dhe teknologjitë më të fundit dhe më të përparuara, kryesisht të markave gjermane, të cilat na mundësojnë që të bëjmë trajtimin më të mirë dhe më të rehatshëm të mundshëm.

Pikat tona të forta janë:

1.Pasja e një laboratori dentar me 15 vjet eksperiencë bën që t’i japim zgjidhje në vend çdo problemi që ka pacienti. Pacienti mund të ndjekë vetë hap pas hapi procedurën në laborator si dhe mund të shikojë si modelohen dhëmbët e tij para se ai të marrë produktin përfundimtar.

2.Klinika punëson një ekip specialistësh të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit, të përzgjedhur me kujdes për angazhimin e tyre në përsosmëri, përgjegjësi dhe cilësi të kujdesit dentar, që punojnë çdo ditë te poliklinika jonë, si dhe specialistët e jashtëm të kontraktuar për rastet e vështira, janë një tjetër pikë e fortë e jona.

Flasim në një realitet të ri për shumicën e popullsisë, që në fakt për shëndetësinë është kryefjalë. Sa alert ju ka bërë kjo situatë, kanë ndryshuar praktikat në poliklinikën Dental Group?

Kjo periudhë e pazakontë dhe e vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor sjell me vete detyrën për të vepruar me përgjegjshmëri. Në klinikën tonë garantohet standardi i një protokolli të miratuar nga OBSH dhe direktivat e Ministrisë së Shëndetësisë për kushtet e pandemisë. Çdo ditë ndiqet një protokoll strikt si nga personeli ashtu edhe nga pacientët. Duke qenë se ambiente e poliklinikës së re janë ndërtuar në periudhën e pandemisë, i është dhënë një rëndësi e veçantë pjesës së higjienizimit dhe sterilizimit. Është shumë e rëndësishme për ne ruajtja e shëndetit të pacientëve dhe po aq e rëndësishme është edhe ruajtja e shëndetit të personelit tonë. Për këtë arsye dhoma e sterilizimit është një ambient i veçantë si dhe të gjitha dhomat tona të shërbimit janë dhoma të ndara prive.

capture6

Dentisti është personi më i besuar për kujdesin oral, është ai që ndjek ecurinë fanatike të dhëmbëve tona. Sa rëndësi ka e gjithë kjo dhe ku e ndeshni më së shumti, mes pacientëve vendas apo atyre të huaj?

Diçka që e dallon klinikën tonë është qasja që ajo ka ndaj pacientit. Për ne është e rëndësishme që pacienti kur të drejtohet tek ne, të hyjë brenda një strukture përkujdesëse dhe të ndjeshme ndaj nevojave individuale të tij. Për një përkujdesje të mirë, çdo mjek do të fillonte nga parandalimi. Ndaj ne kemi punuar me përkushtim që vizita stomatologjike çdo 6 muaj të jetë pjesë e natyrshme e kujdesit për shëndetin. Për këtë kemi ngritur një sistem që automatikisht cakton vizita dhe rikujton pacientin për to. Ndërmjet këtij akti mjekësor klinik, kapen në kohë problematikat, duke ulur kostot biologjike, ekonomike dhe kohore për pacientin.

Duke qenë se prekëm turizmin dentar, ka një qasje gjithnjë e më konkrete dhe në masë të të huajve që zgjedhin të kujdesen për shëndetin e tyre oral në vendin tonë. Pse ndodh kjo?

Nuk ka dyshim që Shqipëria ka pasur ndryshime rrënjësore në fushën e shërbimeve dentare në dy dekadat e fundit. Çdo gjë kushton më pak dhe kjo të jep mundësinë të kesh një buzëqeshje të re dhe të kursesh gati 50% në raport me tregun Europian. Çmimet më të ulëta të trajtimeve dentare janë në një linjë me të gjitha çmimet e shërbimeve të tjera në Shqipëri. Taksat, rrogat, qiratë, çdo gjë kushton më pak në krahasim me vendet e zhvilluara Europiane. Për sa i përket cilësisë së shërbimit, sigurohemi të ofrojmë shërbim me standard sipas protokolleve Europiane. Në lidhje me materialet dentare, ne operojmë me certifikata të cilësisë ISO 9001 dhe me materiale të markave CE. Kjo na jep një garanci në suksesin e punës tonë.

capture7

Ndalemi në problematikat që mund të hasni më së shumti mes pacientëve. Pse ndodhin? Kush janë më indiferentë, meshkujt, femrat? Po te fëmijët?

Problematikat më të shpeshta të hasura në aktivitetin tonë janë për fat të keq, ato problematika më të avancuara të prishjes së dhëmbëve me prekje të nervit deri në infeksion. Problematikat me keqrreshtimin e dhëmbëve dhe mungesa të shumta të dhëmbëve nga heqjet në moshë të re. Shkaqet janë ato të njëjtat, indiferenca ndaj aparatit të gojës, kequshqyerja, mungesa e higjienës dhe mosvajtja tek mjeku.

Nga të dhënat e shërbimeve epidemiologjike, referohen nivele në mënyrë të konsiderueshme më të lartë të problemeve me dhëmbët në Shqipëri në raport me vendet Europiane. Diferenca nuk qëndron në nivel gjinor, por më shumë në vetëdijesimin për rëndësinë që ka shëndeti oral. Na vjen mirë që vitet e fundit shohim një ndërgjegjësim të prindërve për shëndetin oral të fëmijëve. Në jo pak raste fëmijët vijnë për kontroll që në moshë të hershme dhe vazhdojnë një ndjekje sistematike. Duke e parë në këndvështrimin afatgjatë, kjo përkthehet në një shoqëri më të shëndetshme në të ardhmen.

capture8

Implantologjia dhe estetika janë dy fusha që më së shumti kanë marrë vëmendje për kohët që flasim. Janë ato fokus i aktivitetit tuaj?

Është e vërtetë që kryefjala sot në stomatologji janë implantet dhe fasetat e-MAX. Ne jemi një poliklinikë që ecim me hapin e kohës dhe padyshim që ndjekim trendin më të fundit në stomatologji. Tek ne përdoret metoda më e avancuar e implantologjisë, një standard ky që gjendet edhe jashtë vendit. Procedura e protetikës mbi implante bëhet tërësisht me sistemin gjerman CAD-CAM, investim ky që është bërë në vitin 2014 siç e thamë edhe më lart. Pra ne kemi një eksperiencë 6-vjeçare në punimet mbi implante dhe E-MAX. Po bashkëpunojmë me implantologët më në zë në vend dhe përdorim implante të markave gjermane dhe franceze në varësi të preferencave të pacientit.

capture9

Shtatori do të jetë një muaj rikthimi nga pushimet, por edhe në të gjitha aktivitetet e përditshme. Në rihapjen tuaj do të ketë bonuse mbi shërbimet e përftuara për pacientët?

Pas rihapjes tonë menduam të vinim me një ofertë për gjithë muajin shtator: Konsulta me mjekun specialist, grafi panoramex, higjienizim (pastrimi i gurëzave), të cilat do të ofrohen me 50% zbritje.

 

Ne do të punojmë fort dhe do të vazhdojmë të investojmë në teknologji dhe staf me qëllim që poliklinika Dental Group të bëhet lider në treg dhe laboratori Çeçi Dent të vazhdojë të jetë lider.

 

capture10

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top