FB

February 19, 2021 | 8:15

Nëse nuk mund të bësh mirë, mos lëndo!

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Bëni mirë dhe hidheni në breg dhe bëni mirë që të merrni dyfish. Cilëndo prej këtyre të dyjave që ju zgjidhni, është e rëndësishme të bëni mirë ose të paktën të mos lëndoni njeri për ndonjë arsye.

1

Duaj o njeri!

Duaje njeriun tënd dhe thuaja! Duaje fqinjin tënd dhe ndihmoje!  Duaje natyrën në të cilën jeton dhe kujdesu për të. Duaji kafshët që ju shoqërojnë në këtë udhëtim dhe mos përfito prej tyre. Madje duaje edhe armikun tënd dhe largohu prej tij. Po, po…, këtë që po dëgjoni. Nëse dikush ju bën keq, ju lëndon, ju lodh, ju zvogëlon, gjëja më e mirë që mund të bëni është të ikni larg.

Mbyllni dyert, grilat dhe madje edhe vrimën e çelësave për këdo që përpiqet t’ju dëmtojë. Mos e ushqeni atë, mos e lejoni që t’ju depërtojë, mos e imitoni. Nuk ia vlen ta mbushni shpirtin tuaj me ndjenja negative ose hakmarrëse për këdo dhe për asgjë. Urrejtja dhe ajo që e shoqëron atë, ju errëson vetë. Indiferenca, nga ana tjetër, ju mbron nga shumë, veçanërisht nga vetja. Ajo vetja e keqe që të gjithë kemi, por nuk duam ta dimë.

Bëni mirë aty ku mundeni dhe ku nuk mundeni, thjeshtë mos bëni keq, mos lëndoni!  Bëhuni dielli në jetën e njerëzve tuaj dhe jo errësira në jetën e armiqve tuaj. Jeta i kthen sjelljet dhe madje edhe mendimet, ndërsa njerëzit fajësojnë të tjerët për to. Në fund të fundit, nëse të gjithë e vendosim veten në këpucët e personit tjetër para se të veprojmë ose të flasim, gjithçka do të ishte më e lehtë, më e thjeshtë, më e vërtetë.

Ndihmoni, doni, kuptoni dhe nëse nuk mundeni, thjesht mos u kujdesni, injoroni! Larg keqdashjes, urrejtjes, mashtrimit dhe mendimeve hakmarrëse. Ato nuk i ofrojnë asgjë askujt.

Jeta është e bukur duke shpërndarë lule në pranverë dhe duke mos shpërndarë të ftohtin e dimrit.

Duaj…, dashuro o njeri!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top