FB

November 22, 2021 | 8:30

Posta nga Denata Toçe / Vuaj stresin e post lindjes

Jam 23 vjeçe. Para 10 muajsh u bëra nënë për herë të parë me binjakë. Dita-ditës po vë re te vetja ndryshim humori nga çasti në çast. Jam pothuajse gjithë kohën e shqetësuar dhe kam shumë dhimbje koke. Mendoj se po kaloj shumë stres dhe nuk ndihem mirë, sepse jam shumë e acaruar me të tjerët. Ju lutem nëse ka mundësi, të mund të më sugjeroni ndonjë ilaç për këtë problem. Ju faleminderit!

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Përshëndetje! Në radhë të parë një psikolog nuk lëshon ilaçe, dhe në këtë periudhë ndërsa ende jeni duke ushqyer fëmijën me gji, nuk rekomandohen ilaçet. Në të gjitha rastet, unë do t’ju sugjeroja të mund të konsultoheshit me një psikolog klinik fillimisht dhe të mund të merrni shërbimin e nevojshëm për t’i ardhur në ndihmë vetvetes.

Në këtë periudhë është e natyrshme që shumë nëna të kalojnë atë që njihet si “depresioni post partum”. Nuk mund të them me siguri që është kjo, por një takim me një profesionist do t’ju ndihmonte të qartësoheshit. Është gjithashtu e zakonshme që për nënat të cilët kanë binjakë, lodhja dhe stresi të jenë të pranishme dhe kësisoj të keni të vështirë të pranoni prezencën e shumë njerëzve madje dhe të dëgjoni bisedat e tyre.

Kjo lodhje do të duhet të racionalizohet, dhe përgjegjësitë që ju keni të mund t’i ndani edhe me të tjerë. Mos kini frikë dhe drojë të kërkoni ndihmë, sërish ju do të jeni një nënë e shkëlqyer.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top