Efekti i shkollës, në moshën 5 ose 6 vjeç, fillon vonë. Ndryshime të mëdha tashmë janë bërë në tru. Investimi më i mirë për prindërit është shtatzënia dhe pesë vitet e para. Përfshirja e prindërve me fëmijën është shumë e rëndësishme. Përveç dashurisë dhe butësisë, ata duhet t’u japin atyre stimuj pozitivë. Të kuptojnë se çfarë do të thotë të mësuarit e duhur për fëmijët e tyre. Të mësuarit i sjell kënaqësi njeriut. Nuk është rastësi që kur mësojmë diçka të re ndjejmë kënaqësi. Këtë e dinte edhe Platoni.
Investimi më i mirë që një shoqëri mund të bëjë është te gratë shtatzëna dhe pesë vitet e para të një fëmije…!
Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.