Dëshmi

July 10, 2021 | 8:33

Zuri vendin e parë në Europë në not, ja mesazhi i Gersit në FitStation me Çenkuela Hasën! (video)

Gersi Troka, fitoi trofeun e vendit të parë e të dytë në Kampionatin e 10-të Europian të Lojërave për të rinjtë me aftësi ndryshe. I riu me Sindromën Down, tregoi se por kjo nuk e ka penguar pasionin e tij për të ecur përpara në realizimin e ëndrrave. Mes dy pasioneve, shkollimin dhe sportin, notin, që e ka ushtruar që fëmijë, ai ka rrëfyer për Çenkuela Hasën në FitStation, se do të dëshironte më shumë mbështetje nga shteti për kategori të tilla shoqërore.

0

Një dëshmi mbi rritjen në këtë aktivitet sportiv të të riut Troka, e ka dhënë dhe trajneri i tij i notit, Gentian Lama.

01

Dy trofetë e marra nga Gersi Troka, tashmë 21 vjeçar, janë fituar në pjesëmarrjen në Kampionatin e 10-të Europian të Lojërave për të rinjtë me aftësi ndryshe – 10th European Youth Games for the Disabled – Emin Open 23-27 Qershor 2021 ne Brno, Çeki, si përfaqësues i Federatës Shqiptare të Notit, ku doli me rezultate shumë të mira.

Në 100 m stil i lirë, Gersi Troka zuri vendin e parë dhe në 50 m stil i lirë zuri vendin e dytë.

Gersi Troka ka marrë pjesë në të njëjtin kampionat edhe në vitin 2017 si përfaqësues i Fondacionit Doën Syndrome Albania, ku doli me rezultate të mira në gjashtëshen e fituesve, pra, ka përfaqësuar Shqipërinë dhe ka valëvitur flamurin shqiptar 2 herë.

 

1 4 5 2 3 6

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top